• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për mjekët e Onkologjikut, po u hetohet pasuria

15:45 : 24/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masat e sigurisë për mjekët e spitalit Onkologjik dhe farmacistin.

Më konkretisht ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi” për mjekun Edmond Gashi dhe farmacistin Florian Marku, ndërsa ka caktuar masën “detyrim paraqitje” për mjeket Brikena Qirjazi e Alketa Ymeri, si edhe për stafin administrativ Emiljano Lela e Drilona Krishta, si dhe për shtetasin Halil Gashi.

Për Drilona Kishtan për të cilën ishte vendosur masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” e akuzuar për veprën penale “Shpërdorim Detyre” nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal, pasi ajo ishte jashtë shtetit dhe është vendosur njoftim në kufi.

Ata akuzohen për tre vepra penale: “kontrabandë ilaçesh”, “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion”. Dy veprat e para penale ishin ngritur edhe nga Prokuroria e Tiranës, ndërsa me kalimin në SPAK është shtuar edhe akuza e korrupsionit.

Ndaj mjekëve SPAK ka nisur dhe hetimin pasuror . Prokuroria e Posaçme ka kërkuar nga hipotekat dhe bankat e nivelit të dytë informacion për asete apo pasuri për të gjithë mjekët dhe zyrtarët e Onkologjikut.

Lexo edhe:

Gjyqtarja Irena Gjoka kërkon dorëheqjen nga çështja e Metës, kreu i GJKKO-së refuzon

“Rama nis mandatin e katërt”/ Reuters: Imazhi i Shqipërisë i dëmtuar nga skandalet e korrupsionit

Gjatë seancës së sotme avokatët e mjekëve kërkuan që SPAK të shpallte moskompetencën dhe të kalonte sërish tek Prokuroria e Tiranës, pasi sipas tyre vepra penale e korrupsionit nuk qëndron dhe kështu kjo dosje nuk është objekt i hetimit të SPAK.

Avokati i mjekut Edmond Gashi në një prononcim për mediat pas seancës tha se kërkuan masë më të lehtë se ajo “arrest në shtëpi”, pasi mjeku Gashi ka 50 pacientë në pritje që duhet të marrin kurim.

“Klienti im Edmond  Gashi kërkoi në gjykatë masë më të butë sigurie, për shkak se ka pacientë për të trajtuar. Janë 50 pacientë të cilëve u ka dalë biopsia dhe duhet të marrin kurim nga mjeku i tyre. Masa ‘arrest në shtëpi’ e pengon të shkojë në klinikën private, atje ku ka aparaturat”, tha avokati Xhoi Nela.

Në spitalin Onkologjik mjekët kishin krijuar një skemë abuzive të transfermit të pacientëve me kancer drejt klinikave private.

Nga hetimi i kryer nga Prokuroria e Tiranës, ka rezultuar se pacientëve të diagnostikuar me tumor nuk u jepej trajtimi i duhur mjekësor në spitalin shtetëror dhe më pas drejtoheshin në klinika private. Mjekët e spitalit publik i orientonin pacientët për t’i operuar drejt klinikave private, shpesh herë dhe pa qenë e nevojshme për ta, me qëllimin e vetëm për të përfituar prej tyre.

Po ashtu, janë konstatuar raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi, nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur, duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave.

Për këtë rast ka patur një hetim të cunguar nga prokurori i Tiranës, Bledar Valikaj, bashkëshorti i deputetes së PS-së, Ermonela Felaj, teksa aktualisht asnjë person nuk ndodhet në burg.

Etiketa: GJKKOkorrupsionmasat e sigurisemjeketonkologjiku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjyqtarja Irena Gjoka kërkon dorëheqjen nga çështja e Metës, kreu i GJKKO-së refuzon

15:49 : 19/09/2025
AKTUALITET

“Rama nis mandatin e katërt”/ Reuters: Imazhi i Shqipërisë i dëmtuar nga skandalet e korrupsionit

20:02 : 18/09/2025
AKTUALITET

Trafik droge me vlerë 3.3 mln euro, GJKKO dënon me 11 vite burg Islam Sefën

16:25 : 18/09/2025
AKTUALITET

Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapodiplomuar

08:20 : 18/09/2025
AKTUALITET

Shtyhet seanca për dosjen “Sterilizimi” në GJKKO

15:09 : 17/09/2025
AKTUALITET

“Korrupsioni në Shqipëri do të transferohet te Diella”

10:07 : 17/09/2025
Para

Alimehmeti: Përgjegjësia mbi Onkologjikun nuk duhet të bjerë vetëm mbi mjekët, por edhe mbi qeverinë

TË GJITHA

Vrasja e Paulin Harushës në Kanada/ Policia identifikon autorin, kishte njohje me viktimën

16:19 : 19/09/2025

“Air Albania”/ Krenarisë së Ramës dhe Ballukut i humbet “vula”, përfundon me avionë pa logo

16:18 : 19/09/2025

Mori ryshfet për ti dhënë leje të burgosurit, arrest në shtëpi për Irakli Lekën

16:16 : 19/09/2025

Kushtoi 3.7 mln euro/ Si Edi Rama përgënjeshtroi veten për “Parkun Eden” te Kryeministria

16:10 : 19/09/2025

Analiza e Bloomberg: Evropa po shndërrohet në një kontinent të paqeverisur

16:08 : 19/09/2025

Nuk iu bindën urdhërit për të ndaluar automjetin, një i arrestuar dhe një në kërkim në Kukës

16:01 : 19/09/2025

Dëshmon shoferi i “Rrumit”: Si ndodhi sulmi ndaj Ndojës dhe Lahos/ Pyetet dhe për vrasjen e gjyqtarit Konomi

15:56 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com