• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dogana e Gazhelit/ 450 mijë ton naftë kontrabandë? Shoqata e Hidrokarbureve hesht

10:33 : 26/09/2024
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Aktivisti Adriatik Lapaj ka bërë një analizë shumë të thjeshtë, nga e cila, sipas tij, në Shqipëri hyn të paktën 450 mijë ton naftë kontrabandë në vit.

Në studion e “A2 CNN” pak ditë më parë, përfaqësuesi i “Shqipëria Bëhet” ka bërë një krahasim minimalist shifrash ndërmjet zhdoganimit të lëndës hidrokarbure në Shqipëri me shifrat e Kosovës.

Lapaj deklaron se në territorin e Shqipërisë qarkullojnë rreth 2 herë më shumë automjete se sa në Kosovë, por, sipas shifrave të Doganës Shqiptare, rezulton se në vendin tonë zhdoganohet rreth 50 mijë ton naftë më pak se sa në shtetin fqinj shqiptar.

Po ashtu, Lapaj u shpreh se në Shqipëri vijnë 7 herë më shumë turistë se në Kosovë, gjë që duhej shoqëruar me rritje të konsumit dhe, rrjedhimisht edhe të zhdoganinimit të naftës në vendin tonë. Por, shifrat tregojnë se Kosova zhdoganon më shumë naftë.

Lexo edhe:

“Syri që s’ka kushërinj”/ Ku përfunduan satelitët e Ramës? Do shihnin gjithçka, por s’panë ndërtimet

“I doli fytyra e vërtetë’/ Alimehmeti: Rama po e sundon Shqipërinë si diktator

Për aktivistin Lapaj, shifra reale e naftës që hyn në Shqipëri në një vit është afërsisht 1.2 milionë ton. Por, sasia e zhdoganuar është rreth 750 mijë ton.

Sipas kësaj llogarie të thjeshtë, për të cilat Lapaj deklaroi se bazohen në analiza konkrete dhe të saktë, rezulton se rreth 450 mijë ton naftë hyn në vendin tonë kontrabandë çdo vit.

“Vlera totale e kontrabandës është 450 mijë ton naftë në vit. Vlera e akcizës që i humbet arkës së shtetit vetëm nga kjo kontrabandë llogaritet në rreth 450 milionë euro”, deklaroi ai.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave në Portin e Porto Romanos

Të dhënat e prezantuara nga aktivisti janë me të vërtetë trondisë, por, natyrisht, aspak të panjohura për autoritetet shqiptare, të cilat kanë në duar si shifrat e zhdoganimit në Shqipëri, ashtu edhe mundësinë për t’u krahasuar me zhdoganimet në Kosovë.

Shifrat e prezantuara në mënyrën më të thjeshtë dhe më të kuptueshme përbëjnë një akuzë publike të drejtëpërdrejtë për Doganat Shqiptare dhe drejtuesin e saj, Gent Gazheli.

Shoqata e Hidrokarbureve, fantazmë

Redaksia e “Boldnews.al” kërkoi të merrte një prononcim për këto të dhëna nga Shoqata e Hidrokarbureve. Kjo shoqatë, e regjistruar prej vitesh, deklaron se mbron interesat e kompanive private që operojnë në fushën e naftës dhe shqetësimet për kontrabandë, si rregull duhet të cënojnë aktivitetin tregtar të tyre, pasi godet drejtëpërdrejtë konkurencën e lirë dhe të ndershme.

“Boldnews.al u përpoq të gjente mundësi kontakti me Shoqatën e Hidrokarbureve nëpërmjet burimeve të hapura. Por, nga kërkimi rezultoi se kjo shoqatë nuk ka as faqe internet dhe as ndonjë kontakt tjetër publik.

Redaksia kontaktoi në rrugë telefonike kryetarin e Shoqatës së Hidrokarbureve, Luigj Aliaj, ku iu kërkua një adresë ose pikë kontakti për të dërguar disa pyetje për prononcim.

Zoti Aliaj u përgjigj nëpërmjet mesazhit telefonik se “Jam diku larg. Nuk kam as kohën, as mundësinë të merrem me këto çështje për ca kohë”.

Luigj Aliaj, kryetar i Shoqatës së Hidrokarbureve

Ky komunikim tregon më së miri se Shoqata e Hidrokarbureve, e cila duhet të përfaqësojë grupimin e bizneseve që janë në top-listën e qarkullimit të parave, është një grupim i tipit “fantazmë”, pa zyra, pa kontakt, pa staf. Ajo ka vetëm një kryetar, i cili, në rast pamundësie objektive për t’u angazhuar, bën që Shoqata e Hidrokarbureve të jetë “pa zë e pa figurë”.

Gjithësesi, duhet pranuar se Shoqata e Hidrokarbureve, më saktë kryetari i saj, Luigj Aliaj, është i pranishëm herë pas here në media, sidomos kur i është dashur të justifikojë rritjet e çmimit të karburanteve nga qeveria.

 

Etiketa: 450 mijë ton naftëadriatik lapajaktivistidoganaEdi RamagazhelikontrabandekorrupsionqeveriaShoqata e HidrokarbureveShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Syri që s’ka kushërinj”/ Ku përfunduan satelitët e Ramës? Do shihnin gjithçka, por s’panë ndërtimet

21:04 : 18/07/2025
AKTUALITET

“I doli fytyra e vërtetë’/ Alimehmeti: Rama po e sundon Shqipërinë si diktator

18:54 : 18/07/2025
AKTUALITET

PD e ka shpallur “armik”, kryebashkiaku i Kavajës: Unë komunikoj shpesh me Ramën, përgjigjet pozitivisht

18:49 : 18/07/2025
AKTUALITET

“Të gjitha transaksionet financiare do jenë digjitale”/ Rama kërkon të zhdukë paranë “cash”?

18:06 : 18/07/2025
AKTUALITET

Meta: Duhet një opozitë e pakompromis, që të shkërmoqë këtë kala rëre të ngritur mbi vjedhje

17:03 : 18/07/2025
AKTUALITET

AUDIO/ Aktivisti kërcënon Shabanin në telefon: Dole i pabesë! Dajua s’ka ku në p*** të motrës të futet

16:40 : 18/07/2025
Para

Dalin pamjet/ Xhensila dhe Besi drejt ndarjes ligjore, e nisin ditën në Gjykatë

TË GJITHA

SHBA refuzon paktin e OBSH-së për përgjigje ndaj pandemive

21:37 : 18/07/2025

Mbytja e 2 të miturve në Shkumbin/ I afërmi: I gjeti roja i hidrocentralit te një gropë, u turra me vrap

21:27 : 18/07/2025

Kush po e tredh Dredhën? Fotovoltaiku 830 ha i Kaninës, që futi Bashkinë e Vlorës në shtetrrethim

21:24 : 18/07/2025

Struga e Shkëmbit forcon mbrojtjen, ish-futbollisti i Arisit prezantohet te klubi shqiptar

21:16 : 18/07/2025

Granit Xhaka në qendër të merkatos, drejtori i Bayer Leverkusen: Ne duam ta mbajmë!

21:05 : 18/07/2025

“Syri që s’ka kushërinj”/ Ku përfunduan satelitët e Ramës? Do shihnin gjithçka, por s’panë ndërtimet

21:04 : 18/07/2025

Linja e tensionit të lartë i rrezikonte banesën, OSHEE i injoron dhjetëra kërkesa qytetarit

20:56 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com