Rreth një orë ka zgjatur hapja e sesioni të ri parlamentar.
Fillimisht kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka kërkuar që të gjithë deputetët të ngrihen në këmbë për të respektuar himin kombëtar.
“Të nderuar kolegë deputetë, sot hapin sesionin e shtatë të legjislaturës së dhjetë dhe me rastin e hapjes, uroj të kemi një sesion sa më të suksesshëm. Ftoj të gjithë kolegët deputetë të ngrihen në këmbë për të respektuar himin kombëtar. Në këtë ditë të hapjes, President i republikës, ka dërguar një mesazh që është bërë publik dhe u është vënë në dispozicion deputetëve. E falënderojmë presidentin për mesazhin dhe e garantojmë se Kuvendi do ta kryejë detyrën në lartësinë që i detyron Kushtetuta”, tha Spiropali.
Në një moment gjatë fjalës propaganduese, Spiropali ia plas të qeshurës, pasi mesa duket as vetë nuk i beson ato që po lexon duke vendosur theksin se “Shqipëria ka bërë progres me qeverisjen e Ramës”.
“Vetëm të verbrit nuk shohin se kohët kanë ndryshuar. Se vetë Shqipëria ka ndryshuar në mënyrë të pakrahasueshme me një dekadë më parë. Ka ndryshuar qytetarët dhe pritshmëritë e tyre”, tha Spiropali e cila qeshte gjatë fjalës së saj.
- Ndryshon përbërja në Komitetin e Stabilizim, PD-ja heq Alibeajn, Agalliun dhe Pampurin
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka njoftuar disa ndryshime të deputetëve në Komitetin e Stabilizimin BE-Shqipëri.
Më kërkesë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, janë hequr nga Komiteti Ndërkombëtar për Stabilizimin BE-Shqipëri tre deputetë dhe janë shtuar tre të tjerë.
Deputetët që janë hequr nga lista janë Enkelejd Alibeaj, Arbi Agalliun dhe Orjola Pampurin, e në vend të tyre janë shtuar Oerd Bylykbashi, Agron Gjekmarkaj dhe Sajmir Korreshi.
- Spiropali fton opozitën: Merrni vendin dhe përgjegjësitë tuaja në komisionet e posaçme!
Më tej, Spiropali ftoi opozitën t’i bashkohet komisioneve të posaçme parlamentare dhe të marrin përgjegjësitë e tyre.
‘’Do të vijojnë punën dy komisionet e posaçme, qëllimi i të cilëve është avancimi i reformave, në mënyrë që të mos ketë asnjë kthim mbrapa. Mbështetja dhe fuqizimi i institucioneve të pavarura dhe i pavarësisë së degëve të qeverisjes, që ato të rrisin përgjegjshmërinë dhe transparencën para vendit dhe qytetarëve.
Pozitive të bashkëpunojmë për komisionet hetimore, sepse bashkarisht duhet të zbulojmë gabimet e punës së institucioneve dhe të nxjerrim përgjegjësitë. Opozita të marrë vendin dhe përgjegjësitë e saj në këto komisione të posaçme. Të provojmë se jemi ligjvënës të denjë, bashkëndërtues të institucioneve dhe bashkëmbrojtës të vlerave demokratike
Të shndërrojmë Kuvendin në një hapësirë lirie, por edhe në arenën e një ushtrimi të vështirë përgjegjësie dhe përgjegjshmërie Shqyrtimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese do të jetë një ndër prioritetet e Kuvendit gjatë këtij sesioni. Rritja e përgjegjshmërisë, produktivitetit, transparencës dhe llogaridhënies së Kuvendit përpara qytetarëve do të jenë prioritet i Kuvendit edhe gjatë këtij sesioni.
Mbikëqyrja dhe kontrolli parlamentar, sidomos nga opozita, do të jenë një prioritet i Kuvendit’’, tha Spiropali.
- Kallëzuan Ballukun në SPAK, protestuesit e Thumanë-Kashar mblidhen para Parlamentit
Ka nisur me protesta jashtë Parlamentit, sesioni i ri parlamentar, pasi qytetarët të shumtë janë mbledhur përpara godinës së Kuvendit.
