• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nuk mjaftohet vetëm me dënimin e Salianjit, Rama përjashton 24 deputetë të opozitës nga Parlamenti

20:29 : 02/10/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Tashmë është zyrtare, Komisioni i Etës së Kuvendit, ka zbatuar urdhrin e kryeministrit Edi Rama për përjashtimin e 24 deputetëve të opozitës.

Ky komision me firmat e deputetëve socialist, ka përjashtuar për 60 ditë, Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, Kryetarin e Grupin Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi dhe deputetin demokrat Bledion Nallbati.

Ky ndëshkim vjen pas tensioneve dhe kaosit në Parlament të hënën, ku u dogjën jashtë Kuvendit edhe karriget. Ndërkohë deputeti tjetër, Edi Paloka u ndëshkua me 10 ditë përjashtim nga punimet e Kuvendit, ndërsa të tjerët me 40 ditë.

Edhe mbledhja e sotme e Komisionit të Etikës u shoqërua nga kaosi dhe tensionet për shkak të protestës së deputetëve të opozitës në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Në një deklarate për mediat, sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, pohoi se mosbindja civile do të vazhdojë.

Berisha: Rama veproi si Maduro

Lexo edhe:

Andi Bushati: Meta mbahet në burg nga Rama

“Ramaduro, një damkë për Ramën”/ Koka: “Rezonancë” e fortë kundër propagandës së kryeministrit

Menjëherë pas vendimit të Komisionit të Etikës, ka reaguar kryedemokrati Sali Berisha. Gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme në protestën poshtë banesës së tij Berisha nuk ngurroi ta krahasonte Ramën, me diktatorin e Venezuelës Nikolas Maduro.

Kryedemokrati theksoi se një vendim i tillë, vjen për shkak të protestës së paralajmëruar me 7 tetor, dhe se revolta popullore po zien në të katërta anët e vendit.

“Sot narkoregjimi njëlloj sikur të ishte Maduro i Venezuelës, i tmerruar nga revolta e deputetëve, i lebetitur nga 7 tetori që po afron mori masa ndëshkimore dhe përjashtoi për herë të parë në historinë 32 vjeçare pluralizëm, përjashtoi 24 deputetë nga përlamenti, ndër të cilët përjashtoi kryetarin e grupit parlamentar pasi ka burgosur zv.kryetarin, Sekretarin e Përgjithshëm të PD dhe 22 deputetë të tjerë.

Këta anëtarë të organizatës kriminale të Edi Ramës, këta bashkëpunëtorë në krim, në vjedhje dhe trafiqe me atë që panë me sytë e tyre në oborrin e parlamentit e kuptuan se kjo betejë është betejë për jetë ose vdekje, është betejë për triumfin e demokracisë, ligjit dhe Kushtetutës.

Ata e panë se shpresë për ta nuk ka më, se revolta popullore që po zien në të katërta anët e vendit do t’i fshijë dhe do t’i hedhë në koshin e plehrave të historisë, aty ku e kanë vendin si keqbërësit më të mëdhenj në historinë e kombit shqiptar.

Ata mendojnë se duke zbrazur parlamentin do shpëtojnë nga ndëshkimi popullor, po ata harrojnë se sot me guximin, trimërinë e parlamentarëve të opozitës, janë qindra e mijëra shqiptarë të gatshëm të ëvrsulen kundër tyre, të gatshëm t’ju shpërblejnë urrejtjen dhe hakmarrjen e tyre, të gatshëm t’ju rezervojnë fundin që meritojnë”, tha Berisha.

Bardhi: Këta të fusin në burg pa ligj e prova, jo më mos të të përjashtojnë nga Kuvendi pa ligj e prova

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi reagoi pasi sekretariati i Etikës përjashtoi 24 deputetë të PD për kaosin e shkaktuar gjatë seancës plenare të së hënës.

Bardhi shkruan në rrjetet sociale se qeveria të fut në burg pa ligj e prova, jo më mos të të përjashtojnë nga Kuvendi pa ligj e prova. Bardhi thotë se ky vendim tregoi se sa frikacak është kryeministri Edi Rama, ndërkohë që thotë se PS do i ketë përballë, si brenda apo jashtë Kuvendit.

“Këta të fusin në burg pa ligj e prova, jo më mos të të përjashtojnë nga Kuvendi pa ligj e prova. Përjashtimi i opozitës për muaj nga Kuvendi, provon sesa i vogël e frikacak është Edi Rama! Përballë do na kesh, brenda apo jashtë Kuvendit! Asaj salle krimi i ke vënë zjarrin. Fshihu e shmangu sa të duash, përjashto, burgos e përndjek sa të duash, fatin tënd nuk e ndryshon dot! Atë ta ka përcaktuar shumica dërrmuese e shqiptarëve që përbuzin ngritjen e krimit të organizuar në qeverisje dhe shndërrimin e institucioneve në banda kundër opozitës”, shkruan Bardhi.

Gjekmarkaj: Vendim që tregon frikë ndaj opozitës

Edhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar pas vendimit të Komisionit të Etikës, ka përjashtuar 24 deputetët e opozitës në parlament,

Në një postim në Facebook, Gjekmarkaj shkruan se vendimi tregon frikë ndaj opozitës, ndërsa më tej thekson se Rama po vepron si në diktaturë.

