• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mbetjet toksike/ Berisha: Dogana falsifikoi kodet, pas aferës qëndron Rama

20:48 : 22/08/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë fjalimi të mbajtur në tubimin e sotëm është ndalur sërish tek skandali i transportit të 816 ton mbetjeve toksike të dala nga porti i Durrësit dhe të evidentuara në Tailandë, e cila i ka kthyer sërish mbrapsht drejt vendit ton.

Berisha hodhi akuza drejt institucionit të Doganës, e cila sipas tij, ka ndryshuar kodet, duke i vendosur kodet e lëndëve jo toksike në ngarkesat e lëndëve toksike.

Sipas liderit demokrat, pas kësaj afere qëndron Qeveria shqiptare dhe Edi Rama. Berisha hodhi akuza edhe ndaj Gent Gazhelit, kreut të Doganës, që sipas kreut të opozitës, ai pyet vetëm Edi Ramën.

Berisha deklaroi më tej se edhe pse në këtë aferë janë përgjegjës direkt Ministria e Financave, Ministria e Mjedisit, me ligj Ministria e Infrastrukturës, ministri aktual i Mbrojtjes Pirro Vengu, SPAK hesht në mënyrë më kriminale dhe më të paturpshme.

Sali Berisha: Në këtë regjim pothuajse çdo ditë, qytetarët e këtij vendi përballen me një krim të ri, të cilin për fat të keq e etiketojmë skandal, por që në realitet është krim i madh, rrezik i madh, kërcënim i madh. Dhe kjo, e bën qytetarët e Shqipërisë, qytetarët më të pambrojtur të rajonit dhe Europës, për fatin e tyre, për punën e tyre, për biznesin e tyre, për shëndetin e tyre, për shkollimin e fëmijëve të tyre, vendos një regjim i zhytur këmbë e kokë në krim, në vjedhje dhe drogë. Nuk ka sot qytetar më të pasigurtë dhe të kërcënuar se shqiptarët. Krimi i fundit është një krim që mund të ndodhë vetëm në narkoshtete, apo në shoqëri parashtetërore. Nuk ndodh kurrë në një shtet me respekt minimal ndaj ligjit, çfarë do që të jetë ai. Trafiku i mbetjeve toksike është fytyra e vërtetë e Edi Ramës, dhe qeverisë së tij.

Lexo edhe:

14 urdhër-arreste/ SPAK jep detajet: Grupi i Franc Çopjas trafikoi 28 ton kokainë drejt Europës

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

Ajo që ka ndodhur me këto mbetje dëshmon pasigurinë e plotë dhe totale për çdo qytetar shqiptar në këtë vend. Dëshmon kërcënimin e madh, të jetës dhe shëndetit të çdo qytetari nga kreu i narkoshtetit Edi Rama, dhe suita e tij. Pas dy javës zhurme kombëtare dhe botërore, për mijëra ton mbetje toksike që u nisën nga Durrësi për në Tajlandë, rezulton se Edi Rama me heshtjen e tij ka faktuar të gjitha akuzat që janë bërë këtu, në media shqiptare dhe ndërkombëtare, se prapa aferës qëndron qeveria shqiptare, qëndron Edi Rama. A ka akt falsifikimi më të madh, a ka akt kërcënimi më të madh për qytetarët shqiptarë, rrezikimin më të madh të jetës dhe shtetit të tyre, se sa institucionet zyrtare të ndryshojnë kode dhe të vendosin kodet e lëndëve jo toksike në ngarkesat e lëndëve toksike. Kjo do të thotë të vendosësh etiketën e sheqerit, të orizit, aty ku është helmi, ku janë toksinat dhe krim më makabër se ky nuk mund të bëhet. Kjo praktikë e padëgjuar ndonjëherë, kjo praktikë u zbatua në rastin e kontenierëve të cilëve ju ndryshua kodi. Nga lëndë toksike që përmbanin, në lëndë jo toksike dhe këtë e bëri institucioni shtetëror doganë.

Me këtë praktikë, me këtë falsifikim të tmerrshëm në Shqipëri, për të mbushur xhepat Edi Rama dhe suita e tij, mund të futet çdo lloj helmi, çdo lloj plehu, çdo lloj toksine. Ndryshimin e kodeve e ka bërë dogana, por kush është kreu i doganave. Kreu i doganave është ish-bashkëvjedhësi i Edi Ramës, financieri i partisë së krimit, Gazheli. Do ta akuzoja me forcën më të madhe ish-ministrin që e shkarkuan, por nuk e bëj se Gazheli atë e kishte vartës, nuk e pyeste se është i gjallë. Gazheli pyet vetëm një njeri në Shqipëri, ai pyet Edi Ramën. Aktin nuk mund ta bënte kurrë me porosi të njeriu tjetër, përveç Edi Ramës. Sot në media kanë qarkulluar emrat e disa biznesgrave. Ato janë Gugallet, Zotot, Mërtirët e helmeve. Ato janë prestanomet e Edi Ramës, lubi Ballukut, etj., ministra.

