• Kontakt
Wednesday, August 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kronikë mbi garën për të zëvendësuar Linditën dhe të tjera ndezullira

14:41 : 27/07/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Nga Agron Gjekmarkaj

Ikja e beftë e Linditës u prit me habi e njerëzillëk. Babo ka nevojë që lufta e klasave të thellohet edhe më. Kohë jallane po trokasin. Aty i duhet një njeri pa temperaturë trupi.

Menjëherë përvajshëm kokat u ngritën dhe shikimet ranë mbi atë që deri dje njihej si Kosta i Gramozit dhe Linditës, i cili dukej prej dylli i zënë nën vete nga orteku i lajmit. Në llozhë ai përvijohej më shumë ornamet se njeri.

Të gjithë pyesnin a do të bëhet Kosta i Gramozit, Linditës dhe Mamicës? Ai gati është të tërheqë si një lokomativë që lëviz nëpër shinat e pushtetit, mbiemrat e të tjerëve si vagonë nga pas për t’u shndërruar në fillin e historisë.

Kronika po investohet që ai të mbetet sepse ajo nuk i tradhton personazhet e veta në ditë të vështirë, por i braktis ata kur ikona arrogance bëhen.

Lexo edhe:

KQZ shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare, kur pritet të nis Kuvendi

Emrat e 430 patronazhistëve, si funksionoi makineria e Ballukut për vjedhjen e votave

Pas ndodhisë, mazhoranca ra në përhumbje. Të gjithë shihnin ëndrra në atë ore të vonë të natës me karrige kryetari që u kalonte para hundës si patë e pjekur me vaj, erëza e patate.

Vezullimi në sytë e Ermos i ngjante përthyerjes së dritës mbi gotën e kristaltë të sapo larë. Tezes i rridhnin lot gëzimi gati sa kur u shkreh në kakarisje e zali nga humori plot kripë i Dash Sulës atje në mejhanë asaj pasdite, i cili i përkëdhelte atërisht.

Antoneta Dhima mendonte ah sikur Babo asaj t’ja besonte krejt si burgun e Fierit kur qe drejtoreshë do ta bënte atë bina mbushur me mistrecë e trazovaçë.

Gjithësa më prishi si virus deshirën që të merrja fjalën për procedurë se ndërkohë një lajm i kobshëm po qarkullonte tutje-tëhu.

Po flitej se një dyzinë me ministra do i marrë kongresi me vete. Ne jemi mësuar tanimë t’i shohim ashtu të qashtër e plot namuz, shëndetmirë e topolakë, inteligjentë sa nuk thuhet , elokuentë deri në magjepsje, të ndershëm safi sa nuk besohet, të kënaqin shpirtin si shelegë tek kullosin në arat me bereqet të Shqipërisë. Nikoqiri mbajti pesë fjalime lamtumire.

Doja të pyesja nëse është marrë ndonjë masë për rehabilitimin tonë shpirtëror pas kësaj traume, si do ta përballojë Mond Spaho kaq i ndjeshëm, si do e bëjë gjumin Luan Baçi që tashmë pi xanaks, po Doktor Tritanit a do i lëvizë tensioni e të thosha lavdi të rënëve, i përjetshëm kujtimi i tyre. Por jo, surpriza nuk më la kohë.

Ndërkohë, kronika ka plot halle të tjera. Ajo po përpiqet të rehatojë ministrat e rinj ja për shembull, Tonin do ta bëjë ministër të temjanit, lutjes dhe përshpirtjes. Xhemalin për çështje të tabanit popullor, paqes, tasqebapit dhe të korrave.

Nasipin për kukurecin, ballin e kazanit dhe hoshafin. Etilden, ah Etilden do rënkonte Dashi ynë i dreqit për atë dele perëndie, vezire të melankolisë, marifetit e dhembjes njerëzore. Bleron për meraqet, dëshirat dhe shpresat. Majkon për namuzin, marifetin dhe hajrin kombëtar. Shalsin për dyzenin, qyfyret, gjumin dhe arrat. Mimi di Puccini për kujtimet, dëshmitë dhe lajthitë. Gjeneral Kollçakun për psherëtimat, rënkimet e turfullimet. Etjenin për gjalpin, ëmbëlsirat dhe fiqtë. Lavdërim Krashin për kumbullat, livadhet dhe shtojzavallet.