“Vendimi i sotem i Zonjes “Pushka” e partise me urdher të Edi Rames i dhënë që dje e që ziente korridoreve të Kuvendit është defakto shuarje e Parlamentit!

Një vendim që tregon frikë, deshperim dhe urrejtje ndaj opozites! Bindja “paternaliste” se “une” kam të “drejtë” dhe bej ç’të dua, dhunoj, ndeshkoj dhe me pas rrah gjoksin, është shënjë e qartë e degradimit të ketij Kuvendi dhe mbi të gjitha e kesaj qeverisjeje që pasi ta shtron me korrupsion të mbulon me burgosje politike!

Turp per koleget kukulla të PS që kaq padënjesisht perdoren. Pushteti në çdo rast është i perkohshem, jeta më e gjatë, turpi i perjetshem! Ju lutem mos na buzeqeshni më si “shpirt njeriu” kur të na takoni kolegë të perdorur.

Edhe rregullorja e dhunes e miratuar pak kohe me pare si represion ndaj opozites nuk ka objekt sepse nuk jemi në ato kushte per denime të tilla 40-60! Hakmarrje dhe jo ndeshkim sipas ligjit! Dënim pa ligj si në diktaturë!

E keni në traditen e eterve shuarjen e opozitarizmit! Shqiptaret nuk do ju lejojnë! Nga e hëna fillon perballja çdo ditë e kudo!”, shkruan Gjekmarkaj në Facebook.

Lista e deputetëve të përjashtuar nga Kuvendi:

1.Gazment Bardhi – 60 ditë i përjashtuar

2.Flamur Noka –      60 ditë i përjashtuar

3.Bledion Nallbati  – 60 ditë i përjashtuar

4.Edi Paloka – 10 ditë i përjashtuar

5.Saimir Korreshi  – 40 ditë i përjashtuar

6.Lefter Gështenja – 40 ditë i përjashtuar

7.Luan Baçi  – 40 ditë i përjashtuar

8.Agron Gjekmarkaj – 40 ditë i përjashtuar

9.Dhurata Çupi – 40 ditë i përjashtuar

10.Xhelal Mziu    40 ditë i përjashtuar

11.Ina Zhupa   40 ditë i përjashtuar

12.Zheni Gjergji  40 ditë i përjashtuar

13.Helidon Bushati  40 ditë i përjashtuar

14.Lindita Metaliaj   40 ditë i përjashtuar

15.Ramadan Lika  40 ditë i përjashtuar

16.Asllan Dogjani  40 ditë i përjashtuar

17.Qani Xhafa      40 ditë i përjashtuar

18.Flamur Hoxha  40 ditë i përjashtuar

19.Isuf Çela       40 ditë i përjashtuar

20.Kastriot Piroli   40 ditë i përjashtuar

21.Lodovik Hasani 40 ditë i përjashtuar

22.Kasem Mahmutaj  40 ditë i përjashtuar

23.Edmond Spaho  40 ditë i përjashtuar

24.Dashnor Sula    40 ditë i përjashtuar

Ndërsa kërkesa për ndëshkimin e ligjvënësve të opozitës është bërë nga deputetët socialistë Niko Peleshi, Arkend Balla, Ilirjan Pendavinji, Baftjar Zeqaj, Ilir Topi, Ilir Ndraxhi, Enslemvera Zake, Pranvera Resulaj, Denis Deliu, Ermonela Valikaj dhe Laert Duraj.

 

 

Etiketa: bardhiBerishadeputetparlamentPDperjashtimRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Andi Bushati: Meta mbahet në burg nga Rama

22:34 : 26/06/2025
AKTUALITET

“Ramaduro, një damkë për Ramën”/ Koka: “Rezonancë” e fortë kundër propagandës së kryeministrit

19:20 : 26/06/2025
AKTUALITET

Socialistët votojnë ligjet të vetëm, opozita braktis sallën, përplasjet në Kuvend (E PLOTË)

18:31 : 26/06/2025
AKTUALITET

Kolegji rrëzon ankimimin e PD, certifikohen zgjedhjet edhe në Vlorë

18:01 : 26/06/2025
AKTUALITET

Rama shkon në Parlament pas 6 muajsh mungesë

17:45 : 26/06/2025
AKTUALITET

PS dhe PD me vota “të fryra”, rezultati i rinumërimit në Tiranë deri tani

17:15 : 26/06/2025
Para

Nuk doli në fushë në pjesën e dytë ndaj Shakhtarit, ja çfarë i ndodhi Gjimshitit

TË GJITHA

Botërori i klubeve/ Man.City mposht 5-2 Juventusin, i merr vendin e parë

23:11 : 26/06/2025

Irani përjashton rifillimin e negociatave me SHBA: Asnjë marrëveshje, asnjë diskutim

22:58 : 26/06/2025

Kontrata më e shtrenjtë në historinë e futbollit, Ronaldo do fitojë 500 milionë euro në dy vite

22:57 : 26/06/2025

Horoskopi ditor, e Premte 27 Qershor 2025

22:50 : 26/06/2025

Lapaj: Mund të bashkohemi me “Nisma Thurje” në një parti të vetme

22:45 : 26/06/2025

Andi Bushati: Meta mbahet në burg nga Rama

22:34 : 26/06/2025

Marihuanë e fshehur në trup, turqit kapen mat në aeroportin e Podgoricës

22:28 : 26/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com