• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha për turizmin: Rama ktheu pasurinë e shqiptarëve në mallikim për ta

20:40 : 17/07/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i demokratëve Sali Berisha në daljen e tij të radhës foli për turizmin, temë e cila ishte në fokus të takimit që kryeministri Edi Rama pati me kryebashkiakët.

Rama e konsideroi sulm dashakeqës atë që sipas tij po i bëhet turizmit në vend dhe ndërhyrje të shërbimeve sekrete të huaja , madje tha se e gjitha është një dezinformim.

Por për liderin e demokratëve, Rama dhe vartësit e tij të gjithë këto deklarata i bëjnë për të mbuluar dështimin e tyre në fushën e turizmit.

Berisha gjithashtu foli edhe për fryrje të shifrave si dhe para që nuk dihet se ku përfundojnë.

Deklarata e Berishës

Lexo edhe:

Atentati në Rinas ndodhi 50 metra larg komisariatit, Rama: Kemi bërë progres të madh në siguri

Pse Rama s’e shkarkon Ballukun? Bushati: Ka frikë se do të tregojë padronin

Të dashur qëndrestare e qëndrestarë, misionarë të pamposhtur të kauzës së drejtë të shqiptarëve.
Ju përshëndes me mirënjohje të pakufishme, nderimin më të madh ju oratorët, të cilët me fjalën e tyre ndriçojnë mendjet dhe zemrat e shqiptarëve.
Të dashur miq, cilido që njeh këtë vend, konstaton se pasuria më përrallore e këtij vendi pas njerëzve janë brigjet, malet, kodrat, liqejtë.
Janë shtigjet e tij turistike.
Në këtë rrafsh, unë nuk di asnjë vend tjetër që mund të krahasohet me Shqipërinë.
Nuk di ndonjë vend tjetër, brigjet e të cilit të jenë krahasuar si Maldivet e Europës, Alpet e të cilit të jenë quajtur si Himalajat e Europës.
E megjithatë miqtë e mi, me dhimbjen më të madhe, me trishtimin më të thellë më duhet t’u them se turizmi, pasuria përrallore turistike është sot një mallkim i vërtetë për shqiptarët.
Dhe ju lutem, të më dëgjoni se çfarë më shtyn mua, cili motiv më shtyn mua të bëj një deklaratë të tillë.
Ju garantoj dhe ju betohem, se përveç interesit tuaj si qytetar, asgjë tjetër.
Këto ditë, narkozyrtarët me në krye Edi Ramën janë vërsulur me tërbim kundër ‘dizinformimeve’, veprimtarive armiqësore të shërbimeve të huaja për sabotimin e turizmit.
Sot, publikisht u akuzuan vlonjatet se fajin e kanë ata për çmimet, etj, etj.
Të dashur qytetare dhe qytetarë, unë do u provoj sonte me të dhënat e kësaj qeverie se si vjedhjet e tmerrshme, se si shpërdorimet dhe abuzimet e Edi Ramës dhe narkoqeveritarëve, e shndërruan këtë pasuri përrallore të shqiptarëve në një mallkim për ju.
Edi Rama dhe televizionet e tij turiste, nga mëngjesi gjer në darkë u bien borive se vitin e kaluar morën, patën 10.1 milionë turistë.
Mirëpo, po statistikat e narkoqeverisë së Edi Ramës thonë se në 109 mijë shtretër turistikë të Shqipërisë, u regjistruan gjithsej 6 milionë net fjetje.
Pra, miqtë e mi, me këtë llogari i bie se çdo turist fjeti në Shqipëri dy orë më shumë se gjysëm nate, apo një orë më shumë se gjysëm nate.
Nga 10 milionë, janë 6 milionë net.
Më falni, nuk po shkoj larg unë, as në Spanjë, as në Itali, Francë apo ndonjë vend tjetër, por po ndalem këtu në Mal të Zi, 100 e ca kilometra që këtu.
Ky vend, vitin e kaluar ka regjistruar 2.6 milionë të ardhur në Malin e Zi. Dhe ka regjistruar 16.3 milionë net fjetje.
Pra, turisti në Malin e Zi, 180 kilometra nga Tirana, ka regjistruar me 2.6 milionë, 16.3 milionë net, apo 6.2 net për turist.
Ka regjistuar pra miqtë e mi, fiks mbi 10-fishin e netëve për turist të Shqipërisë.
Pra, qytetari i Malit të Zi, ka përfituar nga taksat e këtyre net fjetje, 10 herë më shumë se qytetari i Shqipërisë.
10 herë më shumë, por unë po i marr të dhënat siç janë.
Ku kanë shkuar këto? Që të gjitha këto 10 herë më pak për shqiptarët atëherë, kanë shkuar në kontot bankare të klientelës së Edi Ramës, qeveritarëve, por jo në taksa që duhet të ktheheshin në buxhet për arsimin, shëndetësinë, për rrogat, pensionet.
Prapë vazhdojmë me këtë analizë, Edi Rama ka shndërruar këtë sektor në një mallkim për qytetarët.
Po pse? Në vitin 2022, Ministria e Financave me fatura, konstaton se nga 7.2 milionë turistë, fjetjet e tyre në Shqipëri janë xhiruar 140 milionë euro.
Nga të cilat janë paguar si TVSH me 6 përqind, që është TVSH e tyre, 8.5 milionë për të gjithë qytetarët shqiptarë.
Kanë ndarë pra, nga 7.2 milionë turistë, 8.5 milionë. Po t’i heqim kreditimin e TVSH, i bie 8 milionë.
Pra o miqtë e mi, në këtë pasuri përrallore, çdo qytetar i këtij vendi, përveç atyre që janë pronar hotelesh e motelesh, ka përfituar 4 euro.
Në qoftë se kemi përfituar gjithsej 8 milionë euro si popull dhe 4 euro për person, kemi shpenzuar nga paratë e buxhetit, nga taksat tuaja, kemi investuar në resortet turistike të klaneve të Edi Ramës, 430 milionë euro në vit.

