• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Konjufca: Bashkësia ndërkombëtare është e njëanshme në relacionet mes Kosovës dhe Serbisë

13:19 : 09/09/2024
në RAJONI

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë të hënën se bashkësia ndërkombëtare është e njëanshme në relacionet mes Kosovës dhe Serbisë, dhe duhet të jetë më e përcaktuar se çfarë dëshiron prej dy vendeve.

Ai ka thënë se nuk pret diçka as nga rundi i ardhshëm i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel kryenegociatorësh, që është paralajmëruar të mbahet, edhe as në drejtim të kërkesave që i janë bërë Kosovës për heqje të masave ndaj qarkullimit të mallrave serbe.

“Dialogu, në formatin qysh ka qenë prej vitit 2011, e ka pasur arkivolin më 24 shtator të vitit të kaluar, me sulmin terrorist në Banjskë, sepse informatat të cilat i posedon edhe bashkësia ndërkombëtare edhe institucionet tona të sigurisë, tregojnë qartë se ky grup i madh kriminal e ka pasur mbështetjen e drejtpërdrejtë prej shtetit serb”, ka thënë Konjufca në një konferencë për media.

Ai ka thënë se bashkësia ndërkombëtare po tregohet e rezervuar në ndëshkim të Serbisë, ndonëse, sipas tij, ka informacione se shteti serb qëndron pas sulmit të Banjskës.

Lexo edhe:

Kurti dhe Haxhiu takim me kreun e Këshillit të Evropës: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës!

Gazi amerikan si test i politikës energjetike të Kosovës

“Ne jemi të vetëdijshëm dhe kjo është e qartë që bashkësia ndërkombëtare është e njëanshme në relacionet mes Kosovës dhe Serbisë, për këtë arsye besoj që duhet një drejtm krejt i ri”, ka thënë Konjufca, duke iu referuar dialogut në Bruksel, që ndërmjetësohet nga blloku evropian.

Më 24 shkurt të vitit të kaluar, një grup i armatosur serb e ka sulmuar Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke lënë të vrarë rreshterin serb, Afrim Bunjaku.

Në këmbim e sipër të zjarrit janë vrarë tre sulmues serbë.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – Millan Radoiçiq, i cili besohet se është i lirë në Serbi.

Kosova fajëson direkt shtetin serb për organizim dhe kryerje të sulmit.

Hetime për sulmin janë duke kryer edhe Kosova edhe Serbia, por ende nuk kanë prezantuar ndonjë aktakuzë.

Konjufca ka thënë se as Kosova, dhe as faktori ndërkombëtar nuk mund të publikojnë të dhëna të detajuara nga hetimet për sulmin, për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

Konjufca i ka komentuar edhe raportimet se i dërguari i Gjermanisë për Ballkanin, Manuel Sarrazin, ka kërkuar që të hiqen masat e sigurisë së Kosovës ndaj mallrave serbe.

Qeveria e Kosovës e ka ndaluar importin e mallrave nga Serbiamë 15 qershor të vitit të kaluar, një ditë pasi forcat serbe patën arrestuar tre policë të Kosovës.

Mediat lokale në Kosovë kanë raportuar që Kosovës mund t’i rrezikohet anëtarësimi në Procesin e Berlinit, nëse nuk merr hapa në këtë drejtim.

Procesi i Berlinit nuk është një proces formal i politikës së BE-së ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Është një nismë e Gjermanisë, e mbështetur nga vendet tjera të BE-së si Austria, Sllovenia, Kroacia e pastaj edhe Franca, Italia, Polonia dhe të tjera, që ka për qëllim të ndihmojë në zhvillimin e rajonit, bashkëpunimin e ndërsjellë mes tyre, të sigurojë tërheqjen e investimeve dhe në këtë mënyrë t’i ndihmojë ato vende në përgatitjen e tyre për anëtarësim në BE, në të ardhmen.

“Nuk më duket që Procesi i Berlinit mund të reduktohet në CEFTA”, ka thënë Konjuca, duke bërë thirrje që të bëhen dallime mes çështjeve ekonomike dhe çështjeve të sigurisë.

“Ato që tha Sarrazin në vizitën e tij në Kosovë është faktikisht një lloj modusi i ledhatimit të Serbisë. Nëse do të keni rajon funksional, ne e dimë cila është rruga. Rruga është barazia e Kosovës me Serbinë, si shtete të pavarura, që marrin pjesë në këto marrëveshje rajonale”.

Ai ka thënë se nuk pret heqje të masave të Kosovës në mallrat serbe, sidomos jo deri pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë, të caktuara për shkurt të vitit të ardhshëm.

Kosova është anëtare e CEFTA-s prej vitin 2007 dhe përfaqësohet përmes Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).

Autoritetet kosovare tani kërkojnë që të përfaqësohen si shtet dhe jo përmes misionit të OKB-së.

Shtetet tjera anëtare të CEFTA-s janë Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Moldavia.

Në vitin 2006, këto gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar marrëveshje me qëllim të eliminimit të detyrimeve doganore dhe pengesave të tjera për tregtinë e ndërsjellë./REL

Etiketa: BEGlauk KonjufcakosoveKryetari i Kuvendit të KosovësSerbi

Lajme të lidhura

RAJONI

Kurti dhe Haxhiu takim me kreun e Këshillit të Evropës: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës!

16:27 : 03/06/2026
RAJONI

Gazi amerikan si test i politikës energjetike të Kosovës

15:42 : 03/06/2026
RAJONI

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

13:50 : 03/06/2026
AKTUALITET

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

12:04 : 03/06/2026
AKTUALITET

BE synon të ashpërsojë politikën e azilit/ DW: Qendra paraburgimi për emigrantët në vende të treta

09:13 : 03/06/2026
AKTUALITET

BE: Rekomandohet heqja graduale e kontrolleve kufitare brenda Evropës

08:57 : 03/06/2026
Para

"Tronditëse rënia e numrit të nxënësve", PD: Arsimi ka financimin publik më të ulët në rajon

TË GJITHA

Votimi në OKB, Gjermania mbetet jashtë Këshillit të Sigurimit

14:38 : 04/06/2026

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026

Ballukut i sekuestrohet vila në Dhërmi, SPAK: E fshehu në emër të Igli Tares!

14:15 : 04/06/2026

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom