Një zjarr masiv ka përfshirë mesditën e kësaj të enjte parkun arkeologjik të Finiqit, i cili ndodhet 9 km në lindje të qytetit të Sarandës.
Zona është mbuluar nga tymi, teksa mësohet se flakë po përparojnë drejt banesave, duke i rrezikuar këto të fundit.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin e flakëve dhe shuarjen e zjarrit, teksa k♪7rkohet edhe ndërhyrja nga ajri. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, nëse ka qenë i qëllimshëm apo jo.
Qyteti antik mori statusin Park Arkeologjik Kombëtar në vitin 2005. Ai ndodhet në një kodër 283 m të lartë mbi nivelin e detit, 9 km në lindje të qytetit të Sarandës.