Ju duhet ta dini se ligji për eksportin e mbetjeve, cila do qofshin ato, ka kërkesa shumë të rrepta. Së pari autorizimi jepet me firmë të ministri. Së dyti nuk ndërmerret asnjë akt nëse nuk sillet vërtetimi nga vendi pritës, se ai pranon mallin e eksportuar. Por për Shqipërinë, narkoshtetin e Edi Ramës, vendin ku të gjitha pushtetet janë në dorën e një njeriu, asnjë rregull, asnjë ligj nuk ka vlerë, nuk ka rëndësi. Kjo aferë kriminale, e pashembullt, dëshmon se në Shqipëri mund të futen qindra e mijëra tonelata nga armë dhe substanca kimike në zbërthim të diktatorëve në paraskadim, gjer tek helme të industrive petrokimike për tu likujduar. Ndërrimi i kodeve është krimi më i shëmtuar, kërcënimi më i madh. Loja me kodet është lojë me jetën e shqiptarëve, lojë me shëndetin e shqiptarëve. Kjo është lojë e Edi Ramës dhe askujt tjetër.

Ndonëse transporti i paautorizuar i helmeve dhe lëndëve të rrezikshme përbën kërcënim madhor për njerëzit dhe mjedisin. Ndonëse në këtë aferë janë përgjegjës direkt Ministria e Financave, e Mjedisit, me ligj Ministria e Infrastrukturës, lubi Balluku, ministri aktual i Mbrojtjes, dezertori i shërbimi ushtarak, Pirro Vengu. Megjithatë Skrapi i partisë hesht në mënyrë më kriminale, më të paturpshme. Hesht për tu dëshmuar shqiptarëve se nuk është gjë tjetër veç se një vegël e verbër në duart e kësaj bande kriminale. Hesht para një afere e cila nuk mund të kurrë të realizohet pa një grup të strukturuar, apo organizatë të strukturuar kriminale të jo më pak se katër apo pesë institucioneve. Nuk mundet kurrë të realizohet pa shkelje të rënda të ligjeve, e me gjithë këtë për Altin mercenarin ky është një krim intelektual, dhe ai nuk merret me krime intelektuale. E ka fjalën për intelektualin e Edi Ramës. Ky qëndrim i papërgjegjshëm ky qëndrim në mbështetje të këtij krimi të madh, i skapit të partisë, bën gjithnjë e më jetike betejën e tonë për qeveri teknike, për zgjedhje të lira.

Etiketa: doganaEdi Ramakodetmbetjet toksikendryshoiSali Berishaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

14 urdhër-arreste/ SPAK jep detajet: Grupi i Franc Çopjas trafikoi 28 ton kokainë drejt Europës

17:13 : 08/08/2025
AKTUALITET

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

15:50 : 08/08/2025
AKTUALITET

SPAK operacion antidrogë në disa qytete, lëshohen 15 masa sigurie

12:39 : 08/08/2025
AKTUALITET

Kryeministrin nuk ka kush ta rikujtojë

11:01 : 08/08/2025
AKTUALITET

Dosja “Veliaj”/ Ndihmoi Ajolën për “pastrim parash”, SPAK toleroi Gent Sulën e “Intersig”

10:36 : 08/08/2025
AKTUALITET

Zelensky telefonatë me “liderin global”, Ramën: Po punojmë për t’i dhënë fund luftës!

18:11 : 07/08/2025
Para

Arsimi, nga 1 tetori hyn në fuqi sistemi i ri, zyrat vendore do të kenë më pak fuqi

TË GJITHA

WASHINGTON, DC - APRIL 07: U.S. President Donald Trump (R) speaks alongside Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu with a model of Air Force One on the table, during a meeting in the Oval Office of the White House on April 7, 2025 in Washington, DC. President Trump is meeting with Netanyahu to discuss ongoing efforts to release Israeli hostages from Gaza and newly imposed U.S. tariffs. (Photo by Kevin Dietsch/Getty Images)

“Nuk ka uri në Gaza”/ Trump i bërtet Netanyahu gjatë telefonatës për raportet mbi krizën humanitare

17:22 : 08/08/2025

Falimenton Vitesse, ish-ekipi i Brojës zhduket nga futbolli profesionist pas 133 vitesh histori

17:22 : 08/08/2025

14 urdhër-arreste/ SPAK jep detajet: Grupi i Franc Çopjas trafikoi 28 ton kokainë drejt Europës

17:13 : 08/08/2025

Zjarri përfshin malin e Tragjasit, situata në Vlorë mbetet kritike

17:12 : 08/08/2025

SHBA ofron 50 milionë dollarë për arrestimin e Maduros

17:11 : 08/08/2025

Qytetari kap mashtrimin me makinat nga Koreja: E njëjta makinë, 100 mijë km më pak dhe çmim më i lartë

16:59 : 08/08/2025

VIDEO/ Në kërkim nga Shqipëria, kreu i një bande kapet në një vilë luksoze në Spanjë. Tentoi arratisjen

16:58 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com