• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndryshimet në qeveri, Berisha: Ministri i ri i Ramës, i dënuar në Greqi

21:06 : 28/07/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar ndryshimet e fundit në qeveri, që u shpallën sot gjatë Kongresit të Partisë Socialiste nga kryeministri Edi Rama.

Berisha tha se me largimin e Ballës, Peleshit apo Metes, dhe emërimin në vend të tyre të personave jo-politikë, Rama faktoi para shqiptarëve se në Partinë Socialiste nuk ekzistojnë forumet por vendimet i merr vetëm ai.

Ndërsa më tej kryedemokrati theksoi se kryeministri me fjalët e tij sot, ishte një kopje e deklaratve të tij për deputetët e PS-së.

“Të dashur miq!

Sot para shqiptarëve doli me të gjithë lakuriqësinë e tij të shëmtuar, kongresi i partisë me katër emra, i cili në dallim nga çdo kongres tjetër në 83 vite, sanksionoi se ajo parti, në atë parti nuk ekziston asnjë forum tjetër, asnjë anëtar forumesh të tjera, ekziston njishi, njishi dhe të gjithë të tjerët janë zero me bisht pas tij.

Lexo edhe:

Zbardhet mesazhi i Berishës për kandidatët: Partia do mbështesë çdo kërkesë që paraqisni në KQZ

Shkullaku: Të thuash farsë është pak, Rama burgosi opozitarë për të marrë mandate

Në këtë kontekst, mund ta vlerësojmë kongresin si aktin politik të metamorfozës së rilindjes, metamorfozës së plotë të rilindjes.

Miqtë e mi!

Parë në çdo aspekt, ky kongres ka fytyra njërën më të shëmtuar se tjetrën. Ai në fakt u mbyll edhe si kongresi i spiropalizimit të rilindjes.

Figura më fantazmagorike në 32 vite të politikës shqiptare, Zilie Pali, apo Zilie Gjoka u zgjodh kryetare e kuvendit të Shqipërisë.

Por dua të jemi të sinqertë dhe gjërat duhet ti shohim jo me pasion të madh politik se i kemi kundërshtarë, por fjalët që tha ai për deputetët e tij, ishin një kopje e zbutur e fjalëve të mia për ata deputetë.

Hajdutë, interesaxhi, antipopullor, dhe çdo epitet tjetër.

Sot kreu i narkosit gjeti të lavdërojë vetëm Vullnet Sinën se i ka dhënë dorëheqjen me probleme madhore me fshatarët e Gjormit dhe Labërisë, seç bën atje me gurore, ujëra etj. Kurse të tjerët i quajti minj portalesh, intrigantë, gjuhë nepërkash që ju mbetet jashtë.

I quajti dhe çfarë nuk i quajti or miq, dhe e dini se pse, se ata jo se nuk kanë mëkate, se janë mëkatarë të mëdhenj, por mëkati i tyre më i madh për Edi Ramën është se, ata nuk e mbrojtën Ramën dhe Olsin kur opozita i bëri radiografinë në parlament”, tha ai.

Berisha: Balla, Felaj dhe Nikolla u flakën pas debateve të opozitës për Olsi Ramën 

Gjatë fjalës në protestën e mbrëmjës së sotme, Berisha tha se Nikolla, Felaj apo Balla, u shkarkuan pas të debateve të forta të opozitës kundër Olsi Ramës.

Ndërsa për tre ministrat e ri, kreu i PD-së tha se u emëruan hajdut të klasit të parë.

Ndërsa hodhi akuza të forta mbi Ministrin e ri të Mbrotjes, Pirro Vëngu, teksa nuk nguroi ta quante ‘Piro Koakina’. Gjithashtu ai tha se Vëngu ka marrë pjesë në disa afera të mëdha dhe se rezulton i dënuar në Greqi për braktisjen e shërbimit ushtarat.

Po ashtu për Malajn tha se ai kishte shkollën më të keqë që mund të ket njeriu, shkollën e  Belindës në AKBN.

“Linda e parlamentit dhe Ermonela u flakën për shkak të debateve të forta të opozitës kundër Olsi Ramës.

Ato ndonëse fanatike të Edi Ramës, sigurisht, nuk arrinin dot të domnonin zërin e vërtetë të opozitës në parlament.

Ato u flakën si limon I shtrydhur.

Nuk ka nevojë të komentojë për Taulant Ballën se e kuptoni ju se ia flakën të tjerët.

Kam disa fjalë, sepse mediat thonë se u emëruan kandidatura jo politike, të rinj.

U emëruan hajdut të klasit të parë. Hajdut dhe vetëm hajdut.

Po marrë Petrit Malaj. Ai kishte disa shkolla nuk I mohoj. Por problem i tij është se ai kishte shkollën më të keqë që mund të ket njeriu, shkollën e  Belindës në AKBN.

