• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Projektligji i qeverisë për diplomacinë shqiptare pritet me kritika

09:52 : 16/08/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Në muaj gusht, kur shumica e zyrtarëve publikë apo përfaqësuesve të trupit diplomatik janë me pushime, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka hedhur për konsultim publik një projektligj për “Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, thuajse nëntë vjet pasi ndryshimet e fundit ligjore shkaktuan një debat politik.

Përmes draftit të hedhur për konsultim, Ministria e Jashtme synon të zgjasë mandatin e ambasadorëve nga tre në katër vjet si dhe t’u japë atyre të drejtën e një mandati të dytë të njëpasnjëshëm në vendin pritës.

Ministria propozon gjithashtu që të ndryshojë procedurat e emërimit për krerët e misioneve diplomatike, duke anashkaluar rolin e deritanishëm të Kuvendit. Historikisht, kandidatët për ambasadorë paraqiten në Komisionin e Politikës së Jashtme në Parlament për seancë dëgjimore përpara dekretimit nga Presidenti i Republikës, por me projektligjin e ri, kjo seancë shtyhet për t’u zhvilluar pas dekretimit.

Shërbimi i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë përbëhet nga Ministria, misionet diplomatike dhe postet konsullore, të cilat sipas ligjit, zbatojnë politikën e Jashtme të vendit në përputhje me interesat kombëtare.

Aktualisht, Shqipëria ka 46 përfaqësi dhe misione diplomatike nëpër botë si dhe tetë konsullata.

Lexo edhe:

Rama kritikon Europën nga Riadi: S’ka një plan paqeje, i duhet dush përulësie

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

Propozimet ligjore për shërbimin e jashtëm vijnë nëntë vjet pasi qeveria e kryeministrit Edi Rama vendosi të shfuqizojë kufirin prej 20% të kandidatëve që mund t’i rekrutonte jashtë sistemit të karrierës diplomatike, nga radhët e personaliteteve të shquara në fusha të tilla si marrëdhëniet ndërkombëtare apo ekonomia, kultura apo shkenca.

Në praktikë, heqja e këtij kufiri u hapi rrugën e karrierës diplomatike disa prej funksionarëve të Partisë Socialiste – një lëvizje që sipas ekspertëve të politikës së jashtme e ka dëmtuar diplomacinë.

Albert Rakipi, kryetar i Institutit të Studimeve Ndërkombëtare, është kritik për propozimet e fundit ligjore, që sipas tij jo vetëm që nuk korrigjojnë ligjin e vitit 2015, por e thellojnë atë. Sipas Rakipit, heqja e pragut prej 20% ka sjellë klientelizëm në diplomaci dhe ka vendosur në pozitë të pafavorshme diplomatët e karrierës.

“Emërimet klienteliste në shërbimin e jashtëm bazuar kryesisht tek klani, qoftë ky klan politik, krahinor, mbi lidhje gjaku apo edhe një klan që bazohet te marrëdhënia transaksionale, paraja dhe favoret, që tashmë është ndoshta dominues, përfundojnë për fat të keq në krijimin e një mostre që dikur e kam quajtur ‘tirania e kushërinjve’. Dhe kushërinjtë, siç shpjegova nuk janë kushërinj vetëm mbi lidhje gjaku,” thotë Rakipi.

Edhe Afrim Krasniqi nga Instituti i Studimeve Politike i tha BIRN se projekti nuk adreson shqetësimin e krijuar në vitin 2015 për politizimin e diplomacisë, ndërkohë sipas tij, draft-ligji nuk shpjegon as formalisht se çfarë problemesh ka ligji në fuqi dhe si ka funksionuar ai.

Krasniqi kritikon gjithashtu heqjen e kritereve të karrierës.

“Në ligjin e ri janë hequr kritere kualifikues dhe skualifikuese të karrierës, duke hapur mundësinë që gjithkush të mund të emërohet si diplomat,” tha ai.

Zgjatja e mandatit të diplomatëve nga 3 në 4 vjet si dhe mundësia për të pasur një mandat të dytë të njëpasnjëshëm vlerësohet nga ekspertët si një ndryshim që legjitimon situatën aktuale në shërbimin e jashtëm. Ata vlerësojnë gjithashtu se drafti i hedhur për konsultim ka nonsense logjike.

Krasniqi nga Instituti i Studimeve Politike i tha BIRN se pjesa më e madhe e drejtuesve të misioneve diplomatike janë jashtë mandatit të tyre 3-vjeçar të parashikuar nga ligji.

“…një pjesë po ashtu e madhe janë figura politike, që janë deleguar nga ministri i jashtëm dhe kryeministri”, shtoi ai.

Krasniqi theksoi gjithashtu procedura e propozuar e emërimit e nxjerr parlamentin jashtë loje.

“Mendoj që është nonsens, do duhej të kishte një vlerësim nëse procedurat në komisionin parlamentarë kanë qenë efektive, por nuk ka sens (seanca dëgjimore) për sa kohë që ka marrë dekretin e Presidentit,” thotë Krasniqi, ndërsa thekson se varianti i propozuar mund të sjellë ngërçe edhe me vendet pritëse.

Të njëjtin mendim ndan edhe Albert Rakipi, sipas të cilit seanca dëgjimore në Parlament është një moment që ndihmon një proces më të drejtë.

“Parlamenti nuk është një departament i qeverisë. Pavarësisht se Komisioni Parlamentar i Punëve të Jashtme nuk ka kompetencë për të vendosur nëse kandidati i propozuar nga qeveria duhet të vijojë procedurën apo jo, gjithsesi seanca dëgjimore në komision ishte një barrierë për të ndihmuar një proces të drejtë bazuar në kritere profesionale, sidomos kur këto dëgjesa bëhen publike,” tha Rakipi.

Ai theksoi gjithashtu se shtyrja e mandative të ambasadorëve është demonstrim se ligji sa do i mirë të jetë, nuk ka vlerë.

“Pavarësisht se çfarë ishte shkruar në ligj, ne arritëm një rekord të paparë, kur në shumicën e kryeqyteteve të Europës, ambasadorët mbetën të palëvizuar për një dekadë apo më shumë,” përfundoi ai./ BIRN

Etiketa: diplomaciaIgli HasanikritikaProjektligjiqeveriaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama kritikon Europën nga Riadi: S’ka një plan paqeje, i duhet dush përulësie

18:38 : 28/10/2025
AKTUALITET

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

22:20 : 27/10/2025
AKTUALITET

‘100 mln euro nga buxheti te Becchetti’/ Teliti: ‘Sukseset’ e qeverisë, i paguan populli!

18:35 : 26/10/2025
BOTA

Miliarderi i dhuron Pentagonit 130 milionë dollarë për të paguar ushtarët gjatë mbylljes së qeverisë

17:26 : 26/10/2025
AKTUALITET

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025
RAJONI

Dështon formimi i Qeverisë së re në Kosovë, Kurti nuk merr votat e nevojshme

12:20 : 26/10/2025
Para

Prapaskenat e deportimit, Dervishaj dhe Meçaj shkelën rëndë kushtet e lejes së qëndrimit në Dubai

TË GJITHA

Horoskopi, 29 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 28/10/2025

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025

Pamjet/ Momenti kur shoqërohet në komisariat 63-vjeçari që vrau me thikë Keli Hoxhën në Berat

22:48 : 28/10/2025

Aksident me vdekje në Tepelenë/ Motori përplaset me barrierat, humb jetën 25-vjeçari (EMRI-FOTO)

22:37 : 28/10/2025

Kampi i Gjadrit, deputetët italianë: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet

22:21 : 28/10/2025

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com