• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shkolla “Shyqyri Peza”, 2 vjet degdisje. Veliaj zvarrit rikonstruksionin 1.4 mln euro

11:52 : 09/09/2024
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, Lajmet e Dites, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Shyqyri Peza” në Kombinat, për të vitin dytë radhazi do të zhvillojnë mësimin me turne në shkollën “Lasgush Poradeci”, pasi një projekt rikonstruksioni i financuar nga Bashkia e Tiranës, i cili duhet të ishte drejt përfundimit, ende nuk ka nisur zbatimin.

Pak ditë më parë, kryebashkiaku Erion Veliaj, në një takim me administratorët e shkollave publike, përmendi edhe rastin e “Shyqyri Pezës”.

Ai e ceku shkarazi, duke deklaruar se shkolla po rikonstruktohet dhe është gjetur mirëkuptimi me prindërit e nxënësve që të përballojnë sfidën e mësimit me turne në një shkollë tjetër, derisa të përfundojnë punimet në objekt.

Lexo edhe:

Shtyhet seanca në GJKKO për Erion Veliajn

Pas satelitëve dhe fotografimit ajror, qeveria hap tender 500 mijë € për pyllëzime me dron

Por, ai nuk tha asnjë fjalë se përse procesi i rikonstruksionit, i cili duhet të ishte në fazën përmbyllëse, ende nuk ka nisur. Natyrisht, ai nuk dha asnjë shpjegim edhe për përgjegjësitë e Bashkisë së Tiranës për zvarritjen e investimit me vlerë 1.4 milionë euro.

Ermonda, nëna e një djali në klasë të shtatë në shkollën “Shyqyri Peza” deklaron për “Boldnews.al” se as Veliaj, as administrata lokale, por edhe as drejtoria e shkollës nuk kanë kërkuar mirëkuptimin e prindërve.

“Kur e kanë kërkuar këtë mirëkuptim?!”- shprehet ajo dyshuese dhe ironizuese. “Ne, prindërve, as nuk na lejojnë të hyjmë në oborrin e shkollës, për të parë nëse kanë nisur punimet apo jo”, shprehet zonja.

Në foto: Shkolla “Shyqyri Peza” në Kombinat (para tenderit për rikonstruksionin)

Ndërsa Arditi, i cili ka dy djemtë e tij të regjistruar në këtë shkollë, njërin në klasën e dytë dhe më të madhin në klasën e katërt, shprehet se nuk do t’ia jepte aspak mirëkuptimin kryebashkiakut apo kujtdo tjetër për punimet që nuk fillojnë apo zvarriten pa fund.

“Në dhjetor të vitit 2023, me një njoftim, që më shumë ishte urdhër për ne prindërit, na njoftuan që fëmijët do të zhvillojnë mësim tek “Lasgush Poradeci”. Meqë ajo shkollë është e tejmbushur për vete, fëmijët e mi dhe të tjerët e “Shyqyri Pezës” ishin të detyruar të bëjnë mësimin pasdite”, thotë ai.

Më tej vijon: “Na premtuam që vetëm pak muaj do të zgjasnin punimet dhe fëmijët do të riktheheshin në shkollën e tyre në shtator të këtij viti. Por nuk duket asgjë, nuk po shohim asnjë punim në godinë”.

Në foto: Tabela e punimeve në hyrje të shkollës “Shyqyri Peza”

Arditi, si edhe qindra prindër të tjerë, po përballen me vështirësi për të menaxhuar oraret e mësimit të fëmijëve.

“Ne jam burrë e grua në punë paradite. Njëri prej nesh duhet të shkëputet në drejtë për të dërguar vajzën në shkollë e të shkëputet përsëri pasdite, pasi mbaron mësimi”, thotë Antonela, fëmija e së cilës është në klasën e katërt.

Tenderi me flamur të kuq

Në Tetor të vitit 2023, Bashkia e Tiranës shpalli tenderi me objekt “Rikonstruksioni i shkollës “Shyqyri Peza”, me fond limit 146.5 milionë lekë të reja.

Në procedurë morën pjesë 12 operatorë ekonomikë. Në dhjetor të vitit të kaluar, Bashkia e drejtuar nga Veliaj shpalli rezultatet, nga ku rezultoi se 11 kompani pjesëmarrëse u skualifikuan.

Në përfundim të procedurës, fitues u shpall konkurenti i mbetur i vetëm në garë, bashkimi i operatorëve “Bajrami  N” dhe “Colombo”, me ofertë 113.5 milionë lekë të reja, e cila nuk ishte oferta më e ulët.

Në foto: Rezultati i tenderit për rikonstruksionin e shkollës “Shyqyri Peza”

Procedura përfshihet në tenderat e etiketuar me “flamuj të kuq” të dyshimit, pasi fituesi është shpallur vetëm pasi janë skualifikuar të gjithë operatorët e tjerë pjesëmarrës.

