• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Aksion antidrogë në Tiranë/ 19 në pranga, 5 në kërkim. Sekuestrohet kokainë e qindra doza heroinë

13:14 : 12/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një operacion antidrogë për ekzekutimin e 24 urdhërarresteve është ndërmarrë nga policia e Tiranës.

Bëhet fjalë për një grup kriminal që merrej me shpërndarjen dhe shitjen e lëndëve të forta narkotike, afër shkollave, dhe në ambiente të tjera të frekuentuara nga të rinjtë, në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë operacionit u arrestuan 19 persona ndaj të cilëve Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në pranga ranë:

Lexo edhe:

Goditet grupi i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

Dhjetëra të arrestuar për prostitucion dhe shfrytëzim të fëmijëve në Kosovë

  1. Kevi Hida,
  2. Durim Kurti,
  3. Orterio Vila,
  4. Hamza Firi,,
  5. Florjan Gjuta,
  6. Vasjan Xhaferllari,
  7. Armando Xheladini,
  8. Osman Idrizi,
  9. Ledio Koçi,
  10. Mariglen Kushe,
  11. Kevin Hoxha,
  12. Rezart Maqellara,
  13. Matias Selmani,
  14. Ramazan Shima,
  15. Denis Guci,
  16. Rudina Dajlani (Sopoti),
  17. Elvira Bushaj,
  18. Ardi Shehu,
  19. Brisea Kallushi

Mes personave për të cilët Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur masë sigurie, është dhe Armando Xheladini alias Jetnor Cenallari alias Armando Tarushllari, 52 vjeç, banues në Tiranë, i cili është arrestuar në muajin maj të këtij viti, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, për një ngjarje të ndodhur në shtetin grek.

Giithashtu po punohet për lokalizimin dhe arrestimin e 5 personave të tjerë.

Gjatë operacionit u sekuestruan:

➢ 1.2 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë;
➢ qindra doza të lëndëve të dyshuara narkotike heroinë dhe kanabis;
➢ 12 celularë;
➢ 5 automjete;
➢ shuma të konsiderueshme parash në lekë dhe valuta të tjera, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike.

 

“Jam sot, këtu, së bashku me zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimeve të Rënda, zëvendësdrejtorin për Rendin dhe Sigurinë Publike, dhe shefin e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, për të bërë prezente fazën e dytë operacionale të megaoperacionit të koduar “Tempulli 3”, ku në funksion të 2 procedimeve penale të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndjekur për një periudhë hetimore tremujore, gjatë së cilës janë aplikuar metoda speciale të hetimit, u dokumentua me prova ligjore veprimtaria kriminale e disa shtetasve që shpërndanin lëndë narkotike kanabis, heroinë dhe kokainë, në zona të ndryshme të Tiranës, afër shkollave, si dhe në lokale nate.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në zbatim të masave të përcaktuara në paketën e sigurisë në shkolla dhe të prioritetit të Policisë së Shtetit, për të garantuar një mjedis sa më të sigurtë për nxënësit dhe për të parandaluar fenomenet negative në vijimësi, ka zhvilluar kontrolle dhe operacione për të goditur elementet dhe grupet kriminale që tentojnë të zhvillojnë veprimtarinë kriminale ku marrin pjesë të rinjtë.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, dhe në vijim të dy megaoperacioneve mbarëkombëtare “Tempulli 1” dhe “Tempulli 2”, ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka regjistruar 2 procedime penale të vitit 2024.

Pas një hetimi tremujor të kryer me metoda speciale të hetimit nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u siguruan prova ligjore për dokumentinin e veprimtarisë kriminale të 24 shtetasve.

Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe u finalizua faza e dytë e operacionit “Tempulli 3”, në kuadër të të cilit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për 19 shtetas, si dhe vijon puna për kapjen e 5 shtetasve të tjerë të cilët ndiqen me masa kërkimi.

Gjatë operacionit u arrestuan 19 shtetas ndaj të cilëve Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, konkretisht:

K. H., 26 vjeç, D. K., 39 vjeç, O. V., 21 vjeç, H. F., 20 vjeç, F. Gj., 32 vjeç, V. Xh., 42 vjeç, A. Xh., 52 vjeç, O. I., 62 vjeç, L. K., 26 vjeç, M. K., 32 vjeç, K. H., 24 vjeç, R. M., 25 vjeç, M. S., 18 vjeç, R. Sh., 33 vjeç, D. G., 21 vjeç, R. D. (S.), 52 vjeçe, E. B., 37 vjeçe, A. Sh., 33 vjeç, B. K., 34 vjeçe (arrestuar më parë gjatë zhvillimit të hetimeve).

Midis personave për të cilët Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur masë sigurie, është dhe shtetasi A. Xh., alias A. T., alias J. C., 52 vjeç, banues në Tiranë, i cili është arrestuar në muajin maj të këtij viti, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, për një ngjarje të ndodhur në shtetin grek.

Giithashtu po punohet për lokalizimin dhe arrestimin e 5 shtetasve të tjerë.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

➢ 1.2 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë;
➢ qindra doza të lëndëve të dyshuara narkotike heroinë dhe kanabis;
➢ 12 celularë;
➢ 5 automjete;
➢ shuma të konsiderueshme parash në lekë dhe valuta të tjera, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike, afër shkollave, dhe në ambiente të tjera të frekuentuara nga të rinjtë, në zona të ndryshme të Tiranës.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentinin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të përfshirë.”- tha në një deklaratë për shtyp drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Tonin Vocaj.

Etiketa: arrestimeoperacion antidrogeshitje drogeurdherarreste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Goditet grupi i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

20:06 : 13/07/2026
RAJONI

Dhjetëra të arrestuar për prostitucion dhe shfrytëzim të fëmijëve në Kosovë

16:14 : 08/07/2026
AKTUALITET

Protestuan para Parlamentit kundër qeverisë/ Policia arreston 19 persona, 12 të tjerë i procedon penalisht

08:46 : 03/07/2026
AKTUALITET

Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë! Goditet grupi kriminal, 14 në pranga, 5 në kërkim

14:35 : 30/06/2026
AKTUALITET

Operacioni i SPAK/ AMP zbulon për çfarë akuzohen 2 shefat rajonalë të saj dhe kreu i Policisë Bashkiake Devoll

15:01 : 18/06/2026
AKTUALITET

14 masa sigurie/ Zyrtarët e Kadastrës Dibër dhe një notere tjetërsuan pronat, në kërkim zv.drejtori – EMRAT

10:10 : 18/06/2026
Para

Inceneratori i Tiranës/ Përfundojnë afatet e paraburgimit, lirohet Pellumb Abeshi

TË GJITHA

Protesta e 45-të kundër Ramës, qytetarët mblidhen në Tiranë

17:54 : 14/07/2026

Trump heq dorë nga taksa për transportin detar: Hormuzi i hapur për të gjithë, përveç Iranit

17:37 : 14/07/2026

Dyshohet se u përfituan nga lekët e drogës, sekuestrohen dy apartamente dhe një garazh në Tiranë

17:22 : 14/07/2026

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026

Izraeli dhe Libani rikthehen në tryezën e bisedimeve, armëpushimi vihet në pikëpyetje

16:58 : 14/07/2026

Hita takim me përfaqësuesit e ICITAP: Thellojmë partneritetin strategjik!

16:55 : 14/07/2026

Olta Gixhari flet për herë të parë për burrin: Kam patur fat!

16:43 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş