• Kontakt
Thursday, July 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Emërimet në SPAK/ Prokurori Tavani: KLP, proces anti-kushtetues, anti-ligjor dhe jo-transparent

10:32 : 31/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) mblidhet këtë të Mërkurë për të vendosur mbi emërimin e prokurorëve që do të plotësojnë dy vakancat në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Ky proces i rëndësishëm dyshohet se po kryhet në kushtet e paligjshmërisë së plotë, duke vendosur pikëpyetje mbi trupën e KLP-së.

Një ditë më parë, KLP publikoi në faqen zyrtare të internetit rendin e ditës për mbledhjen e datës 31 korrik 2024.

Sipas axhendës, anëtarët e KLP-së do të votojnë projekt-vendimet për emërimin në SPAK të kandidatëve Anita Jella dhe Bledar Maksuti, si edhe projekt-vendimin për mos-caktimin në SPAK të kandidatit Ndini Tavani.

Lexo edhe:

“Buka” në ngarkim të Ahmetajt, zbardhet porosia e gjykatëses për prokurorin e SPAK

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

Rasti i Tavanit krijon dyshimet se e përfshin Këshillin e Lartë të Prokurorisë në paligjshmëri dhe në një situatë të paprecedentë.

Procedura e dyshimtë

Në dhjetor 2023, KLP zhvilloi procedurën për plotësimin e tre vendeve vakante në SPAK. Në konkurim morën pjesë 7 prokurorë.

Në përfundim, në krye të listës u renditën Anita Jella, Ols Dado dhe Ndini Tavani. Lista vijonte me kandidatin Bledar Maksuti dhe tre prokurorë të tjerë.

Referuar ligjit, kandidatët për në Prokurorinë e Posaçme i nënshtrohen edhe një verifikimi për pasurinë dhe integritetin nga një komision i ngritur për këtë qëllim pranë SPAK-ut, i cili shërben si strukturë ndihmëse për vendimmarrjen përfundimtare të KLP-së.

Verifikimi pranë SPAK duhet të vijojë maksimumi 120 ditë. Por ky proces vijoi shumë më gjatë.

Fillimisht, procedura përfundoi për kandidatin Ols Dado, i cili mori emërimin në SPAK para disa muajsh.

Ndërkohë, komisioni i posaçëm në SPAK ka përfunduar verifikimet e tjera, ku duket se ka dalë me raport negativ për prokurorin Tavani.

Boldneës.al” pyeti pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë se për cilat arsye ishte hartuar projekt-akti i “moscaktimit të prokurorit Ndini Tavani në SPAK”.

Në një përgjigje zyrtare, KLP deklaroi një ditë më parë se “propozimi (për moscaktimin e Tavanit) është ende në fazën e diskutimit. Sa u përket arsyeve teknike, janë reflektuar në relacionin shpjegues, i cili do të bëhet publik në seancën plenare”.

“Boldneës.al” kontaktoi me prokurorin Tavani, i cili deklaroi se nuk kishte informacion zyrtar as për mbledhjen e kësaj të mërkurë dhe as për gjetjet e mundshme ndaj personit të tij.

Tavani deklaroi se ishte njohur nga media për mbledhjen e sotme, ndërkohë që ai nuk ka marrë prej kohësh përgjigje për tre kërkesa të mëparshme drejtuar KLP-së, ku kërkonte informacion për ecurinë e procesit të tejzgjatur.

Në kushtet e një situatë urgjente, ku kishte në dispozicion vetëm pak orë para zhvillimit të mbledhjes, Tavani i është drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë që të shtyjnë vendimmarrjen dhe, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, t’i japin kohën dhe mundësinë për t’u njohur me gjetjet, për t’u dëgjuar dhe për të dhënë argumentat e tij.

Shkelje kushtetuese, ligjore e mungesë totale transparence

Prokurori Tavani ngre dyshime se procesi për verifikimin dhe më tej hartimin e relacionit për personin e tij është kryer në kushtet e mungesës së plotë të transparencës dhe në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit.

Sipas tij, Kushtetuta parashikon që procesin e emërimit të prokurorëve të SPAK-ut e kryen KLP.

Por,  në rastin konkret, “KLP-së ia morën këtë kompetencë. Komisioni i Posaçëm paraqiti një raport të panjohur për mua, me fakte ose prova që as mu njoftuan dhe as mu dha mundësia të shprehem për to. Kjo do të thotë se vendimin për skualifikimin tim nga gara nuk pritet ta marrë KLP, por praktikisht e mori një organ që nuk është i autorizuar nga Kushtetuta”.

