• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Lojrat Olimpike “Paris 2024”, detaje nga eventi madhështor

09:16 : 20/07/2024
në BOTA, SPORT

Në Paris të Francës do të mbahen Lojërat Verore Olimpike. Në mesin e shteteve pjesëmarrëse është edhe Kosova, e cila do të përfaqësohet me nëntë sportistë: pesë xhudistë, një boksiere, një sportiste në atletik dhe dy notarë.

Në këtë tekst mund të mësoni gjërat kyçe për Olimpiadën, duke nisur nga datat, vendet ku do të zhvillohen ngjarjet kryesore, për ceremoninë hapëse, sportet e reja dhe për çështjet e sigurisë.

Kur mbahen Lojërat Olimpike dhe Paralimpike?

Lojërat Olimpike Paris 2024 do të mbahen nga 26 korriku deri më 11 gusht, ndërsa Lojërat Paralimpike Paris 2024 do të zhvillohen nga 28 gushti deri më 8 shtator.

Ku do të mbahen Lojërat Olimpike?

Në shtator të vitit 2017, Komiteti Ndërkombëtar Olimpik ia dha Parisit të drejtën e organizimit të Olimpiadës së vitit 2024, pasi rivali i tij i vetë, Los Anxhelos, u pajtua që të presë edhe katër vjet të tjera për organizimin e Olimpiadës.

Lexo edhe:

Franca heq zyrtarisht skllavërinë, parlamenti shfuqizon ligjin e Mbretit Luigji XIV

Temperaturat rekord në Francë dhe Britaninë e Madhe, shefi i klimës në OKB: Krizë klimatike

Parisi ka qenë nikoqir i dy Olimpiadave dhe do të organizojë lojërat 100 vjet pasi në kryeqendrën franceze u mbajtën Lojërat Olimpike të vitit 1924. Lojërat do të mbahen në 35 vende në mbarë Parisin, në rajonin Ile-de-France, në pjesë të tjera të Francës dhe jashtë vendit.

Disa prej vendeve ku do të mbahen lojërat do të jenë Stadiumi i Kullës Ajfell (volejboll plazhi), Stadiumi Parc des Princes (futboll), Roland Garros (boks dhe tenis), Stade de France (atletikë dhe ragbi), dhe Teahupo në Tahiti (sërf).

Cilat sporte do të debutojnë në Olimpiadën Parisi 2024?

Në këtë Olimpiadë për herë të parë do të debutojë sporti i quajtur ‘breaking’, që është një formë garuese e ‘breakdancing’, që ndërthurë artin dhe kërcënimin me lëvizje akrobatike.

Pasi debutoi në Olimpiadë në Tokio 2020, sporti i karatesë nuk do jetë pjesë e Lojërave Verore 2024. Po ashtu, bejsbolli-softbolli po ashtu nuk janë përfshirë në Olimpiadën e Parisit, por të do të rikthehen në Lojërat e Los Anxhelosit më 2028.

Kur do të mbahet ceremonia hapëse e Olimpiadës dhe si do të duket?

Ceremonia hapëse e Olimpiadës në Paris do të nisë në orën 19:30 më 26 korrik. Në vend që kjo ceremoni të mbahet në një stadium, siç është mbajtur tradicionalisht, Franca ka planifikuar një paradë në lumin Sena, paradë e gjatë prej 6 kilometrash. Parada do të përfundojë te Kulla Ajfell. Afër 300.000 spektatorë do ta shohin paradën nga brigjet e Senës, teksa ngjarja do të transmetohet në mbarë botën.

Cilat janë rreziqet e sigurisë dhe si mund të ndikojnë në ceremoninë hapëse?

Konfliktet në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë, por edhe kërcënimi nga ndonjë sulm, kanë bërë që Qeveria franceze të rrisë gatishmërinë e saj të sigurisë në nivelin e saj më të lartë gjatë këtij viti.