Ata kanë kërkuar hyrje dalje në segmentin Thumanë-Kashar, pasi janë izoluar. Ata kanë kërkuar që të futen në ambientet e Parlamentit që të flasin me krye parlamentaren Elisa Spiropali, por nuk janë lejuar nga policia.
Banorët kanë bërë edhe një kallëzim në SPAK lidhur me zëvendës kryeministren Balluku.
- Banorët e Thumanës protestojnë para Kuvendit: Rama fshihet si mi, nuk ngopet me para
anorët e Rrethit të Krujës ndryshe nga herët e tjera, protestën e tyre e kanë zhvendosur përpara Kuvendit, teksa ky i fundit nisi punimet e sesionit të ri.
Të indinjuar edhe me heshtjen e shumë mediave, mbështetësse siç thonë ata të kryeministrit dhe korrupsionit të tij, banorët shprehen para Kuvendit se Rama mbetet një nga ata zyrtar që shantazhon dhe bën masakra mbi popullin.
Sipas tyre, Rama në vend që të vinte dhe të përballej me ta ndaj kërkesave të vazhdueshme të tyre për akses në autostradën Thumaë-Kashar, ikën dhe nuk pranon negociata me banorët.
“Ju cënon e shnatazhon jetën, bën masakra me popullin. Të gjithë rrinë nëpër stola e s’protestojnë për jetën. Do hysh në histori si maskarai më i madh, që kërcënon media, që e mbajnë veten për media e lirë.
Turp për popullin e Ramës, që fshihet si mi e s’na jep përgjigje. Me votën e popullit është vendos, nuk ngopet me pare, në burg do i marrësh masakara, u shpreh një nga protestuesit para Parlamentit.
Protesta e banorëve të Thumanës/ Bardhi-Ballukut: Jepi zgjidhje! Mos u ço armata për t’i shtypur
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi sesionin e ri parlamentar e nisi duke u ndalur te protesta e banorëve të Krujës dhe Fushë Krujës, të cilët janë mbledhur në protestë para godinës së Parlamentit.
Gjate fjalës se tij në Kuvend, Bardhi u shpreh se ata po kërkojnë hyrje dalje në autostradën Thumanë-Kashar, ndërsa i bëri thirrje ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, t’i dëgjojë dhe t’u japë zgjidhje.
Ndër të tjera, Bardhi iu drejtua dhe ministrit të Brendshëm të mos dërgojë forca policie për të shtypur protestën e banorëve të asaj zone.
“U ndalëm të takonim banorët e bashkisë së Krujës, pasi zëri i tyre nuk dëgjohet as nga mazhoranca as nga qeveria, kërkesa e tyre është sa e thjeshtë dhe aq jo-impeniative. Rruga të duket sikur po ecën në det, për shkak të cilësisë së rrugës. Po ata nuk protestojë për cilësinë. Kanë një kërkesë minimale. Kërkojnë hyrje dalje në rrugë kombëtare dhe është minimaliste, që kërkon thjesht dashamirësi për të dëgjuar zërin e kërkesave të drejta. Zonja ministre të kërkoj që t’i dëgjosh pas seancës, meqë nuk i prisni në institucione, dhe t’u japësh zgjidhje. Nuk është zgjidhje, zoti ministër i Brendshëm, të dërgosh armata, është turp që harxhon burime njerëzore për të shtypur protestën e grave, vajzave, burrave të asaj zone. Jepini zgjidhje”, tha Bardhi.
- Bardhi: PD do rritë pensionin
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, gjatë fjalës së tij në nisjen e sesionit te ri në Parlament tha se kryeministri Edi Rama me aferat, e tij i ka vënë “flakën” Shqipërisë, duke e varfëruar dhe shpopulluar.
Më tej Bardhi listoi katër prioritete të Partisë Demokratike: reformën zgjedhore, rritjen e pensionit minimal , ligjin për caktimin e minimumit jetik dhe mbeshtetjen ndaj bujqësisë.