Po në mbrojtje. Piro kokaina është njeriu që u mandatua për të mbrojtur pasazhin e plotë të kalimit të kokainës në portin e Durrësit. Piro Kokainë edhe ai është me shumë mbiemra. Mund të quhet dhe Piro Alabari. U mor me megacioonin e tmerrshëm të Portit të Durrësit. Por Piro Vengo, dale nga vijnë lidhjet.

Ai vjen nga ajo familje që firmoste me Kristaq Ramën , ekzekutimin e kundërshtarëve politik në Kuvendin Popullor. ‘Piro Kokaina ëstë një delokuent I vërtetë.

Ai është I dënuar në Greëi se ka braktisu shërbimin ushtarak, nuk është paraqitur për të kryer shërbimin ushtarak. Ministër mbrojtje një njeri që ia ka mbathur dhe nuk ka kryer shërbimin ushtarak?

Pse shkoi ai në mbrojtje ?

Shkoi sepse Sinaloa kërkon porte për nëndetëset e drogës. Kërkon tësjellë drogën me nëndetëse në portet tona.

Po Ervin Hoxha? Ai është shkarkuar me firmën dhe vulën e Edi Ramës nga Detyra.

Si ndodhi thoniju?

Ua them unë.

Shkon n◄ Sarandë dhe ulet në një resort. Ha gjithë natën dhe në mëngjes ikën pa paguar. Ankohen dhe Edi Rama e shkarkon. U shkarkua për një darkë që nuk pagoi dhe emërohet ministër.

Imagjinoni se çfarë fuqie ka ky. Ky ka qenë dhe drejtor i Policisë Rrugore”, deklaroi Berisha.

Cilat janë ndryshimet në qeveri?

Elisa Spiropali – lë postin e ministres së shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin – Emërohet Kryetare e Kuvendit pas dorëheqjes së Lindita Nikollës

Taulant Balla – Largohet nga posti i ministrit të Brendshëm – Emërohet ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin – Post i mbajtur deri sot nga Elisa Spiropali

Ervin Hoxha emërohet Ministër i Brendshëm – Post i mbajtur deri sot nga Taulant Balla. Hoxha aktualisht mbante postin e kreut të IKMT-së

Petrit Malaj – Emërohet Ministër i Financave – Post i mbajtur deri sot Ervin Mete. Malaj aktualisht mbante postin e kreut të AKBN-së

Pirro Vëngu –Emërohet Ministër I Mbrojtjes – Post i mbajtur deri sot nga Niko Peleshi! Vëngu aktualisht mbante postin e Drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit

Bledi Çuçi – Ikën nga posti i kryetarit të grupit PS – Emërohet Nënkrytetar i parlamentit, post i mbajtur deri sot nga Ermonela Felaj.

Niko Peleshi – Ikën nga posti i Ministrit të Mbrojtjes – Emërohet kreu i grupit PS

 

Etiketa: BallaballukuBerishaErvin HoxhametendryshimetqeveriRamavengu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zbardhet mesazhi i Berishës për kandidatët: Partia do mbështesë çdo kërkesë që paraqisni në KQZ

22:54 : 02/06/2025
AKTUALITET

Shkullaku: Të thuash farsë është pak, Rama burgosi opozitarë për të marrë mandate

21:40 : 02/06/2025
AKTUALITET

Bushati: S’ka zgjedhje normale kur Rama kontrollon drejtësinë, administratën dhe mediat

21:26 : 02/06/2025
AKTUALITET

“Skenë filmi”/ Një marrëveshje verbale e Ramës nxiti ndërhyrjet e kontestuara në Spaç

19:56 : 02/06/2025
AKTUALITET

Çollaku: Rama i bëri bandat me grup parlamentar në Kuvend

19:26 : 02/06/2025
AKTUALITET

“Berisha nuk shkon dot përtej militantëve të tij”/ Lubonja: Regjimi nuk rrëzohet pa u bashkuar

18:02 : 02/06/2025
Para

Mesazhet e fjalimit të Ramës në Kongresin e PS, Koka: Ja cilët njërëz “do lëshojë”

TË GJITHA

Ndodh sërish! Publikohet në rrjete sociale teza e provimit të maturës

11:04 : 03/06/2025

Shtyhet për në 5 qershor seanca ndaj Erion Alibejt, shkak mungesa e avokatëve

10:47 : 03/06/2025

SPAK dhe autoritetet finlandeze operacion kundër trafikut të drogës, goditen disa grupe kriminale

10:44 : 03/06/2025

Goditet grupi kriminal në Fier/ Trafiku i armëve dhe narkotikëve shtrihej në 5 qytete (EMRAT-PAMJET)

10:15 : 03/06/2025

Tiranë/ Zbulohen magazinat ku falsifikoheshin “veshjet firmato”, 4 të arrestuar (VIDEO)

10:01 : 03/06/2025

Hyri për tu larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 37-vjeçari

09:46 : 03/06/2025

Ushtria izraelite qëllon drejt turmës që po priste për ushqim në Rafah, Hamasi: Të paktën 24 të vdekur

09:40 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com