• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të gjithë ata që Rama vodhi nga “tava” e Metës

18:17 : 03/08/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Edi Rama e zboi Vangjel Tavon dhe kolegët e tij, në vitin 2017, me pretekstin, se ata e donin pushtetin për tepsinë dhe tavën e të mirave që ofronte. Ai mbylli kufirin katër vite më pas, me justifikim kovidin, që ta privonte atë nga mandati i deputetit, duke penguar ardhjen e minoritarëve për të votuar.

Por sot, tetë vite pas largimit nga pushteti dhe katër vite pa qenë deputet, Vangjel Tavo është simboli më i mirë i shprehjes: “Bëji nënën të të thotë baba”.

Pasi e zhveshi nga çdo mundësi Rama e afroi ish lë-së-i-stin si shërbëtor për zgjedhjet e Himarës, ku i duhet një kolaboracionist minoritar, për të paqtuar marëdhëniet me Athinën.

Por, rasti i Vangjelit që rend sa nga një “tavë” tek tjetra, nuk është vjedhja e vetme që rilindja ka bërë mes ish besnikëve të Metës. Lapsi.al i është kthyer të gjitha atyre për të parë një betejë që zhvillohet në kuadër të luftës kundër opozitës.

Episodi i kthyer në hit në rrjetet sociale, është ai i videos nën avujt e alkoolit, kur kryeministri dhe deputeti ende i paburgosur, Lefter Koka, ftonin ish ministrin Nasip Naço të braktiste LSI për ti’u bashkuar PS.

Lexo edhe:

Rama del kundër Trump: Nuk do i mbushim depot me lloj-lloj mallrash

Bisedimet për paqe në Ukrainë, Macron: Përballë cinizmit të Putin, besoj se Trump do të reagojë

Teri e pati hedhur hapin qysh herët. Kur në pranverën e vitit 2019, opozita vendosi të digjte mandatet dhe plot 19 deputetë të LSI i braktisën ato, “Teri” nuk e dorëzoi të vetin. Që athere qarkullonin fjalë se njerëzit e Ramës, që qenë në djeni për më shumë se 3 milionë eurot që ai kishte kaluar nga inceneratorët tek kompanitë e familjarëve të vet, e patën shantazhuar pikërisht me ato. Gjithçka u bë e qartë kur në fushatën e zgjedhjeve të 2021, Koka kaloi ylberin, konkuroi në Durrës për PS dhe i rëmbeu për pak vota LSI-se, mandatin në këtë qytet.

Më vonë do kuptohej se e patën përdorur keq. Ai nuk e gëzoi mandatin, nuk shkeli më asnjë ditë në kuvend, pasi dha dorëheqjen në shtator 2021. “…është gjithmonë e vështirë të ndalesh një moment dhe të vlerësosh se kur është koha e duhur për të mbyllur një cikël”, deklaroi ai. Tre muaj më pas do përfundonte në burg për paratë e rrëmbyera nga inceneratorët.

Nga rrugëtimi i shkurtër me rilindjen Ramës i la dhuratë një mandat në Durrës dhe konvertimin e Nasip Naços. Ish ministri i drejtësisë te kabinetit Rama 1, pasi e joshën nën avujt e alkoolit, iu bashkua PS në qarkun e Beratit duke e trasferuar edhe ai një mandat, në 2021, nga LSI te PS.

Pak muaj para zgjedhjeve Nasip Naço njoftoi largimin e tij nga LSI në qytetin e Beratit ku ishte në krah të ministrit të Turizimit dhe Mjedisit, Blendi Klosi gjatë ceremonisë së hedhjes së kryqit në janar. Ai që Meta e kishte përdorur keqas duke e detyruar të vetëshpallej si kandidat për kryeministër, rival i Ramës në 2013, u largua duke e konsideruar LSI si “eksperiment politik”. Ai tërhoqi me vete dhe deputetin tjetër të Beratit, Gledion Rehovica. Ky i fundit përmes një mesazhi në janar 2021 njoftoinse kishte vendosur të largohet nga kjo forcë politike pasi “eksperimenti i LSI-së ka përfunduar”.

“LSI një klub në Tiranë që mbush televizionet me sharje. Eksperimenti i LSI-së ka mbaruar. Berati ka nevojë për progres. Tek LSI nuk kam vajtur me tender e nuk po iki me tender tek PS”, tha para zgjedheve Rehovica.

Ndoshta prej këtyre shërbimeve dhe lënies së LSI pa deputetë, në bastionin e saj, Nasip Naço së paku po e mbyll mandatin e konvertuar me shumë më tepër fat sesa Lefter Koka apo Alqi Bllako. Ky i fundit ka qenë gjithashtu një njeri i afërt i Metës dhe sekretar i përgjithshëm gjatë presidencës së tij. Si lë-së-ist ai shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, kur ajo drejtohej nga Lefter Koka, kohë kur u dhanë dhe koncensionet e inceneratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës gjatë periudhës shtator 2013 deri në korrik 2017. Pasi LSI iku nga koalicioni, ai u bë nga të pakët të privilegjuar që Meta e tërhoqi me vete në presidencë, pozicion pune që e mbajti deri në shkurt të vitit 2019. Pas krizës politike të djegjes së mandateve, si gjithë të shantazhueshmit, që kishin përfituar nga inceneratorët ai u largua nga Presidenca e po ashtu nga radhët e LSI-së. Pas lamtumires nga ky institucion, ai u emërua si Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve (AKUM) dhe në 2021 u zgjodh deputet i PS në zgjedhjet e 25 Prillit.

