• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prokurorja Oltiana Gjoni jep shpjegime për pasuritë e ish-bashkëshortit

Komisioni konstatoi pamundësi financiare të ish-bashkëshortit të prokurores së Durrësit, Oltiana Gjoni, të cilat ajo i kundërshtoi duke argumentuar se pasuritë e ish-partnerit ishin krijuar para martesës dhe se nuk duhet të konsiderohen në analizën financiare.

08:16 : 04/09/2024
në AKTUALITET, VETTING

Prokurorja e Durrësit, Oltiana Gjoni Çifliku u përball të martën më 3 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për gjetjet lidhur me pasuritë e ish-bashkëshortit, si dhe për disa denoncime nga publiku.

Procesi i vetingut për prokuroren Gjoni po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Genta Tafa Bungo dhe anëtare Suela Zhegu. Në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte e pranishme Marie Tuma.

Oltiana Gjoni përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe pas një periudhe stazhi në Prokurorinë e Tiranës, u emërua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Prej vitit 2015, ajo e ushtron funksionin e prokurores pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Relatorja Bungo vërejti në fillim të seancës se prokurorja Gjoni ka shpjeguar se ka jetuar me të fejuarin gjatë periudhës 2011-2015, me të cilin është martuar në 2015-ën. Ndërkohë, janë ndarë faktikisht në vitin 2017 dhe me vendim gjyqësor në 2018-ën. Gjoni ka deklaruar për Komisionin, se nuk ka kërkuar asnjë pjesë nga pasuria e bashkëshortit, pasi janë krijuar para martese.

Lexo edhe:

Sipas KPA, prokurori Ilir Turja dështoi të kundërshtonte barrat e provës për pasurinë

Prokurori Ermir Lelçi dështoi të rrëzonte në Kolegj përfundimet e KPK për pasurinë e profesionalizmin

Bungo konstatoi se nuk janë gjetur probleme në blerjen e një automjeti nga subjekti në vitin 2014 për çmimin 2200 euro; në një llogari ku ish-bashkëshorti depoziton pensionin ushqimor të fëmijës; si dhe për një llogari dy emërore në emër të saj dhe të ish-bashkëshortit.

Në vijim, Bungo renditi një sërë gjetjesh për pasuritë e ish-bashkëshortit të subjektit. Sipas KPK, ish-bashkëshorti ka rezultuar në pamundësi për blerjen e një sipërfaqe toke në Shkallnur të Durrësit në vitin 2014, për vlerën 7 milionë lekë. Kjo pasuri, rezulton të jetë vendosur si barrë hipotekore. Ndërkohë, nga hetimi ka rezultuar se është blerë nga ish-vjehrri subjektit në vitin 2006. Megjithëse ka rezultuar se ish-bashkëshorti dhe babai i tij kanë pasur veprimtari dhe qarkullim financiar në vlera të konsiderueshme në aktivitetet e tyre, nuk rezulton të jetë shpërndarë dividend dhe për rrjedhojë ëhstë konstatuar pamundësi për kryerjen e lkëtij investimi.

Komisioni ka verifikuar dhe një banesë me tre kate. Pagesat për shlyerjen e çmimit të kësaj pasurie rezulton të jenë kryer para se subjekti të fillonte detyrën dhe para martese. Rezulton që prokurorja Gjoni të mos ketë pjesë takuese në këtë pasuri. Megjithatë, KPK i ka kërkuar Gjonit të shpjegojë se përse ish-bashkëshorti nuk e ka shënuar këtë pasuri në deklaratën veting.

Në vijim, Bungo konstatoi se ish-bashkëshorti ka blerë tokë në Xhafzotaj të Durrësit në vitin 2013 për shumën 2.4 milionë lekë. Komisioni konstaton se pasuria është blerë para martesës. Sipas Bungos, dhe në këtë rast, megjithëse ish-bashkëshorti dhe familjarët e tij kanë pasur qarkullime të konsiderueshme të vlerave monetare, nuk është shpërndarë dividend dhe nuk janë konsideruar në analizë, prej nga ka rezultuar pamundësi.

Në këtë tokë, është ndërtuar në vitin 2000 një magazinë, për të cilën KPK vlerëson se subjekti nuk mund të ngarkohet me përgjegjësi.

Komisioni konstaton se, ndryshe nga sa deklaruar ish-bashkëshorti i subjektit për shkëmbimin e një automjeti të llojit Reno me një Benz në vitin 2003, ka rezultuar se për këto mjete ka kontrata shitblerje. Për rrjedhojë, nga analiza financiare për Benz-in, ka rezultuar pamundësi financiare në shumën 500 mijë lekë.  Edhe për blerjen e automjetit të llojit Reno në 2011-ën, është konstatuar bilanc negativ në shumën 873 mijë lekë.

Ish-bashkëshorti subjektit ka deklaruar aksionet e tij në disa shoqëri. Sipas KPK, duket se ai nuk ka pasur të ardhura të mjaftueshme për investimet e kryera. Nga analiza financiare paraprake e përgjithshme, ka rezultuar pamundësi në vlerën 8.8 milionë lekë.

