• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A i duhet opozitës një Berishë me letra në duar?

15:31 : 17/09/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ish-kryeministri Sali Berisha u shfaq në fillim të kësaj jave në konferencë mediatike, ku publikoi sërish fakte e dokumente, të cilat tregojnë, sipas tij, pafajësinë përballë akuzave të ngritura nga SPAK-u për “korrupsion pasiv”, si edhe argumentet se përse hetimi penal është kryekëput politik.

Dalje të tilla publike tashmë janë bërë rutinë, të paktën prej dhjetorit të vitit të kaluar, kur Gjykata e Posaçme caktoi ndaj tij masën e sigurimit “arrest në shtëpi”.

Prej disa muajsh, Berisha e ndan ditën e tij publike në dy pjesë. Në mesditë bën avokatinë për rastin e tij penal dhe në mbrëmje iu drejtohet mbështetësve në atë që quhet “Rruga e Shpresës”, ku denoncon aferat e qeverisë Rama dhe përcjell mesazhe politike.

Kjo rutinë e ngarkuar përkon me ndezjen e motorëve të fushatës elektorale. Partia Socialiste në pushtet prej 12 vjetësh dhe me qindra skandale nga pas tashmë është e gjitha në terren, me drejtuesit më të lartë, botën e nëntokës dhe të mbitokës dhe strukturat lokale, në përgatitje për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025.

Lexo edhe:

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

Ndërkohë, opozitarët janë angazhuar për të dëgjuar argumentet e Berishës për hetimin e tij, si edhe po mundohen të luftojnë politikisht pa liderin e tyre, i cili po shpenzon energji për një çështje personale, e cila është gjithsesi edhe politike.

Berisha, si individ ka të gjithë të drejtën që të ndërtojë komunikimin publik dhe strategjik, për t’u përballur me akuzat zyrtare të Prokurorisë së Posaçme, të cilat  duken si “të montuara politikisht”.

Por, nga ana tjetër, Berisha ka përgjegjësinë madhore që të drejtojë opozitën në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Qëndrimet publike të Berishës për hetimin penal, argumentet e tij për vendime qeveritare të para 15 viteve, dokumente të shumta, ku përfshihen shifra e marrëdhënie financiare, janë një stërmundim për demokratët.

Ndjekësit e tij e besojnë se ai është i pafajshëm, edhe vetëm duke u bazuar në fjalët e kryetarit të partisë. Pasuesit e tij të çdo niveli partiak, gjithashtu, e besojnë ose, bëjnë sikur e besojnë, pasi lideri është fushata dhe fushata është lideri.

E gjithë armata opozitare, e dërrmuar për 12 vjet larg pushtetit, pret nga lideri të shpalosë strategjinë, programin dhe mënyrën se si mund të mundet Edi Rama i superpushtetshëm.

Opozitarët, të cilët janë varfëruar në skaj, shumë syresh kanë marrë arratinë për bukën e gojës, të tjerë, të cilët përballen me arrogancën e tejskajshme të pushtetit të “Rilindjes”, bizneset, që ndjejnë dorën e rëndë ta taksidarëve të Ramës nëse shfaqin opozitarizmin e tyre, kërkojnë një zgjidhje.

Natyrisht, ka edhe një “elektorat gri”, i cili priret të besojë betejën dhe vendimin gjyqësor, por që nga ana tjetër është në pritje që opozita dhe lideri i saj të shpalosë programin dhe të binden se përse kjo maxhorancë duhet larguar sa më shpejtë me votë.

Zgjidhja për popullin opozitar ose të pakënaqurit nga Rama nuk është tufa e dokumenteve që tregon Berisha çdo ditë për çështjen e tij gjyqësore.

Avokatinë e hetimit penal të Berishës mund ta bëjë më së miri e bija e tij, Argita Malltezi, jurist shumë e zonja, e cila në fjalorin e saj publik ka forcuar gjithnjë e më shumë edhe argumentin politik.

Avokatinë gjyqësore të Berishës e bëjnë më së miri edhe avokatët e tij, të cilët merren me procedurën, faktet e provat.

Disa muaj para zgjedhjeve, opozita, kryesisht Partia Demokratike, ende nuk ka prezantuar programin, ende jemi larg një “qeverie hije” që do të jetë fytyra e opozitës përpara qytetarëve në fushatën elektorale.

Këtu duhet të ndihet dora e Berishës. Megjithëse me liri të kufizuar, ai i ka të gjithë mjetet e komunikimit masiv për të mbajtur të mbledhur partinë, për të organizuar fushatën, për të përcjellë mesazhe tek elektorati, për të bindur të pavendosurit mbi alternativën opozitare, për të qenë i pranishëm, edhe pse jo fizikisht, në çdo takim e tubim.

Fushata, siç e di shumë mirë një lojtar kalibri politik si Berisha, kërkon angazhim me kohë të plotë.

Në kushtet kur Rama është i gjithëpushtetshëm dhe Berisha është me liri të kufizuar, sforcot elektorale të opozitës duhet të jenë dyfish më të mëdha.

Ndaj, opozitës i duhet Berisha si kryetar, jo si një individ që shfaqet thuajse çdo ditë me dokumente për dosjen e tij.

Etiketa: a i duhetletra në duaropozitaSali Berishaspakzgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera

18:49 : 29/10/2025
AKTUALITET

Fushata për Tiranën/ Florian Binaj prezanton planin e veprimit me përfaqësuesit e opozitës

16:00 : 29/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Në vitet 2008-2009 u dënuan 630 persona për korrupsion, sot janë 3 herë më pak

14:01 : 29/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Dosjet kriminale në SPAK mbyllen me ryshfete

13:42 : 29/10/2025
Para

Shënoi 3 gola në Ligën e Kampioneve të Azisë, Asani vlerësohet me notën 9.9

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com