• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rrëfimi në Ambasadë/ Azizi: Si e shpëtova Talon dhe Kelin nga Policia me maska Scary movie dhe Teletabis

08:57 : 04/10/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Një dëshmi e Irfan Azizit, e marrë nga SPAK-u në ambientet e Ambasadës Shqiptare në Londër, ka hedhur dritë mbi detaje të reja se si Talo Çela, i ka shpëtuar ndjekjes së policisë së Fierit, gjatë përplasjes me armë në ngjarjen e tentativës së grabitjes së banesës të kambistit Minella Muçi në Fier.

Sipas rrëfimit të Azizit, në mesnatën e asaj ngjarje është takuar me Talo Çelën në Fier Shegan dhe në një xhep rruge, ai ka ndërruar makinat me Talo Çelën.

Azizi, i ka dhënë Talos makinën e tij “Volvo” me të cilën janë larguar autorët, ndërsa nga Talo Çela, ka marrë mjetin “BMW X5”, të cilën Irfani e ka çmontuar brenda natës.

Ai u ka treguar hetuesve të SPAK se atë natë Talo Çela ishte i mbuluar në kokë me një maskë “Scary movie” ndërsa miku i tij “Keli” Mikael Kamami mbante në kokë një maskë “Teletabis”.

Dëshmia është marrë në 5 korrik 2022 në Londër, pasi Irfan Azizi prej vitit 2021 kishte braktisur Shqipërinë dhe qe vendosur në Angli, pas atentatit të dështuar që miku i tij Talo Çela i organizoi në ambientet e një karburanti në zonën e Poshnjës.

Lexo edhe:

Konflikti në qendrën e votimit në Fushë-Milot, policia procedon dy persona

Fotografuan fletët e votimit, shpallen në kërkim dy persona në Tiranë

Azizi u ka treguar prokurorëve të SPAK të gjithë dinamikën e krimit kundër tij, duke pohuar se këtë ngjarje Talo Çela e ka bërë pasi ka menduar se Irfan Azizi ishte njeriu që i kishte vënë në dispozicion makinat Nuredin Dumanit, të cilat ai i ka përdorur në vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Bujar Çelës.

Por një herësh Azizi ka folur dhe për ngjarjen e grabitjes së dështuar të kambistit në Fier, Minella Muçi, ku sipas tij ai kishte shpëtuar Talo Çelës nga “kthetrat” e policisë së Fierit.

Në këtë ngjarje të rëndë që përfundoi me vrasjen e një prej grabitësve Xhuljano Sollaku dhe plagosjen e Arben Muçaj, Azizi ka shpëtuar Talo Çelën, i cili ka dalë me makinën e tij në rrugë në orën 03:00 të natës, duke shkëmbyer makinat me Talo Çelën.

Ky i fundit së bashku me grupin e tij, sipas bashkëpuntorit të SPAK, Nuredin Dumani (i cili dinamikën e kësaj ngjarje e kishte të dëgjuar nga Eljo Bitri), kishte marë informacion se në banesën e Minella Muçit, ndodheshin 500 mijë euro.

Sipas rrëfimit të Dumanit, Minella Muçi, ishte shok i ngushtë i Arben Isufaj alias “Ben Qimja”, që në atë kohë jetonte në Brazil dhe Meksisë.

Ndërkohë, sipas rrëfimit të Irfan Azizit të dhënë në Ambasadën Shqiptare në Londër, ai e kujton kështu këtë ngjarje të rëndë të ndodhur në Fier.

“…rreth orës 03:00 të mëngjesit më ka çuar sms Talo Çela. Mbas disa zilesh kam arritur të ngre telefonin, pasi isha në gjumë. Mesa kujtoj me Talon, nuk kam folur me telefonin me nr.20 por me një telefon tjetër. Për Talon nuk e mbaj mend numrin pasi ai përdorte katër telefona të ndryshëm. Kam komunikuar me Talo Çelën i cili më tha:

…Dil urgjent merr makinën tënde dhe hajde tek rotondo e Beratit (te rreth-rrotullimi Stravës). Gjatë rrugës kemi komunikuar disa herë me Talon për vendndodhjen. Kam shkuar në Fier Shegan në një xhep rruge dhe kemi ndërruar makinat. Unë kam qenë me një makinë “Volvo S60” ose 80, ngjyrë ulliri, ndërsa Talo Çela ka qenë me një “BMË X5”. Nga makina “X5” ka dalë fillimisht Talo Çela nga pozicioni i drejtuesit të mjetit, më pas ka dalë shtetasi i thirrur “Keli”. “Keli”, ka një tatuazh të madh në krahun e djathtë (biscepsin) të cilën unë e njoh dhe e kam takuar 3-4 herë me Talo Çelën. “Kelin” e kam njohur në kohën që vinte me Talo Çelën, pasi të dy sillnin makina për të çmontuar tek unë. Talo ma ka prezantuar “Kelin” si shokun e tij të besuar. “Keli” ishte rreth moshës 30 vjeç në atë kohë. Në makinën “X5” ka qenë dhe një person i tretë, i cili ishte me një maskë body, mendoj se ky shtetas me maskë body ishte Altin Ndoci. Këtë fakt ma ka treguar Klodian Çypi, me të cilin jam takuar. Me Klodian Çypin, jam njohur nga Talo Çela. Talo ma ka prezantuar si shokun e tij që kryenin vjedhje makinash…”-ka treguar Irfan Azizi.

