• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kosova edhe gjatë këtij dimri mund të përballet me mungesë të energjisë elektrike

Me uljen e temperaturave, Kosova ka planifikuar import shtesë të energjisë elektrike për të mbuluar mungesën e prodhimit. Nga Zyra e Rregullatorit për Energji thonë se gjatë muajve të dimrit vendi mund të përballet me sfida në furnizim.

11:27 : 01/10/2024
në RAJONI

Kosova po parashihet të ketë përsëri vështirësi në sigurimin e energjisë elektrike gjatë stinës së dimrit, edhe pse vështirësitë nuk pritet të jenë sikurse në vitet paraprake.

Këtë e thonë edhe nga Zyra e Rregullatorit për Energji , duke treguar se gjatë muajve të ardhshëm rritet kërkesa për furnizim, e për këtë është planifikuar import shtesë i energjisë.

“Kosova, si shumë vende të tjera, mund të përballet me sfida të furnizimit me energji gjatë dimrit, për shkak të rritjes së kërkesës dhe kushteve të ndryshme të furnizimit. Ndërmarrjet e energjisë kanë bërë përgatitjet dhe planifikimet e nevojshme për t’iu përgjigjur me kohë çfarëdo mungese të prodhimit vendor”.

Për dallim nga vitet e kaluara, në Kosovë sivjet është rritur për 7% konsumi i energjisë elektrike.

Lexo edhe:

Dështimi i 33-të i konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Kosova dëbon policin nga komuniteti serb! Sveçla: Është person i rekrutuar nga institucionet e inteligjencës

Kjo pasi shumë qytetarë kanë përdorur kondicionerë e pajisje te tjera elektrike.

Ekzekutivi i Kosovës gjatë këtij viti ka prezantuar një sërë masash për subvencionim të efiçiencës së energjisë elektrike, me anë të te cilave po synohet që të ulet konsumi i energjisë.

Dardan Abazi, nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) thotë se edhe këtë vit do të ketë vështirësi, sidomos në dy muajt e pare të 2025-tës, kur muaji janar dhe shkurt janë zakonisht ku mbërrihet piku i kërkesës.

“Zakonisht, kur neve na duhet më së shumti import çmimet janë relativisht të larta, megjithëse nuk janë çmimet e krizës energjetike më, kemi parë që në vitin 2022 ka qenë një çmim shumë i lartë mesatar i importit kurse menjëherë në vitin 2023 ka pasur një rënie prej 50% të çmimit të importit në treg”.

Ndërkaq, profesori universitar Vezir Rexhepi thotë se investimet e Kosovës efiçiencë dhe çmimet e importit në bursë kanë rënë momentalisht dhe nëse qëndrojnë kështu Kosova kalon më lehtë këtë vit.

“Janë shumë faktor që e determinojnë nëse do të ketë dimër të vështirë, dhe apo edhe nëse do të ketë reduktime, dihet që Kosova varet prej diku 80% prej termocentraleve, pra prej energjisë fosile kurse 20% llogaritet të jetë energji e ripërtritshme, kështu që bazuar në çmimet e burses mendoj edhe kushtet klimatike atëherë mendoj që dimri do të jetë më i lehtë”.

Çmimi i megavatgit të energjisë sipas bursës hungareze me 1 tetor pritet të jetë 79 euro, i cili kishte periudha ku arrinte deri mbi 400 euro.

Termocentralet e stërvjetra por aktive të KEK-ut, edhe po të punonin në mënyrë perfekte dhe pa asnjë ndërprerje, nuk mund të arrijnë sasinë e kërkuar të rrymës gjatë ditëve të ftohta.

Konsumi gjatë pikut të tij që është zakonisht gjatë dimrit, shkon kryesisht deri në 1280-1300 megavat për orë.

Kosova me kapacitetet e saj maksimumi mund të prodhoj deri në rreth 750 deri 800 megavat në orë. Kosova sikurse shumë vende të tjera, gjatë fundit të vitit 2021 dhe fillimit të 2022-tës pati krizë energjetike me ndërprerje të vazhdueshme të energjisë ani pse shpenzoi miliona euro duke importuar./Monitor

Etiketa: dimerenergji elektrikekosove

Lajme të lidhura

RAJONI

Dështimi i 33-të i konstituimi i Kuvendit të Kosovës

10:36 : 17/06/2025
RAJONI

Kosova dëbon policin nga komuniteti serb! Sveçla: Është person i rekrutuar nga institucionet e inteligjencës

16:25 : 14/06/2025
RAJONI

Kosova ndalon tre pjesëtarë dhe një ish-polic të MPB-së serbe

15:04 : 14/06/2025
RAJONI

Hill: SHBA-ja nuk do të ndërhyjë më si dikur – Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet

09:41 : 14/06/2025
RAJONI

Vuçiç: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës

19:58 : 13/06/2025
RAJONI

Aktakuzë ndaj një deputeti të Listës Serbe për sulmet ndaj gazetarëve në veri të Kosovës

18:45 : 13/06/2025
Para

Emërohet drejtoresha e re e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara

TË GJITHA

Nënë e bijë dhunojnë fizikisht 14-vjeçaren në Tiranë

15:40 : 17/06/2025

“GBU-57”, arma sekrete amerikane që mund të shkatërrojë bunkerët “bërthamorë” të Iranit

15:35 : 17/06/2025

UEFA “asist” Dinamo-s, blutë “katapultohen” në raundin e dytë të Conference League

15:34 : 17/06/2025

Tenton të vetëvritet 44-vjeçarja në Tiranë, konsumoi mbidozë ilaçesh

15:28 : 17/06/2025

Rama çon Shqipërinë si pajë në dasmën “Soros”

15:24 : 17/06/2025

Tiranë/ I riu tenton të vetëvritet në banesë

15:23 : 17/06/2025

Arrestohet Franci Canaj, qëlloi me armë zjarri taksistin pas sherrit për vend parkimi

15:17 : 17/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com