• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përleshen anëtarët e një familje në Elbasan, akuza: Shefi i policisë goditi hallën

13:08 : 27/09/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Një rast dhune të policisë është denoncuar në Elbasan.

Disa pjesëtarë të një familje janë përleshur në Elbasan, pas një sherri mes një çfiti. Ishte mbesa e gruas, që deklaroi se bashkëshorti ka rrahur hallën e saj dhe sot është i lirë. Sipas saj, burri i hallës është i lirë, pasi ka paguar 2 mijë euro tek njerëz të sistemit të drejtësisë në Elbasan.

Mbesa e gruas të dyshuar të dhunuar tha pas sherrit masiv, policia ka arrestuar babanë dhe xhaxhanë e saj. Ajo tha se babai i saj shkoi në QSUT, pasi kishte probleme shëndetësore, ndërsa xhaxhai është në paraburgim. Sipas saj, Policia e Elbasanit ka ushtruar dhunë ndaj babait dhe xhaxhait të saj.

“Dhunuesi i hallës sot është i lirë, pasi ka njohje dhe ka bërë pagesa në Gjykatën e Elbasanit. Dhunuesi ka paguar 2 mijë euro, policia duhet ta gjejë se kujt ia ka bërë dhunuesi pagesat. Shkak i situatës ka qenë mosfunksionimi i institucioneve. Ne qenkemi pala fajtore, kur një dhunues ka dhunuar një zonjë e një nënë fëmijësh. Zotëria në fjalë ka dhunuar edhe babanë tim. Ka qenë nën efektin e alkoolit. Gjyshja ime ka parë sherrin e çiftit dhe prej asaj nate, gjyshja ka refuzuar të ushqehet e të marrë medikamentet e saj dhe më 22 korrik ajo ka ndërruar jetë. Dhunuesi ka kërcënuar edhe nipin e hallës.

Prokuroria thotë se po bën hetime e nuk e dimë se në çfarë faze është hetimi. Dhunuesi dhe ka provokuar. Janë shoqëruar babi e xhaxhai im. U morën zvarrë dhe babait i ka rënë të fikët. Jam shoqëruar edhe unë duke qenë se isha në vendngjarje. Janë prerë urdhrat e arrestit, pa e sqaruar situatën. Babai im dhe xhaxhai më pas janë dërguar te paraburgimi i Mine Pezës. Babai im shkoi në urgjencë se nuk ishte mirë. Shkoi në QSUT. Xhaxhai im është ende në paraburgim. Akuzat janë dhunë në familje, në bashkëpunim dhe kundërshtim të punonjësve të policisë. Policia e Elbasanit ka ushtruar dhunë ndaj babait dhe xhaxhait tim. Nëse duhet, unë do shkoj të ankohem deri në Gjykatën e Strasburgut”, tha ai.

Lexo edhe:

E rëndë në Rrogozhinë, automjeti përplas për vdekje 2-vjeçaren

Qarkullonte në qytet me armë zjarri, arrestohet 53-vjeçari në Durrës

Mbesa më tej deklaron se janë shoqëruar në polici halla, babai dhe xhaxhai i saj. Halla e saj sot është në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Mbesa hedh akuza të rënda në drejtim të Policisë së Elbasanit. Sipas saj, Shefi i Policisë së Rendit në Elbasan ka kapur për flokësh hallën e saj, gjatë shoqërimit në komisariat dhe ia ka përplasur kokën për muri.

“Sot halla ime është në arrest shtëpie, akuzohet për kundërshtim të forcave të rendit. Kur halla është shoqëruar, shefi i Policisë së Rendit të Elbasanit ka kapur për flokësh hallën time. Policja e ka rënë me 4 shpulla. Halla ime i ka thënë se për këto shpulla që ke gjuajtur sot, do ta çoj çështjen më lart. Pas gjithë kësaj historie, është shtuar një akuzë tjetër, që sikur halla ime paska marrë armën e shërbimit të një policeje. Po, anëtarët e fisit të hallës sime kanë bërë sherre me bashkëshortin e hallës. Nuk kam parë shumë skena, sepse po merresha me djalin tim, që u tmerrua”, deklaroi ajo.

Etiketa: akuzadhuneelbasanpolicia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E rëndë në Rrogozhinë, automjeti përplas për vdekje 2-vjeçaren

15:19 : 15/11/2025
AKTUALITET

Qarkullonte në qytet me armë zjarri, arrestohet 53-vjeçari në Durrës

14:21 : 15/11/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Zbulohet shtëpia e barit në Shkodër, e pësojnë 5 persona, mes tyre punonjës të OSHEE-së

13:39 : 15/11/2025
AKTUALITET

Ktheu lokalin në laborator droge, arrestohet 43-vjeçari në Lezhë

12:30 : 15/11/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

Digjen dy makina të parkuara në Shkodër, detajet

12:14 : 15/11/2025
AKTUALITET

Mashtroi një person dhe i mori 21 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

12:00 : 15/11/2025
Para

Çfarë po ndodh?! Një grup deputetësh të PD-së i shkojnë në shtëpi Sali Berishës

TË GJITHA

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025

RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës

22:10 : 15/11/2025

EMRI/ Kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:59 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com