Më tej Azizi i ka treguar grupit të hetimit se:

”…Klodianin, e kam takuar pas daljes se tij nga burgu tex karburanti im në Poshnjë. Ai më ka kërkuar lekë borxh. Në bisedë e sipër më ka thënë: “…ki kujdes mos të dali ndonjë gjë tek ngjarja që ka qenë Kasemi (Arben Muça) pasi ai po flet. Ai do ti nxjerri të gjitha. Unë i thashë s’kam asnjë lidhje dhe jam i qetë…”.

Në vijim më tha që:

”…Kasemi ka folur për Altin Ndocin, Talo Çelën dhe personat e tjerë që kanë prezent në grabitjen e Minella Muçi. Sqaroj se Klodiani, ka lidhje me Arben Muçën dhe vazhdon komunikon dhe tani që është në burg me të. Talo Çela atë natë ka pasur një maskë me “scary movie” dhe “Keli” një maskë “Teletabes”. “Keli” maskën e hoqi dhe e la në makinë. Talo Çela, pasi ka dalë nga makina më ka thënë se është plagosur “Çerri” dhe është kapur “Kasemi”. Sqaroj se “çerri” ishte personi që vdiq ditën e ngjarjes, por unë nuk e njihja dhe “Kasemi” është Arben Muça, të cilin unë e njoh. Talo më tha: “…merri këto dorashka dhe mos e prek makinën pa doreza, merr çoje diku ku mund ta djegësh ose ç’montoje dhe bëj ç’të duash, nuk dua lekë për të. Ndërruam makinat gjatë atij takimi tek xhepi i rrugës, unë mora makinën “X5” dhe e dërgova për çmontim te një tokë, ku mua më është kapur një herë një makinë e vjedhur. Kur bëmë këto biseda isha vetëm unë dhe Talo, pasi “Keli” dhe personi me maskë për të cilin mësova më pas nga Klodian Çypi, u fut në makinën time që çova unë. Dy personat e tjerë nuk folën asnjë fjalë, pasi sqaroj se ky veprim, pra shkëmbimi i makinave është bërë në një kohë shumë të shkurtër dhe ata e kishin me nxitim. Makinën time që morën atë natë ma ktheu Talo Çela pas disa ditëve. Ai më tha që kishte fshirë shenjat e gishtave te makina ime dhe është larguar pasi e ka marrë dikush me një mjet benz. Unë i thashë mos më hapësh ndonjë telash për këtë gjë, ai më tha se unë s’kisha lidhje pasi secili mund të dënohej për rolin e vetë…”.

Gjithashtu Azizi ka treguar duke sqaruar se:

”…pas ngjarjes së Minellës, Talo Çela, kishte marrë dosjen e grabitjes së Minellës, ku ishte arrestuar Arben Muça. Ai më tha një ditë që isha në makinë me të “…Kjo është dosja e grabitjes së Minella Muçës, dhe se nuk ka dalë asnjëri prej çunave…”, pa më përmendur emra…”.

/Ora News

Etiketa: GrabitjaIrfan AziziKelimaskaMikael KamamiMinella MuçapoliciaspakTalo Cela

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Konflikti në qendrën e votimit në Fushë-Milot, policia procedon dy persona

17:03 : 12/05/2025
AKTUALITET

Fotografuan fletët e votimit, shpallen në kërkim dy persona në Tiranë

15:59 : 12/05/2025
AKTUALITET

Arrestimi i babait të kandidates së PSD/ SPAK: I shkoi në banesë një shtetasi dhe i ofroi para

13:58 : 12/05/2025
AKTUALITET

Të vërtetat që duhen lexuar në kutitë e votimit

12:02 : 12/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ SPAK bën bilancin: Kemi regjistruar 39 procedime penale, ja veprat penale që po hetojmë

11:47 : 12/05/2025
AKTUALITET

I arrestuan të atin, kandidatja e PSD akuza PS: Hakmarrje politke

05:02 : 12/05/2025
Para

Shoqata Amerikane e Zemrës: Ja çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hani vezë çdo ditë

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025

Video/ Egnatia rikonfirmohet kampione, tifozët dhe lojtarët “bëhen një”

22:28 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com