Afër 45.000 policë francezë dhe forca të sigurisë do të jenë të përfshira në ofrimin e sigurisë gjatë Lojërave në Paris, me ndihmën shtesë të mijëra zyrtarëve të huaj të sigurisë. Franca do të dislokojë 35.000 agjentë të sigurisë dhe ushtrisë për ceremoninë hapëse për shkak të kërcënimeve të sigurisë, përfshirë edhe nga sulmet e mundshme me dronë, deklaroi në maj ministri francez i Mbrojtjes, Gerald Darmanin.

Franca ka përgatitur alternativa për mbajtjen e ceremonisë së Olimpiadës në Senë, nëse një gjë e tillë kërkohet për shkaqe sigurie, deklaroi presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në muajin prill.

Një opsion, tha Macron, do të ishte që të ceremonia të mbahej në sheshin Trocadero, që gjendet përballë Kullës Eiffel, dhe opsioni tjetër do të ishte që ajo të mbahej në stadiumin Stade de France. Kremlini ka hedhur poshtë pretendimet se Rusia mund të shënjestrojë Olimpiadën, duke i quajtur këto akuza si të pabaza.

A do të marrë pjesë Rusia në Olimpiadën e Parisit?

Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Komiteti Ndërkombëtar Olimpik fillimisht rekomandoi që atletëve nga Rusia dhe Bjellorusia t’iu ndalohej pjesëmarrja në garat ndërkombëtare, por që atëherë ka ndryshuar vendimin, duke i lejuar që të garojnë si neutralë. Çdo atlet i kualifikuar po kalon nëpër një proces verifikimi, që po kryhet nga një panel prej tre anëtarësh, të emëruar nga Komiteti Ndërkombëtar Olimpik, për t’u siguruar që të gjithë ata plotësojnë kriteret.

Në mesin e kritereve që kërkohen është që atletët nga Rusia dhe Bjellorusia të mos kenë mbështetur në mënyrë aktive luftën në Ukrainë dhe të mos jenë kontraktuar nga ushtria apo ndonjë agjenci e sigurisë.

Atletët nga Rusa dhe Bjellorusia nuk mund të marrin pjesë në gara ekipore, por lejohen të marrin pjesë si neutral: pa flamuj apo himne shtetërore. Ata po ashtu do të përjashtohen nga pjesëmarrja në paradën e hapjes.

Rusia i ka dënuar kufizimet, duke i cilësuar diskriminuese dhe ka akuzuar Komitetin Ndërkombëtar Olimpik se është pjesë e një “konspiracioni” së bashku me Ukrainën. Komiteti Olimpik rus ka paguar kompensim për 245 atletë që nuk kanë përmbushur kriteret që u mundësojnë të marrin pjesë në garë, raporti agjencia shtetërore e lajmeve, RIA./REL

Etiketa: Francalojerat olimpikeparis

Lajme të lidhura

BOTA

Franca heq zyrtarisht skllavërinë, parlamenti shfuqizon ligjin e Mbretit Luigji XIV

16:56 : 28/05/2026
BOTA

Temperaturat rekord në Francë dhe Britaninë e Madhe, shefi i klimës në OKB: Krizë klimatike

22:51 : 27/05/2026
BOTA

Siguria në Hormuz, Australia gati t’i bashkohet misionit të propozuar nga Franca dhe Britania

09:49 : 13/05/2026
BOTA

Macron: BE ka mekanizma për t’iu përgjigjur tarifave doganore të Trump për makinat

16:22 : 05/05/2026
BOTA

Sulmohen forcat paqeruajtëse të UNIFIL në Liban, vritet një ushtar francez

16:16 : 18/04/2026
Që nga mandati i tij i parë në detyrë, Donald Trump ka kërkuar vazhdimisht që aleatët e NATO-s të paguajnë më shumë për mbrojtjen e tyre.
BOTA

Franca i përgjigjet Trumpit: NATO nuk është projektuar për operacione në Hormuz

18:27 : 01/04/2026
Para

Vritet me armë zjarri ish-deputetja ukrainase, Iryna Farion

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetbetasusjojobetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom