• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Urdhër-arrestet për inceneratorin/ Xama: Të vonuara! Ja rolet e Denisa Tollkuçit dhe Ilir Dedjas

18:31 : 13/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Gazetarja Ola Xama, për 8 urdhrat e arrestit të lëshuar nga SPAK për inceneratorin e Tiranës, thotë se hetime kaq shumë të zgjatura nuk janë në nivelin e duhur dhe në pritshmërinë e Prokurorisë së Posaçme.

Xama shpjegoi në MCN rolin e Denisa Tollkuçit administratores së kompanisë Integrated Technology e emëruar në 2020 nga Klodian Zoto, ndaj së cilës është lëshuar së fundmi urdhri i arrestit.

Ajo tha se nga dy masa sigurie njëra për sekuestron e inceneratorit të Tiranës dhe urdhër arrestet e ekzekutuara në dhjetor 2023, për zyrtarë të lartë të bashkisë Tiranë, ministrisë së Mjedisit dhe masa në mungesë për Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, roli i Denisa Tollkuçit, ka qenë bashkëpunëtore e ngushtë e Zotos që prej theemelimti të kompanisë.

“Denisa Tollkuçi ka qenë administratorja e kësaj kompanie dhe ka përgjegjësi direkte mbi rolin e kësaj kompanie. Nëse kompania ka qenë e inkriminuar, duhet parë dhe roli i administratorit. Masa e dhënë për Denisa Tollkuçin, mendoj se është e vonuar. Roli që ajo ka pasur ka qenë ekzekutimi i urdhrave të Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit. Edhe për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit, Tollkuçi ka qenë aktive dhe merrej me përgatitjen e letrave për marrjen e tenderave. Duhet të ketë indicie dhe dyshime të reja te gjurmët e parave dhe çfarë provash të reja ka parë prokurori për të lëshuar urdhrin e arrestuar.” – tha gazetarja.

Ndërsa për biznesmenin e akuzuar Ilir Dedja, Xama shpjegon se në vitin 2020 biznesmeni ka pasur një kompani e cila ishte e dyshuar për dhënien e çmimeve abuzive për një tender maskash në Zimbave, kontratë e cila i kushtoi lirinë ministrit të Shëndetësisë në Zimbave, ku në atë rast është dëgjuar për herë të parë emri i tij në Shqipëri.

Lexo edhe:

Manjani: Rinumërimin e votave për Tiranën s’do e bëjnë më komisionerët politikë, por administrata e KQZ

A rrezikohet mandati i dytë i “Mundësisë” nga rinumërimi në Tiranë? Shehaj: Çdo gjë është e mundur

Gazetarja tha se Ilir Dedja është pronari i kompanisë që e ka blerë më herët nga Stela Gugallja, teksa sipas saj, kryer transferta qindra mijëra eurosh. Sipas saj, SPAK dyshon se ka punësuar në kompaninë e tij partneren e Arben Ahmetajt në Zvicër.

“Më pas shfaqet në komunikimin e akuzës që SPAK ka bërë për Arben Ahmetaj dhe Klodian Zoton në mungesë. Shihet se Ilir Dedja është një njohje e vjetër e Ahmetaj në fakultetin Filologjik dega Anglisht. Dedja nuk e ka mbaruar komplet fakultetin, ka ikur në emigrim dhe rezulton që disa vite më parë, përpara se të firmoseshin kontratat koncensionare.

Një kompani që ka qenë në pronësi të Stela Gugalles, bashkëjetueses së Mirel Mërtirit dhe pronaret të inceneratorit të pronare e inceneratorit të Elbasanit, CDC shpk është blerë nga Ilir Dedja, për vlerën 500 mijë euro nga Dedja por nuk janë parë gjurmë transaksionesh. Më pas është gjurmuar kjo kompani dhe është gjetur se kompania Integrated Technology Service në periudhën nëntor-janar 2020, ka bërë disa transferta. Janë bërë disa transferta edhe te një kompani e themeluar në Zvicër 3DD, po në pronësi të Ilir Dedjas, njëra në vlerë 300 mijë euro dhe tjetra në vlerë 140 mijë euro, në total 1 milionë e 40 mijë euro. Janë transferta që janë gjetur nga SPAK për kompanitë e zotit Ilir Dedja që kanë marrë pagesa nga kompani të lidhura me inceneratorin e Tiranës.

SPAK dyshon se zoti Dedja, ka qenë fillimisht garantor i bashkëjetueses së zotit Ahmetaj dhe rezulton se ka punësuar në një nga kompanitë e tij në Zvicër bashkëjetuesen e zotit Ahmetaj. Inceneratori i Tiranës ka financuar kompanitë e një individi siç është zoti Ilir Dedja që ka mbështetur për tu akomoduar në Zvicër bashkëjetuesen e zotit Ahmetaj. Tashmë dihet që Ahmetaj jeton në Zvicër si azilkërkues. Deri në vitin 2021 kanë qenë lidhjet, ndërsa më tej skema e inceneratorit të Tiranës, duhet të jetë zgjeruar më shumë.

