• Kontakt
Friday, October 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bushati: Rama shfrytëzoi arkëmortin e Kadaresë për të goditur kundërshtarët

09:07 : 04/07/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

“Ceremonia e përcjelljes në banesën e fundit të shkrimtarit Ismail Kadare ka qenë një nga ato gjërat e turpshme që çdo qytetar i ndershëm nuk do të donte t’i shikonte për sa kohë do të ishte gjallë.”

Kështu tha analisti Andi Bushati në MCN, duke deklaruar se Kadare ka qenë kontroveres, i adhuruar për një pjesë të madhe të shkrimeve të tij, i kritikuar nga një pjesë tjetër më e vogël e opinionit të cilët nuk kanë qenë dakord me qëndrimet që ka mbajtur gjatë komunizmit.

Por sipas tij, pavarësisht kësaj kontradikte, duhet pranuar që është nga ato figura të rralla në panteonin e kombit shqiptar dhe se për sa kohë ekziston gjuhë dhe letërsi shqipe, është shkrimtari më i madh që ka pasur.

Bushati tha se Kadareja nuk e meritonte një përcjellje të tillë, që i vetmi fjalim i mbajtur për ta përcjellë të ishte i kryeministrit i cili e shfrytëzoi arkivolin e Kadaresë “për të goditur kundërshtarin e tij apo ata që mendonin ndryshe”.

“Është e pakonceptueshme të imagjinosh që në të vetmin fjalim të mbajtur për Kadarenë, më shumë të flitej se ku duhej të prehej trupi i Kadaresë pas vdekjes, se sa për vetë Kadarenë. Duhet të diskutonim për Kadarenë, veprën e tij apo edhe dritëhijet e tij. Edi Rma e personalizoi në mënyrën më të ndyrë të mundshme edhe ditën e fundit mbi tokë të Ismail Kadaresë. Në ato 20 minuta fjalim i dëgjova disa herë për të parë se deri ku mund të shkojë deliri dhe narcizmi i një njeriu. Para arkivolit të një njeriu të thuash ç’janë ata budallenj, që thonë një do e varrosim te “Varrezat e Dëshmorëve”, një para Rognerit, sikur e gjithë vepra e Kadaresë, të mbyllej te halli i tij.

Lexo edhe:

Bushati: Raporti i ODIHR tregon vetëm majën e ajsbergut, nuk pati ndarje të partisë nga shteti

“Mori vilë ngjitur me Ramën”, Hoxha: Martinaj u bë armik publik dhe kundërshtar i qeverisë

Ishte e turpshme, delirante, një gjë që mund të ndodhi deri në diktaturat më të errëta të Afrikës. Fatkeqësia është që në këtë paradë para arkëmortit me kamera, ka më shumë njerëz që përkulen nga ata që kanë lexuar gjithë jetën e tyre, vetëm statuset e Ramës, se sa nga ata që kanë lexuar një varg apo rresht të Kadaresë. Megjithatë njerëzve të mëdhenj nuk iu bën keq veneracioni profan, nuk i bën keq një budalla, edhe një njeri që nuk e njeh, prapë e vlerëson. Në këtë kuptim vjershat folklorike të Spiropalit mund të bëjnë të qeshin mua dhe ty, por asgjë keq Kadaresë.

Ajo ecja dorë për dore e Veliajt me zonjën Kadare, mund të duket një servizlizëm i shtirë i një personi të grupit “5D” që do të marrë nga fama e madhe e një të vdekuri. Të gjithë këta servilë janë më të mirë se ajo që bëri Rama që përdori arkëmortin e Kadaresë, për të goditur ata që s’i pëlqen. Kjo është e pafalshme, të adhurosh nga padija një njeri nuk është e keqe. Me dijeni të përdorësh për keq një të vdekur është e ndyrë dhe kjo ishte gjëja e trishtueshme e ditës së sotme.” – tha Bushati.

Etiketa: Andi BushatiarkmortiEdi Ramafjalimiismail kadarevarrimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bushati: Raporti i ODIHR tregon vetëm majën e ajsbergut, nuk pati ndarje të partisë nga shteti

22:52 : 23/10/2025
AKTUALITET

“Mori vilë ngjitur me Ramën”, Hoxha: Martinaj u bë armik publik dhe kundërshtar i qeverisë

22:47 : 23/10/2025
AKTUALITET

Flor Binaj/ Polici i pavarur dhe policët e Ramës

18:15 : 23/10/2025
AKTUALITET

Pasi shtinte fall për Ramën gjatë 11 majit, aktorja Delinda Disha kandidon e pavarur në Tepelenë

13:54 : 23/10/2025
AKTUALITET

Paketa e Maleve/ Rama – Becit: E nisëm kur ti ishe pa mjekër, tani të është bërë si mua dhe hartën nuk e ke sjellë

13:21 : 23/10/2025
AKTUALITET

Raporti i ODIHR/ Berisha: Faktoi farsën elektorale! Rama dështoi në përpjekjet për ta ndryshuar

13:03 : 23/10/2025
Para

Arrestohet Ilir Beqaj dhe bashkëpunëtori i tij Ermal Kurtulaj

TË GJITHA

“Zgjedhjet e 11 Majit ‘de facto” nuk njihen”/ Maliqi: Nga listat e mbyllura përfitojnë servilët

18:41 : 24/10/2025

SPAK e mori të pandehur, Balluku ‘relaksohet’ me tren në Zvicër

18:29 : 24/10/2025

EMRI/ Arrestohet në brigjet greke skafisti nga Saranda, zbulohet një sasi e madhe droge

18:15 : 24/10/2025

Kush e anulloi arrestin me burg të Ballukut e dy turqve..?!

18:04 : 24/10/2025

Janë vërtet të lidhur? Xhensila Myrtezaj merr vëmendjen me veprimin në projektin e ri të Ledri Vulës

18:02 : 24/10/2025

“Balluku nuk do e festojë Shën Valentinin”, Llabani: T’i sekuestrojnë celularin dhe do gjejnë prova të pakontestuara!

18:01 : 24/10/2025

Avionët rusë shkelin hapësirën e NATO-s, Rutte: Do t’i godasim nëse paraqesin kërcënim

17:51 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com