Xhafen për SPAK-un, merakun dhe qeleshet. Klodianën për tezgjahun, qilimat dhe perdet. Çuçin për mezetë, tavllen dhe vapën. Braçen për zukamat, hukamat dhe karkalecat. Dilua per vallet, sevdanë dhe ullinjtë. Ismet Beqiri per cjeprit, deshtë dhë isopolifoninë. Damua dje ndihej i rëndësishëm e personazh kishte mbyllur marrëveshje me shef Oerdin. Si Danoç sillej lart e poshtë të tjerët i dukeshin miza.

Kryezëvendës Lideri Muli dje vërtitej poshtë e përpjetë si re e zezë gati për të lëshuar shkrepëtima e rrufe ndaj kujtdo që i vinte në diskutim autoritetin si Hyqymet në Parti. Shefe Albanen e bëri kurban që të dëgjonte mileti përreth paçka se pas çdo hakërrimi xhani i dhimbte, duhej të kuptonin se kur qorton shefen, ne të të tjerët çfarë jemi-pesë me hiç?!

Jorushi i Tabakëve pas asaj furie gjeti ngushëllim vetëm pranë Gazit, liderit në perspektivë, i cili po priste të qarën që nuk mbërriti. Jorushi po kalitet shpirtërisht. Ai i tha asaj Hyqymeti na qorton se na do. Ka halle e s’ka nge për sentimentalizma.

Dhurata Çupi po dobësohet fizikisht nga mendimet.

Saimir Korreshi hollohet nga koka e trashet nga barku qerratai aqsa Bora u tremb dhe klithi ujku ujku. Nallbati mërzitet se distanca me Mamicen do të rritet jo vetëm në largësi por edhe në lartësi. Xhela lepur vjen e erë ikën, fjalët e tepërta i duken fukarallëk.

Desh harruam Muçon, i cili nuk di të skuqet e zverdhet. Ai foli dhe për mëshirë kristiane vetëm vëmendjen e Frrok Gjinit mori. Ndërsa për Salianjë ç’të themi, ku është ai ikën rehatia dhe të gjithë kruajnë kokën. U zgjatem ca, po dita dje pat derte shumë. Na e bëni kabull.

Etiketa: KuvendiNga Agron GjekmarkajnikollapsRamazevendesuesja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KQZ shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare, kur pritet të nis Kuvendi

17:15 : 26/08/2025
AKTUALITET

Emrat e 430 patronazhistëve, si funksionoi makineria e Ballukut për vjedhjen e votave

09:30 : 26/08/2025
AKTUALITET

“Reagon për opozitën dhe hesht për Ramën”/ Gazetari Ferhati: KLGJ me dy standarde! Ndoshta kanë frikë

18:20 : 24/08/2025
AKTUALITET

“I ka lidhjet shpirtërore me krimin”/ Berisha publikon VIDEO-n: Kur Nano fliste për kërcënimet nga Rama

16:41 : 24/08/2025
AKTUALITET

Qeveria e gjyqësorit bën një vesh shurdh ndaj sulmeve të Ramës

18:27 : 23/08/2025
AKTUALITET

U raportua si i zhdukur, kur Ahmetaj deklaronte: Daniel Shima u kërcënua nga Rama që të mbyllë gojën

19:27 : 20/08/2025
Para

E rëndë në Kosovë/ Nëna gjen foshnjën 7 muajshe të vdekur! Dyshohet se…

TË GJITHA

SHBA dhe Evropa paralajmërojnë Iranin: Sanksionet bërthamore mund të rikthehen

22:15 : 27/08/2025

Situata në Serbi/ Ambasada ruse në Beograd: Zgjidhja duhet bërë sipas rregullave serbe

21:50 : 27/08/2025

“Fëmijët në Gaza s’kanë më forcë as të qajnë”, OKB: Shpëtojini para se të jetë vonë

21:35 : 27/08/2025

Janë shoqëruar disa persona me rrezikshëri të lartë, detaje nga operacioni i policisë në Durrës

21:04 : 27/08/2025

Shtatori muaj i vështirë për këto shenja të zodiakut!

20:50 : 27/08/2025

Turizmi në Shqipëri: Plazhe të bukura, çmime të larta dhe sezoni që zhgënjen pritshmëritë

20:32 : 27/08/2025

Zjarri në Devoll vazhdon prej shtatë orësh, dëme të mëdha

20:15 : 27/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com