Megjithatë, në janar të vitit 2024, Bashkia e Tiranës dhe bashkimi i operatorëve nënshkruajnë kontratën me afat 12 mujor.

Nisja e punimeve, si rregull, duhet të kishte nisur me firmosjen e kontratës mes palëve. Por, situata në terren është shumë më ndryshe.

Punimet e vonuara

Shkolla “Shyqyri Peza” është në periferinë perëndimore të Tiranës. Ajo është e rrethuar nga objekte e ndërtesa private dhe ka fushëpamje të kufizuar për të verifikuar saktësisht situatën nga jashtë oborrit të saj, një oborr që qëndron hermetikisht i mbyllur dhe nuk lejohet askush të kalojë, më së paku për të shfrytëzuar fushat e basketbollit që janë brenda rrethimit.

Megjithatë, “Boldnews.al” kreu një vështrim sipërfaqësor nga jashtë, gjithësesi të mjaftueshëm për të kuptuar se punimet e rikonstruksionit në shkollën “Shyqyri Peza” ose janë në fazën përgatitore ose në fillimet e punime.

Nga pamjet e siguruara nga redaksia dallohet se e vetmja lëvizje e kryer në godinë është heqja e dritareve të klasave. Ndërkohë, oborri i shkollës ka disa papastërti, të cilat vijnë më shumë nga mospastrimi për një periudhë disa-mujore.

Në foto: Në oborrin e shkollës nuk dallohet asnjë shenjë punimesh

Në godinën e shkollës dhe përreth saj nuk dallohet asnjë shenjë e mirëfilltë që të tregojë se aty po kryhen punime.

Asnjë punëtor, asnjë pajisje teknike, madje as grumbuj rëre, çimentoje apo boje, të cilat janë normale në proceset e rikonstruksionit të godinave.

“Na kanë thënë se shkolla do të jetë gati në dhjetor të vitit 2024. A e beson njeri këtë?!- shprehet në mënyrë retorike një tjetër prind, i cili nuk pranon të identifikohet, por që thotë se “emri im është bërë si “pare e kuqe” në drejtori arsimore e Bashki, pasi kam bërë shumë ankesa për zvarritjen e punimeve për rregullimin e shkollës”.

Etiketa: Erion Veliajrikonstruktimshkolletender“Shyqyri Peza”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shtyhet seanca në GJKKO për Erion Veliajn

11:39 : 23/06/2026
AKTUALITET

Pas satelitëve dhe fotografimit ajror, qeveria hap tender 500 mijë € për pyllëzime me dron

22:59 : 22/06/2026
AKTUALITET

Asfalti i florinjtë/ Bashkia e Tiranës, 900 mijë euro/km për “lyerjen” e rrugës dytësore të autostradës

11:13 : 20/06/2026
AKTUALITET

Shtyhet gjyqi Veliaj-Dado në Gjykatën Administrative

15:35 : 19/06/2026
AKTUALITET

“Ols Dado nuk e ka bërë magjistraturën”/ Veliaj: Jam 500 ditë në burg nga një noter me pesa

15:14 : 19/06/2026
AKTUALITET

Padia kundër emërimit të Ols Dados/ Nis seanca në Gjykatën Administrative, i pranishëm edhe Veliaj

14:20 : 19/06/2026
Para

Tentoi të bënte veprime të turpshme me dy të mitura, arrestohet 56-vjeçari në Korçë

TË GJITHA

Bujqësia në krizë të thellë/ Shënohet rënie edhe në vitin 2025, dobët serrat, drufrutorët dhe ullinjtë

11:42 : 24/06/2026

“Boll, mos u merr me llafe grash”/ Sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë: Nuk duroj dot më…

11:28 : 24/06/2026

“Plakën nuk e zë gjumi”/ Përgjimet e SPAK për bisedat e vëllezërve Aliu: Mbushja një dyshek me miliona të flejë rehat!

11:23 : 24/06/2026

Shirat e rrëmbyeshëm mbërthejnë Kinën, evakuuohen mbi 9 mijë banorë

11:09 : 24/06/2026

“Mos rrini në Tiranë, por punoni”/ Rama kërcënon kryebashkiakët: Nëse nuk ndryshon situata, do përmend emra

10:57 : 24/06/2026

Gjyqi për Metën dhe Kryemadhin, avokati Cakrani kundërshton provat: Janë marrë në mënyrë të paligjshme

10:47 : 24/06/2026

Vrau me thikë fqinjin në Rrogozhinë, lihet në burg 27-vjeçari, çfarë dëshmoi në gjykatë

10:31 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş