• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Apeli i GJKKO kthen në burg ortakun e Evis Berberit, biznesmenin Ervis Lami

10:08 : 25/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka kthyer në burg biznesmenin Ervis Lami, i cili akuzohet se ka marrë tendera nga ish-drejtori i ARRSH, Evis Berberi i cili aktualisht ndodhet i arrestuar.

Ervis Lami, administronet firmën ‘DAAM’, e cila sipas Prokurorisë së Posaçme ishte në pronësi të kreut të ARRSH-së Evis Berberi i cili ka firmosur 6 tendera në favor të ortakëve të tij. SPAK thotë se përfitimi i Berberit ka qenë një shumë gati 2.2 milionë euro të cilat përmes kompanisë ‘DAAM’ shpk, janë investuar në pasuri të paluajtshme.

Kujtojmë që më herët SPAK sekuestroi pasuritë e Lamit, konkretisht kompania DAAM dhe 5 sipërfaqe toke të kësaj kompanie. SPAK shprehet se Berberi me paratë ka blerë pasuri të patundshme në Mangull të Tiranës.

Evis Berberi akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Ndërsa Valter Begaj dhe Ervis Lami akuzohen për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Lexo edhe:

Konferenca e NATO-s kufizon qarkullimin në Tiranë, ja akset rrugore që do të bllokohen

Zhduket 15-vjeçarja në Tiranë, familja apelon për ndihmë

VENDIMI I APELIT TE GJKKO:

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më 25.07.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 160 akti, datë 17.07.2024 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 312, datë 13.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, ndaj shtetasit nën hetim E.L., disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

•Ndryshimin e vendimit nr. 312, datë 13.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në pikën e disponimit për zëvendësimin e masës së sigurimit personal si më poshtë:

•Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me vendimin nr. 21, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim E.L.”, thuhet në njoftim.

  • Sekuestrimi i pasurive të dy ortakëve të Evis Berberit

Kujtojmë që më herët SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj dhe Ervis Lami. Valter Begaj është personi kyç që ka shërbyer për të pastruar paratë e përfituara përmes tenderave të paligjshëm nga kreu i ARRSH-së.

Në njoftimin zyrtar, SPAK thotë se ka sekuestruar mijëra sipërfaqe toke, 6 automjete dhe nje motomjet. Këto pasuri i takojnë shoqërisë “DAAM” shpk, me ortak Valter Begaj dhe administrator Evis Lami, të dy persona nën hetim. Pasuritë  e sekuestruara:

·         Kuotat e shoqërisë “DAAM” sh.p.k., me ortak personin nën hetim V. B. dhe administrator personin nën hetim E. L;

·         Pasurinë e paluajtshme Nr.80/2, e llojit “arë”, me sipërfaqe 25,100 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.

·         Pasurinë e paluajtshme e llojit “arë” me sipërfaqe 1,000 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;

·         Pasurinë e paluajtshme e llojit “arë”, me sipërfaqe 1,080 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;

·         Pasurinë e paluajtshme e llojit “arë”, me sipërfaqe 2,055 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;

·         Pasurinë e paluajtshme me sipërfaqe 5,000 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;

·         Automjetin e markës “SKODA”, modeli “FABIA”, viti i prodhimit 2019;

·         Automjetin e markës “JEEP”, modeli “COMPASS”, viti i prodhimit 2011;

·         Automjetin e markës “BMË”, modeli “X3”, viti i prodhimit 2004;

·         Automjetin e markës “FORD”, modeli “KUGA”, viti i prodhimit 2011;

·         Motomjetin e markës “DAYANG”, modeli “DY125T-32”, viti i prodhimit 2022;

·         Automjetin e markës “KIA”, modeli “SELTOS”, viti i prodhimit 2020;

·         Automjetin e markës “HYUNDAI”, modeli “AVANTE”, viti i prodhimit 2020;’- njofton SPAK.

Etiketa: apeli i gjykates se posacmearrshErvis LamiEvis BerberiMangullpasuriTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Konferenca e NATO-s kufizon qarkullimin në Tiranë, ja akset rrugore që do të bllokohen

16:00 : 08/10/2025
AKTUALITET

Zhduket 15-vjeçarja në Tiranë, familja apelon për ndihmë

11:31 : 08/10/2025
AKTUALITET

Nxiste 13-vjeçarin për të kryer vjedhje, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

09:33 : 08/10/2025
AKTUALITET

Agron Shehaj dhe Ermal Hasimja do të mbështesin kandidaturën e Florjan Binajt për Tiranën

22:32 : 07/10/2025
AKTUALITET

“Skenar i stilit Zelensky”/ Media greke: Florian Binaj sfidon Edi Ramën për Tiranën

19:42 : 07/10/2025
AKTUALITET

“Autori gjakftohtë, dorëzoi armën”, eksperti i kriminalistikës zbardh dinamikën e vrasjes së gjyqtarit Kalaja

10:30 : 07/10/2025
Para

Dokumenti/ Açka njoftoi se u largua vetë, por ishte shkarkuar dy ditë më parë

TË GJITHA

PD nis procedurat për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj: Ka shkelur Kushtetutën

16:35 : 08/10/2025

“Shpëtoje Tiranën duke votuar Florin”/ Rezart Veleshnja mbështet Binajn për kryebashkiak

16:25 : 08/10/2025

“Po i trajtojnë francezët si budallenj”, Le Pen zotohet se do të bllokojë formimin e një qeverie të re

16:19 : 08/10/2025

Konferenca e NATO-s kufizon qarkullimin në Tiranë, ja akset rrugore që do të bllokohen

16:00 : 08/10/2025

Prokuroria: Gjon Shkambi dyshohet se shtyu nipin të vriste gjyqtarin Astrit Kalaja

15:53 : 08/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Prokuroria e Tiranës nis hetim penal ndaj Elvis Shkambit dhe dy të tjerëve (Akuzat)

15:40 : 08/10/2025

Tekstilet e këpucët në krizë, rënie drastike e punësimit në fasoneri

15:26 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com