Në vijim, Tavani thotë se “Këshilli e ka të qartë se procesi ndaj meje është i parregullt, por nuk mori masa që ta riparonte dhe të rivendoste ligjshmërinë.

Gjithashtu, prokurori Ndini Tavani deklaron se procesi i deritanishëm është zhvilluar në shkelje ligjore.

Ai citon ligjin për “Prokurorinë e Posaçme”, i cili i njeh të drejtën kandidatëve për në strukturat e posaçme që të njihen me të dhënat e mbledhura rreth tyre.

“Ligji garanton të drejtën e kandidatit që, jo vetëm të informohet në tërësi për provedurën e ndjekur, por edhe t’i krijohet mundësia që të njihet edhe me aktet dhe të dhënat e administruara nga institucionet e tjera”, thotë Tavani, i cili deklaron se ky standart gjendet i pranuar si në praktikën e Gjykatës së Strasburgut, ashtu edhe në gjykatat shqiptare.

Handikapi ligjor

Prokurori Ndini Tavani konstaton edhe një handikap ligjor në procesin e verifikimit.

Sipas tij, prokurorët kanë status të njëjtë kushtetues dhe ligjor, pavarësisht se ushtrojnë funksionet pranë Prokurorisë së Posaçme ose në atë të juridiksionit të përgjithshëm.

“Në çdo rast, prokurorët duhet të kenë integritet. Në rastin tim, nëse nuk paskam integritet për në Prokurorinë e Posaçme, atëherë përse kam integritet për në prokurorinë e juridiksionit të përgjithshëm?”, shtron pyetjen retorike ai.

“Nëse nuk do të kisha integritet për prokuror, unë nuk do të isha në detyrë ose, më së paku, KLP do të kërkonte nisjen e një inspektimi nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë ndaj meje. Por, deri tani, nuk ka asnjë lloj iniciative të tillë, ndërkohë që KLP do të mblidhet për moscaktimin tim në detyrën e prokurorit të SPAK-ut për çështje të presupozuara të integritetit”, shprehet prokurori Ndini Tavani.

Etiketa: anti kushtetuesanti-ligjoremerimetjo transparentklpNdini Tavaniprocesshkeljespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Buka” në ngarkim të Ahmetajt, zbardhet porosia e gjykatëses për prokurorin e SPAK

15:18 : 17/07/2025
AKTUALITET

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

22:28 : 16/07/2025
AKTUALITET

SPAK regjistroi procedim penal/ Qeveria hap pikën e kalimit kufitar në Aeroportin e Vlorës

19:39 : 16/07/2025
AKTUALITET

Sot u zbulua nga përgjimet e SPAK/ Kur Berisha denonconte mega-vjedhjen në Librazhd: Miqtë e Ballës…

16:46 : 16/07/2025
AKTUALITET

SPAK nis hetim për disa tendera të Kujdesit Shëndetësor, në “skaner” ish-drejtori Lorenc Hashorva

15:48 : 16/07/2025
AKTUALITET

SPAK dërgon për gjykim Jurgis Çyrbjan dhe Altin Hajrin, 5 akuza ndaj ish-deputetit të PS

15:58 : 15/07/2025
Para

SPAK lëshohen 30 urdhër-arreste, megaoperacion në disa qytete

TË GJITHA

Aksidenti në Librazhd/ Të plagosur 4 anëtarë të një familje, një 15-vjeçar në gjendje kritike te Trauma

19:40 : 17/07/2025

Po spikat me Uidzeu Lodz, Juljan Shehut i ofrojnë rinovimin në Poloni

19:37 : 17/07/2025

Britani/ Tetë foshnja lindin të shëndetshme pas përdorimit të ADN-së nga tre persona

19:29 : 17/07/2025

Vllaznia në turin e dytë, shkodranët mund të përballen me një skuadër shqiptare

19:20 : 17/07/2025

Partizani kërkon kualifikimin në “Air Albania”, ja si rreshtohen “demat” përballë Kalju

19:08 : 17/07/2025

Si e sfidoi Dubai i Vjetër nxehtësinë ekstreme

19:07 : 17/07/2025

“Vëllai i të korruptuarit”/ Besion Ajazin se mbajnë nervat, i kthehet me ‘libër shtëpie’ komentuesit

19:03 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com