Ndërsa i akuzuari tjetër Dashamir Ymeraj del i kallëzuar nga zonja Monika Kryemadhi para dy vitesh, si i dyshuar për skemë mashtrimi me TVSH. Këto janë skema që bëhen ose për rimbursim të padrejtë, ose kur kërkon të pastrohen para. SPAK ka vërtetuar te pjesa e parë për masën e sigurisë për inceneratorin e Tiranës kur është sekuestruar kompania. Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto si pronarë de fakto kanë përdorur 24 kompani, për të pastruar paratë. Nuk besoj se afera për inceneratorin e Tiranës do ishte e mbyllur me pronar faktik Zoton dhe Mërtirin. Zoto akuzohej si dikush që kujdesej për të paguar udhëtimet dhe garantuar qëndrimet dhe udhëtimet për zyrtarët e lartë. Në asnjë komunikim Zoto nuk rezulton i tillë. Zoto komunikonte përmes Mirel Mërtirit me zotin Ahmetaj.” – tha Ola Xama.

Nëse a pritet që të merren masa ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Xama tha se kjo i takon drejtësisë dhe se ajo që të gjithë ne kërkojmë si qytetarë është hetim i pavarur dhe gjetja e gjithë të vërtetës.

“Ka pasur një marrëdhënie kryebashkiaku i Tiranës, direkte me nënshkrimin e kontratës së inceneratorit të Tiranës. Ishte ai që kërkonte zgjidhjen përmes një formule koncensionare partneritet publik-privat. U dërgoi dy letra dy ministrave të ndryshëm të Financës, Shkëlqim Cani dhe Arben Ahmetaj, për menaxhimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës. Ahmetaj bashkërendon punën e ministrinë e Mjedisit dhe është zoti Veliaj që i jep zgjidhjen finale për marrjen përsipër të financimit. Po të mos kishte marrë përsipër financimin Veliaj, nuk do ishte bërë se ministri i Financave nuk binte dakord. Veliaj ka pasur rol aktiv duke dërguar dy përfaqësues të bashkisë Tiranë që sot janë të arrestuar, për të nergociaur kontratën. Nëse do ishte para gjetjeve se incenerator nuk ka, unë si bashki bëj një notë proteste, ose nuk e mbroj publikisht, duke thënë se Sharra është bërë një vepër e mirë publike. Incenerator nuk ka dhe shohim vetëm pemë të mbjella.” – tha Ola Xama.

Etiketa: arben ahmetajDenisa TollkuçiErion VeliajIlir DedjainceneratoriOla xamaspakTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Manjani: Rinumërimin e votave për Tiranën s’do e bëjnë më komisionerët politikë, por administrata e KQZ

22:24 : 05/06/2025
AKTUALITET

A rrezikohet mandati i dytë i “Mundësisë” nga rinumërimi në Tiranë? Shehaj: Çdo gjë është e mundur

21:58 : 05/06/2025
AKTUALITET

Rinumërimi në Tiranë/ Këlliçi: Ja sa vota na duhen për mandatin e 14, janë bërë manipulime

21:45 : 05/06/2025
AKTUALITET

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

17:05 : 05/06/2025
AKTUALITET

U kap duke ngrënë krudo në Durrës, Voltan Xhani përfundon në SPAK për vrasjen e Rroshkodolit

16:27 : 05/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ SPAK dërgon për gjykim 37 të pandehur, anëtarë të dy grupeve kriminale

12:38 : 05/06/2025
Para

Protesta/ Paloka: U dhanë disa mesazhe! Sa të jetë Rama në pushtet, nuk do të ketë zgjedhje në Shqipëri

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 6 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 05/06/2025

Spanja eliminon Francën mes 9 golash, derbi iberik në finalen e Ligës së Kombeve (Video)

22:59 : 05/06/2025

Panik në ajër, avioni drejt Milanos goditet nga turbulencat, plagosen 8 pasagjerë

22:57 : 05/06/2025

4 hapat për një mendje të gjallëruar

22:52 : 05/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Gazetari zbulon detaje: Lojtarët serbë do të vijnë me ‘bukë me vete’!

22:50 : 05/06/2025

Rriten rreziqet nga substancat narkotike të reja, paralajmëron agjencia e BE-së për barnat

22:45 : 05/06/2025

Musk hedh akuzën e rëndë: Trump është në dosjet e Epstein, ndaj nuk janë bërë publike

22:37 : 05/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com