Ai e gëzoi për disa muaj këtë mandat deri sa SPAK i kërkoi kuvendit arrestimin e tij në mars 2022. Megjithëse ai tentoi të arratisej jashtë, një premtim i panjohur e ktheu në vend dhe e detyroi të pranojë burgun. Edhe në qeli, po ashtu si Koka, Bllako i ka qëndruar besnik shokëve të idealit, duke mos pranuar të bëjë të penduarin.

Por, nëse te këta të dy tradhëtia ndaj LSI është bërë si pasojë e shantazhit për paratë e fituara, një lloj tjetër shantazhi, ai për prirje të pazakonta seksuale, ka funksionuar gjithashtu me sukses.

Agron Çela e braktisi Ilir Metën në kushte të ndryshme. Ai i ndejti besnik LSI së Kryemadhit edhe në zgjedhjet e 2021, kur dezertuan, Koka, Naço, Bllako. Madje e fitoi mandatin në Shkodër, por më pas nuk i rezistoi tundimit për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, atëherë kur bateritë e pushtetit u fokusuan në marrjen e bashkisë nga Benet Beci.

Që në dhjetor, para fillimit të fushatës, Çela u pa në një foto të përzemërt me Becin dhe Elisa Spiropalin. Më pas ai konvertoi në rilindas dhe kreun lokal të partisë së Lirisë, Edmond Ndou. Pasi u shfaq në Shkodër në krah të Ramës, deputeti që u bë meme me kërcimin përkrah Elisës, lëshoi thirrje se “duhet t’i japim shansin PS-së që të drejtojë bashkinë në Shkodër pas 30 viteve të drejtimit të PD-së”. Ndryshe nga kolegët e tij që kishin braktisur partinë duke pëshpëritur nën zë kundër drejtimit të Monikës, Çela po e linte atë pasi në krye ishte rikthyer Ilir Meta. E ndonëse ky i fundit deklaronte se me Çelën nuk humbëm asgjë, sepse iku “një biznesmen që s’ kish folur kurrë kundër qeverisë”, kjo gjë tregonte se efekti korruptiv dhe shantazhues i pushtetit qe bërë i papërballueshëm. Nga mbi 20 deputetë që kish pasur LSI në 2013 e 2017, këtë mandat ajo ka përfunduar me 3. Dhe kjo jo për ndryshim bindiesh ideore apo parimesh. Por, sepse pushteti blen dhe shantazhon. Vetë kryeministri, kur ka qenë në opozitë, është përballur me këtë lloj erozioni. Tani është ai që ka në dorë dhe gurin dhe arrën dhe paratë dhe bandat dhe mediat dhe SPAK-un. Këtë e vërteton dhe rasti fundit Tavo, të cilin pasi e legenosi si metist në Dropull, e rilindi si ramist në Himarë. /Lapsi.al

Etiketa: Agron ÇelaAlqi Bllakolefter kokalsiMetanasip nacopsRamavangjel tavo

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama del kundër Trump: Nuk do i mbushim depot me lloj-lloj mallrash

11:16 : 17/05/2025
AKTUALITET

Bisedimet për paqe në Ukrainë, Macron: Përballë cinizmit të Putin, besoj se Trump do të reagojë

10:07 : 17/05/2025
AKTUALITET

Presidenti francez Macron mbërrin në Kryeministri, pritet nga Rama

09:37 : 17/05/2025
AKTUALITET

Liderët evropianë në Tiranë, Lubonja: Duhet të çlirohemi nga kompleksi i ndërkombëtarëve

21:55 : 16/05/2025
AKTUALITET

Meta-Idrizi morën 3 deputetë me rreth 8000 vota, Alimehmeti me mbi 16 mijëra vota ngel jashtë

21:29 : 16/05/2025
AKTUALITET

Bushati: ‘Krimi zgjedhor’ dhe korrupsioni në vend e pengojnë Ramën që të hapë kapitullin e parë

20:28 : 16/05/2025
Para

Shalsi-Nikolla manipuluan vendimin për emërimin e Merita Gurabardhit në AMF

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Kllounada 5 mln euro e Ramës, fatura marramendëse për Samitin Europian

12:44 : 17/05/2025

PD ankimon vendimin e KQZ/ Logu: Jemi kundër numërimit të votave të Greqisë

12:35 : 17/05/2025

Goditi sekretarin e KZAZ nr. 30 në Kashar/ Prokuroria e Tiranës lë në burg Rei Nozllin

12:31 : 17/05/2025

U kapën me kanabis, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

12:05 : 17/05/2025

Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituim të Kuvendit! Ja kur do të mblidhen sërish deputetët

11:52 : 17/05/2025

Numërimi i votave nga Greqia, PD: Të mos përfshihen në rezultatin përfundimtar

11:40 : 17/05/2025

Çfarë mori dhe çfarë dha Trump gjatë turneut të tij në Lindjen e Mesme? Marrëveshja triliona dollarë

11:30 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com