• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Magjistari” Gent Gazheli/ Deklaron shtëpinë në fillim 1 mln lekë, më pas 80 mijë USD

13:08 : 25/09/2024
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gent Gazheli, e njeh prej shumë vitesh sistemin doganor shqiptar. Karriera e tij në administratë ka nisur pikërisht si doganier i thjeshtë, në fillim të viteve 2000.

Në vitin 2003, Gazheli ishte një doganier i thjeshtë vlerësimi në Degën e Tiranës. Për shkak të këtij funksioni, ai kishte detyrimin për të deklaruar pasurinë.

“Boldnews.al” ka siguruar disa prej formularëve të pasurisë që ka dorëzuar kreu aktual i Doganave pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave (ILDKPKI).

Në formularin fillestar, të dorëzuar në vitin 2003, doganieri i thjeshtë Gazheli në atë kohë, deklaronte si kishte në pronësi dy pasuri të paluajtshme.

Lexo edhe:

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

‘100 mln euro nga buxheti te Becchetti’/ Teliti: ‘Sukseset’ e qeverisë, i paguan populli!

Njëri ishte një apartament të privatizuar, me vlerë minimale, të përfituar nga ligji përkatës që u aplikua në vitet 1991-1992.

Gjithashtu, ai deklaron se ka në pronësi edhe një apartament tjetër në Tiranë, me hapësirë 2 dhoma e një kuzhinë.

Për këtë pasuri, Gazheli ka shënuar se është blerë në vlerën 1 milionë lekë të reja. Si burim financiar, ai deklaron se kanë shërbyer kursimet familjare, ku përfshiheshin të tijat dhe të motrës, shpërblimet vjetore e tre-mujore, si edhe të ardhurat nga përqindjet e gjobave që kishte vendosur në zbatim të Kodit Doganor.

Në formularin fillestar të pasurisë, Gent Gazheli deklaronte apartamentin me vlerë 1 mln lekë

Ky ishte deklarimi fillestar, mbi të cilin ngrihet pikëpyetje mbi çmimin, i cili ishte i ulët edhe për atë kohë.

Megjithatë, vijojmë më tej. Gent Gazheli largohet nga detyra publike në vitin 2005 dhe, prej atij momenti, ndërpret deklarimin e pasurisë për disa vite me radhë.

Kur qeveria e Edi Ramës merr pushtetin, Gent Gazheli, i cili ishte punësuar si kryefinancier në Partinë Socialiste, rikthehet si funksionar shtetëror.

Në nëntor të vitit 2013, Gent Gazheli emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Në bazë të këtij pozicioni, ai mbante sërish detyrimin për deklarim të pasurisë.

Në formularin “para fillimit të detyrës”, dorëzuar në ILDKPKI në Dhjetor 2013, Gent Gazheli shkruan ndër të tjera se ka në pronësi:

“Apartament banimi me sipërfaqe 125 metra katrorë, blerë në vitin 2002 (sipas kontratës së porosisë). Burimi i krijimit janë kursime familjare ndër vite. Vlera e apartamentit është 82.315 USD”.

Në formularin e vitit 2013, Gazheli deklaron të njëjtin apartament në vlerë 82.315 USD

“Boldnews.al” i rikthye sërish deklaratave të mëparshme të dorëzuar nga Gazheli në vitet 2003-2005 dhe, nga analizimi i të dhënave, rezulton se apartamenti i deklaruar në vitin 2013 në vlerën 82.315 USD duket se është i njëjti me apartamentin e deklaruar në vitin 2003, në vlerën 1 milionë lekë të reja ose rreth 10 mijë USD.

Në formularët e pasurisë nuk përmendet fare nëse kjo pasuri i është nënshtruar ndonjë rivlerësimi të mundshëm, nëpërmjet të cilit është rritur me 8 herë vlera e apartamentit të blerë në vitin 2002.

Por, edhe në rast se kjo pasuri do t’i ishte nënshtruar rivlerësimit, subjekti Gent Gazheli duhet të deklaronte vlerën reale që ka shpenzuar dhe jo vlerën e apartamentit pas rivlerësimit.

Gjithësesi, në mungesë të një rivlerësimi, ngrihet një pikëpyetje e madhe-si u shndërrua vlera e deklaruar në fillim në shumën 1 milionë lekë, në 80 mijë USD pas 10 vitesh?

A ka mashtruar ai në formularin fillestar, kur e ka deklaruar vlerën 1 milionë lekë të reja për të mbuluar të ardhura të paligjshme?

Këto janë pikëpyetje të forta që ngrihen vetëm duke parë formularët e plotësuar nga vetë Gazheli.

 

 

Etiketa: administrateDrejtori i Përgjithshëm i DoganaveEdi Ramagazheligent gazhelikarrieraMagjistaripushtetqeveriasistemin doganor shqiptar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025
AKTUALITET

‘100 mln euro nga buxheti te Becchetti’/ Teliti: ‘Sukseset’ e qeverisë, i paguan populli!

18:35 : 26/10/2025
AKTUALITET

Alimehmeti: Një artist i shkëlqyer si Flori nuk mund të kuptohet nga një artist i dështuar si Rama

18:02 : 26/10/2025
BOTA

Miliarderi i dhuron Pentagonit 130 milionë dollarë për të paguar ushtarët gjatë mbylljes së qeverisë

17:26 : 26/10/2025
AKTUALITET

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025
RAJONI

Dështon formimi i Qeverisë së re në Kosovë, Kurti nuk merr votat e nevojshme

12:20 : 26/10/2025
Para

Avokati Sokol Mëngjesi kërkon lirimin e urdhëruesit të dyshuar të rrahjes së tij

TË GJITHA

I mori makinën me qira, por nuk i dha lekët, arrestohet 30-vjeçari në Himarë

12:54 : 27/10/2025

Ish-ministri i Albin Kurtit, Liburn Aliu emërohet Drejtor i Portit të Durrësit

12:47 : 27/10/2025

Berisha: Altin Dumani po bëhet avokat i Belinda Ballukut

12:46 : 27/10/2025

Berisha paralajmëron protesta: S’do e lejojmë situatën të degradojë

12:37 : 27/10/2025

Japonia planifikon pritje madhështore për Trump-in, në fokus ekspozita e kamionëve amerikanë

12:36 : 27/10/2025

“Ballës i ra maska”/ Përplasje për raportimet e drejtësisë, Berisha: Duan të kyçin parlamentin

12:25 : 27/10/2025

“Përplasja” Sadushi- Llagami për Kushtetuesen, reagon Delegacioni i BE-së: Jepini zgjidhje

12:17 : 27/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com