“Nuk është vetëm opozita që ngre shqetësimin për varfërinë dhe përkeqësimin e jetesës së shqiptarëve! Është Fondi Monetar Ndërkombëtar që thekson se 30 % e familjeve shqiptare janë në vështirësi për të garantuar bukën e përditshme. Janë raportet ndërkombëtare të cilat theksojnë se më shumë se 35% e familjeve shqiptare nuk kanë mundësi të paguajnë dritat dhe ujin. Është Raporti i UNICEF që thotë se 47% e fëmijëve shqiptarë nuk ushqehen siç duhet. Dhe këto janë shifra që duhet të na anarmojnë të gjithë bashkë. Ky duhet të jetë fokusi i këtij Kuvendi, kjo duhet të jetë puna jonë e përditshme, pa ndasi, pa retorikë, pa propagandë.
Prandaj do të duhej të ishte në nderin e këtij Kuvendi, ta niste këtë sesion të ri duke u dhënë prioritet të paktën tre nismave që ka propozuar opozita:
Ligjit për përcaktimin e minimumit jetik;
Rritjes së pensioneve;
Financimit të sektorit të bujqësisë.
Këtu duhet të fokusohemi ne. Ky duhet të ishte fokusi i këtij Kuvendi, jo klientelizmi, jo lufta ndaj qytetarëve, jo varfërmi i tyre dhe pasurimi i një grushti afër Edi Ramës, që e kanë kthyer vendin në plaçkë korrupsioni.
Nga kjo foltore, nga kjo sallë, unë do të garantoj çdo qytetar shqiptar se opozita, Partia Demokratike do të luftojë për Shqipërinë e shqiptarëve, jo për Shqipërinë e një grushti pushtetarësh. Do të luftojmë për Shqipërinë ku mund të jetohet dhe punohet me dinjitet, jo për Shqipërinë ku ligjin e bën më i forti dhe ku pasurimi kalon vetëm përmes korrupsionit.
Flaka që Edi Rama i ka vënë Shqipërisë do të duhet të marrë fund me votën e shqiptarëve! Ne, si opozita e këtij vendi, kemi detyrimin historik të ndalim të keqen më të madhe që vendi ka patur pas diktaturës. Në thelb, regjimi i Edi Ramës nuk ndryshon shumë nga ai i Enver Hoxhës. Ai ndërtoi një diktaturë bardh e zi, ky i sotmi ka ndërtuar një diktaturë me ngjyra, në të cilën njerëzit kanë frikë të flasin, nuk ka zgjedhje të lira, nuk respektohet shteti ligjor, nuk ka ekonomi tregu. Na duhet një bashkim i madh me shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërisë!
Grupi ynë parlamentar, opozita, do të qëndrojë fort për interesat e qytetarëve, në këtë sallë dhe jashtë kësaj salle, me qëllimin e vetëm që shqiptarët të kenë mundësi për të ndërtuar të ardhmen e tyre këtu”, tha Bardhi.
- Mbetjet toksike/ Duka: Qeveria dhe shteti fshehën kokën dhe përgjegjësinë!
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, gjatë fjalës së tij në Kuvend, është ndalur te çështja e mbetjeve toksike.
Duka deklaroi se qeveria e Ramës dhe shteti u sollën në mënyrën më shembullore të papërgjegjshmërisë.
“Dua të ngre shqetësimin për mbetjet toksike të kompanisë Kurum. Qeveria dhe shteti u sollën në mënyrën më shembullore të papërgjegjshmërisë. Fshehën kokën dhe përgjegjësitë. Ata nuk dinë asgjë, as dogana, as Ministria e Mjedisit, as Autoriteti Portual, as Policia dhe as kontrolli Kufitar. Nëse vërtet nuk di gjë, tregon se ai është shpartalluar në atë masë sa për muaj e vite më radhë, vinçat shkarkojnë lloj lloj malli dhe nuk dinë asgjë. I bashkohen cdo kërkese për interpelancë për të bërë transparencë për këtë çështje . Nuk mund të lejojmë që në një vend ku ndodhin këto skandale me këto pasoja katastrofike mjedisore, të shikojmë videoklipet e qeveritarëve që dalin në televizion me qese në dorë duke pastruar vendin”, tha Duka.
- Seanca e radhës
Seanca pasuese do të jetë ajo e 12 shtatorit, ku priten dy vendime të rëndësishme sa i përket mandatit të deputetëve socialist Olta Xhaçka dhe Vullnet Sinaj. Ndërkohë, mocioni për mandatin e deputetit Sinaj do të shqyrtohet nga Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në një mbledhje të thirrur në datën 4 shtator.