Etiketa: BerishaRamaturizmi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Atentati në Rinas ndodhi 50 metra larg komisariatit, Rama: Kemi bërë progres të madh në siguri

21:33 : 13/11/2025
AKTUALITET

Pse Rama s’e shkarkon Ballukun? Bushati: Ka frikë se do të tregojë padronin

21:42 : 10/11/2025
AKTUALITET

Berisha: Balluku i ka thënë Ramës se do e marrë me vete në qoftë se ai e lëshon

13:45 : 10/11/2025
AKTUALITET

“Nuk kam fyer asnjë ambasador”, Berisha: Gonzato të më tregojë direktivën e BE për ligjin e barazisë gjinore

20:41 : 06/11/2025
AKTUALITET

Berisha kritikoi ligjin për barazinë ligjore, Marta Kos në sulm: E paranueshme!

19:33 : 06/11/2025
AKTUALITET

U pyet para Gonzatos për Ballukun që është nën hetim nga SPAK, Rama mbyll konferencën

12:13 : 05/11/2025
Para

Tuneli i Llogarasë/ Berisha: Investimi kushtoi 15 mijë euro për qytetar, përfitimi i papërfillshëm

TË GJITHA

“Kronika e një Shqipërie të nënshtruar”

09:09 : 16/11/2025

Këmbimi valutor 16 nëntor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:50 : 16/11/2025

SHBA dhe Koreja e Jugut finalizojnë marrëveshjen për ndërtimin e nëndetëseve

08:45 : 16/11/2025

Debati rreth prosti*ucionit/ Çfarë është “Modeli Nordik”?

08:33 : 16/11/2025

Europa Juglindore dhe narrativa anti-Soros! DW: Rama ‘fanar ndriçues’ i Sorosizmit

08:17 : 16/11/2025

Buxheti 2026/ Shteti del i fituar, barra shtesë mbi konsumatorët

08:07 : 16/11/2025

Parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të luhaten temperaturat

07:56 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com