• Kontakt
Monday, October 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

DW: Rritet numri i shqiptarëve në krimin e organizuar në Gjermani

21:59 : 06/09/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Pjesëmarrja e shqiptarëve në krimin e organizuar në Gjermani ka marrë përmasa të reja, duke u theksuar në raportin më të fundit të Zyrës Federale të Kriminalistikës (BKA) për vitin 2023. Ky raport, i prezantuar të enjten në Berlin, vë në dukje një rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve shqiptarë të dyshuar për përfshirje në aktivitete kriminale.

Sipas të dhënave, numri i shtetasve shqiptarë të dyshuar për krime të organizuara është rritur në 285, nga 254 që ishte në vitin 2022. Përveç shqiptarëve nga Shqipëria, rreth 100 të dyshuar vijnë nga Kosova. Bie në sy se 40% e shqiptarëve të përfshirë në këto aktivitete kriminale janë persona që kanë kërkuar azil në Gjermani dhe kanë përfituar nga sistemi social. Në këtë grup, shqiptarët zënë vendin e dytë, pas shtetasve sirianë.

Më brutalë, më të sofistikuar

Raporti i BKA-së tregon se grupet kriminale shqiptare janë të përfshira gjithnjë e më shumë në tregtinë dhe trafikimin e drogës. Aktiviteti kryesor i këtyre grupeve është trafiku i kokainës dhe produktet e kanabisit. Sipas raportit, në vitin 2023 u zhvilluan 23 procese hetimore për shqiptarët për trafik kokaine dhe 15 për kontrabandë me produkte kanabisi.

Një aspekt tjetër i kriminalitetit të shqiptarëve që del në pah nga ky raport është rritja e dhunës dhe e përdorimit të armëve të zjarrit.

Lexo edhe:

Gjermania nis hetim ndaj “Temu”, dyshohet për manipulim çmimesh

Sulm me armë zjarri në Gjermani, raportohet për disa të plagosur! Autori në arrati

Grupet gjithashtu kanë filluar të përdorin teknologji moderne për të anashkaluar autoritetet, përmes komunikimeve të koduara dhe përdorimit të teknologjive të reja, duke e bërë më të vështirë ndjekjen e tyre. Në raport, shqiptarët renditen të dytët pas gjermanëve sa i përket përdorimit të teknologjive të tilla, duke kaluar grupe të tjera si ato turke, serbe dhe italiane.

Trafiku i lëndëve narkotike në qendër të punës së BKA-së

Krimi i organizuar i lidhur me drogën mbetet një prej shqetësimeve kryesore të autoriteteve gjermane. Rreth 40% e proceseve hetimore të krimit të organizuar për vitin 2023 kanë pasur të bënin me tregtinë e paligjshme të lëndëve narkotike, tha Holger Münch, drejtori i BKA-së.

Ministrja gjermane e punëve të brendshme, Nancy Faeser, lavdëroi punën e autoriteteve në zbulimin dhe goditjen e grupeve të krimit të organizuar, duke nënvizuar se rritja e numrit të rasteve të zbuluara tregon për suksesin e organeve hetimore. Faeser theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në nivel ndërkombëtar, duke marrë si shembull pozitiv edhe krijimin së fundmi të një aleance të re të porteve..
Aleancë e re e porteve europiane – BE do të ndalë kontrabandën e drogës në portet europiane

Si Davidi kundër Goliathit

Raporti i BKA-së për 2023 tregon një nivel të lartë të vazhdueshëm të krimit të organizuar në Gjermani, me një numër gjithnjë e më të madh hetimesh dhe të dyshuarish, si dhe dëme ekonomike në rritje të shkaktuara nga këto aktivitete kriminale.

Përfaqësuesit e sindikatave të policisë gjermane ankohen se lufta mes organeve policore dhe krimit të organizuar nuk është në të njëjtin nivel. Sipas tyre, organet policore gjermane dhe Europol-it u mungojnë kompetenca të rëndësishme për të luftuar krimin e organizuar në mënyrë efektive. Për shembull, për të kryer hetime në shtete të tjera, kërkohet leja e autoriteteve të atyre vendeve, çka paraqet një problem të madh në vende ku niveli i korrupsionit është i lartë.

Zëvendëskryetari i Sindikatës së Policisë, Alexander Poitz, theksoi se duhet intensifikuar bashkëpunimi ndërkombëtar policor për të përballuar kërcënimin në rritje të grupeve kriminale, sidomos në fusha si trafikimi i drogës dhe krimi kibernetik.

“Krimi i organizuar po bëhet gjithnjë e më brutal, dhe përplasjet midis grupeve kriminale po përfshijnë gjithnjë e më shumë armë zjarri dhe eksplozivë, duke u kthyer në një kërcënim të drejtpërdrejtë edhe për personat e pafajshëm”, tha Poitz. /DW

Etiketa: Gjermanikrimishqiptaret

Lajme të lidhura

BOTA

Gjermania nis hetim ndaj “Temu”, dyshohet për manipulim çmimesh

19:03 : 12/10/2025
BOTA

Sulm me armë zjarri në Gjermani, raportohet për disa të plagosur! Autori në arrati

19:29 : 11/10/2025
AKTUALITET

Shqiptarët nuk i ndahen kredive për shtëpi/ BSH: Vetëm 22% e huave janë marrë për financimin e konsumit

19:00 : 10/10/2025
AKTUALITET

IUTE Credit, Kredo.al, NOA, Fondi BESA & Co, 30 milionë euro fitime nga zhvatja e shqiptarëve

21:12 : 09/10/2025
AKTUALITET

Si po sabotohet sekuestrimi i pasurive të krimit

19:31 : 09/10/2025
AKTUALITET

“Duam para nga sekuestrimi i të ardhurave të krimit”, Belgjika-Shqipërisë: Merrni të burgosurit tuaj në burgjet tona

12:06 : 08/10/2025
Para

Ndihmoi në popullaritetin e sambas braziliane, ndërron jetë muzikanti i njohur

TË GJITHA

Riparimet në segmentin Vorë-Ura e Dajlanit, rrugët që do të bllokohen sot

08:45 : 13/10/2025

Kërcimi “zbret” në aeroport: performancë e jashtëzakonshme në TIA nga trupa e baletit të Angjelin Preljocaj

08:39 : 13/10/2025

Lezha dhe Shkodra me pagat mesatare më të ulëta në vend

08:28 : 13/10/2025

E pazakontë në Gjakovë, ndërroi jetë pak muaj më parë, merr 52 vota kandidati për zgjedhjet lokale

08:25 : 13/10/2025

REL: Zgjedhjet lokale në Kosovë – të gjitha partitë “fituan dhe humbën”

08:24 : 13/10/2025

Këmbimi valutor 13 tetor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja

08:14 : 13/10/2025

Studimi: Shqipërisë i duhen 64 vite për të arritur standardin e qeverisjes së BE-së

08:04 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com