Prokurorja Gjoni falënderoi Komisionin për objektivitetin në hetimin administrativ të kryer ndaj saj. Ajo theksoi se martesa e saj faktike ka qenë vetëm dy vjet e gjysëm, ndërkohë që të gjitha barrat e provës kanë të bëjnë me pasuritë e ish-bashkëshortit. Subjekti këmbënguli se vërtetohej me prova se ato pasuri ishin të ish-bashkëshortit dhe familjarëve të tij.

Për pamundësinë në blerjen e tokës bujqësore, Gjoni tha se pagesa ishte kryer prej ish-vjehrrit në vitet 1996-1997, para fillimit të detyrës dhe para martesës. Sipas saj, edhe ish-bashkëshorti në atë kohë ka qenë 11 vjeç.

Lidhur me nënshkrimin e kredisë në vitin 2016, ajo shpjegoi se ishte ristrukturuar kredia dhe kishte firmosur në cilësinë e bashkëshortes. Ajo kërkoi që vlera e kësaj pasurie dhe shpenzimet e kryera të mos përfshihen në analizën financiare.

Lidhur me automjetet, subjekti shpjegoi se ish-bashkëshorti kishte bërë aksident me makinën e llojit Reno dhe për arsye besëtytnie kishte vendosur të mos e përdorte më. E kishte shkëmbyer me Benz-in në pronësi të një shtetasi të Kosovës, ndërsa kontrata e shitblerjes ishte kryer pasi figuronte ende ish-bashkëshorti si pronar i automjetit Reno. Ajo nënvizoi se dhe vetë blerësi deklaron se nuk ka paguar asnjë vlerë monetare për makinën.

Lidhur me konstatimin për pamundësinë në investimet e kryera në kapitalin themeltar të një shoqërie, Gjoni shpjegoi se ish-bashkëshorti nuk i ka dhënë shpjegime për veprimtaritë e tij tregtare dhe se ajo nuk e kishte bezdisur me pyetje. Sipas subjektit, ish-bashkëshorti nuk kishte bërë pagesë të kapitalit themeltar, por në cilësinë e administratorit kishte kryer disa operacione financiare të aktivitetit të shoqërisë.

Ajo shtoi se dhe ortaku ka deklaruar se ish-bashkëshorti nuk kishte kryer pagesë dhe se kjo kishte sjellë edhe konflikt mes tyre. Gjoni kërkoi të mos përfshihet në analizë vlera e kuotave, duke u mbajtur në vëmendje se janë krijuar para martese dhe se nuk ka pasur dijeni.

Subjekti theksoi se ish-bashkëshorti ka pasur pasuri vetjake, prej të cilave ajo nuk ka përfituar asgjë. Sipas saj, kur kanë qenë të martuar, ai nuk ka krijuar asnjë pasuri, madje dhe ka humbur. Aj nënvizoi se pasuria e saj e vetme është një automjet për të cilin provohen burimet e ligjshme dhe këmbënguli se e kalon testin për pasurinë.

Komisioni nuk evidentoi probleme domethënëse në kriterin e figurës dhe të profesionalizimit, megjithatë, subjekti dha shpjegime të detajuara për disa denoncime.

Në përfundim, prokurorja Oltiana Gjoni Çifliku kërkoi konfirmimin në detyrë. KPK njoftoi se vendimi do të shpallet më datë 4 shtator, në orën 15:45./Reporter.al

Etiketa: kpkOltiana Gjoni ÇiflikupasuriProkurorja e Durrësitvetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sipas KPA, prokurori Ilir Turja dështoi të kundërshtonte barrat e provës për pasurinë

16:29 : 05/07/2025
AKTUALITET

Prokurori Ermir Lelçi dështoi të rrëzonte në Kolegj përfundimet e KPK për pasurinë e profesionalizmin

15:57 : 05/07/2025
AKTUALITET

Mediat italiane: Familja kriminale shqiptare riinvestoi paratë e drᴏgës në mes të Veronës

21:59 : 04/07/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Andri Ymeri

11:44 : 04/07/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Sekuestrimi i pasurive të Suel dhe Mario Çelës në Itali, publikohen PAMJET nga operacioni

18:25 : 03/07/2025
Suel Çela dhe SPAK
AKTUALITET

SPAK i sekuestroi 4 mln euro pasuri, babai i Suel Çelës: Janë të ligjshme, disponoj 3 vendime gjykate

15:54 : 03/07/2025
Para

"Spiune" e kinezëve, arrestohet Kryebashkiakja filipinase

TË GJITHA

Plagoset me thikë shqiptari në Mal të Zi

22:43 : 05/07/2025

Beccheti, Cez, Bankers dhe gjuetari që donte të vriste ariun

22:37 : 05/07/2025

Multivitaminat/ Si mund ta dëmtojnë ato sistemin tuaj imunitar

22:28 : 05/07/2025

Arben Malaj: Rama qeveris me autoritarizëm! Veprimi në Vlorë, antiligjor

22:05 : 05/07/2025

“Rama, Ajatollahu i Shqipërisë”, avokati: Bashkitë, si komitetet ekzekutive në komunizëm

21:55 : 05/07/2025

EMRI/ Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

21:41 : 05/07/2025

Maqedonia e Veriut do vendosë taksë beqarëve? Mickoski: Më shumë vdekje se sa lindje

21:30 : 05/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com