• Kontakt
Tuesday, June 30, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Goditet banda e drogës së shqiptarëve në Franca, “koka” e grupit jetonte në Shqipëri, 19 në pranga

12:12 : 02/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Autoritetet franceze kanë goditur një grup kriminal që merrej me trafikun e lëndëve narkotike dhe drejtohej nga një shqiptar. Si rezultat, në bashkëpuinim me SPAK janë arrestuar 19 persona, shtetas shqiptarë dhe të huaj, ku 3 prej tyre janë kapur në vendin tonë.

Ata akuzohen për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Përmes një njoftimi për mediat, SPAK bën me dije se “koka” e grupit kriminal jetonte në Shqipëri, teksa drejtonte aktivitetin kriminal në Francë, ku është sekuestruar lëndë narkotike me vlerë mbi 1 milion euro. Struktura e grupit ishte e vendosur në qarkun e Lionit dhe furnizonte grupet e shitjes të vendosura në qarkun e Savojës dhe Savojës së sipërme.

“Koka” e grupit kriminal rezulton të jetë shtetasi Redian Doda, i cili është në vendon tonë bashkë me shtetasit Zabit Fisniku dhe Fabi Isaku

Hetimet në Shqipëri janë ndjekur nga prokurori Adnan Xholi, drejtuesi i strukturës kundër krimit të organizuar në SPAK. Në vendin tonë janë kryer me vendim gjykate 10 kontrolle banesash, biznesesh, automjetesh, dhe personash, teksa janë vendosur dhe pasuri nën sekuestro.

Lexo edhe:

“Kemi provën për burgosjen e Ramës”/ Aktivisti: Nesër në orën 10:00 takohemi në SPAK

U dënua për drogë në Itali, Rama emëron Valdrin Pjetrin në krye të Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Në foto: (Në mes) Drejtuesi i seksionit kundër Krimit të Organizuar në SPAK, Adnan Xholi

Ky është operacioni i dytë i përbashkët që SPAK po kryen me autoritetet franceze, teksa më herët ka qenë dhe operacioni ku u vu në pranga shoferi i ish-drejtuesit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Edhe në atë operacion drejtues ka qenë prokurori Adnan Xholi.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar, bazuar në materialin e referuar nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka regjistruar (kryesisht) procedimin penal Nr. 38, të vitit 2023, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a, 28 pika 4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e hetimit të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Byronë Kombëtare të Hetimit, si dhe me autoritetet franceze të drejtësisë në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore, janë ndërmarrë një sërë veprime të rëndësishme hetimore.

Rezultatet e hetimeve në Francë

Bazuar akteve që janë administruar për interesa të këtij procedimi penal ka rezultuar se, gjatë periudhës gusht-dhjetor 2022, autoritetet franceze të drejtësisë kanë filluar një hetim paraprak në qarkun e Albertville (73), në lidhje me veprimet e një grupi kriminal të organizuar i cili është marrë me trafikun e drogës. Kjo strukturë ishte e vendosur në qarkun e Lionit dhe furnizonte grupet e shitjes të vendosura në qarkun e Savojës (73) dhe Savojës së sipërme (74). Juridiksioni ndërkrahinor i posaçëm i Lionit ka marrë përsipër dosjen dhe ka hapur një hetim gjyqësor, drejtimi i të cilit i është besuar Seksionit të Kërkimeve të Lionit.

Hetimet e kryera, bënë të mundur të vërtetohen dërgesat me lëndë narkotike pothuajse ditore tek grupet e shitjes në qarqet e Rhone (69), Ain (01), Savojë (73) dhe Savojës së sipërme (74) nga një nënshtetas shqiptar që jetonte në periferi të Lionit (69).

Aktivitet i paligjshëm kriminal në fushën e narkotikëve që zhvillohej në territorin francez, drejtohej nga një shtetas shqiptar i cili jetonte dhe banonte në Shqipëri.

Rezultatet e Hetimeve në Shqipëri

Nga hetimet e përbashkëta të kryera nga prokuroritë e dy vendeve, është bërë e mundur identifikimi dhe procedimi në Francë dhe në Shqipëri i 19 personave (shtetas shqiptarë dhe të huaj), të cilët ishin të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm kriminal në fushën e narkotikëve, sekuestrimi i sasive të konsiderueshme monetare, lëndëve të ndryshme narkotike (heroinë dhe kokainë, si dhe lëndë përzierje), automjete, pajisje elektronike, etj. 

Autoritetet franceze të drejtësisë kanë proceduar me arrestimin e 16 shtetasve shqiptarë dhe të huaj, sekuestrimin e sasisë monetare prej 20.000 euro dhe të 3 automjeteve.

Për interesa të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, caktimin e masave të sigurimit personal për 3(tre) persona në hetim, dhe gjykata me vendimin e saj Nr. 66, datë 28.06.2024 ka vendosur pranimin e kërkesës, caktimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për 3(tre) personat nën hetim.

Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe oficerët e Xhandarmërisë Franceze (pjesë e Skuadrës së Përbashkët Hetimore) janë ekzekutuar masat sigurimi personal për personat nën hetim që banonin në Shqipëri për shtetasit: R.D., Z.F., F. I.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për një llogari bankare në euro.

Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dhe Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme, është ekzekutuar masa e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për llogarinë bankare në euro, në emër të personit nën hetim R.D dhe të shtetasit J.H, të shumës monetare prej 20.000 (njëzetmijë) euro.

Prokuroria ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, edhe kryerjen e disa kontrolleve, kërkesa të cilat janë miratuar nga ana e gjykatës, dhe nga janë ekzekutuar 10 (dhjetë) vendimet e gjykatës dhe janë realizuar kontrolle (banesash, biznesesh, automjetesh, dhe personash). 

Pas kontrolleve të ushtruara në territorin shqiptar, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

·         15 automjete,

·         34.270 euro cash,

·         1000 franga zviceriane,

·         180.000 lekë të reja,

·         9 aparate celularë,

·         3 tableta,

·         1 kamerë, dokumente dhe karta SIM.

Vlera e lëndëve narkotike të sekuestruara tejkalon vlerën prej 1 milion euro.

Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave sa i përket implikimit të personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kriminale.

Një falenderim i veçantë i drejtohet Eurojust, Europol, Xhandarmërisë Franceze, si dhe Atasheut të Sigurisë së Brendshme të Ambasadës Franceze në Shqipëri, të cilët kanë mbështetur dhe ndihmuar SPAK.

Etiketa: bandadrogeFrancegrup kriminalShqiperispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Kemi provën për burgosjen e Ramës”/ Aktivisti: Nesër në orën 10:00 takohemi në SPAK

20:23 : 30/06/2026
AKTUALITET

U dënua për drogë në Itali, Rama emëron Valdrin Pjetrin në krye të Agjencisë së Trajtimit të Pronave

19:44 : 30/06/2026
AKTUALITET

Skema e pronave në Durrës, SPAK çon për gjykim ‘Rrumin’ e Shijakut dhe 7 të tjerë. Sekuestrohen 687 mijë m² tokë

16:38 : 30/06/2026
AKTUALITET

Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë! Goditet grupi kriminal, 14 në pranga, 5 në kërkim

14:35 : 30/06/2026
AKTUALITET

Miti i ekonomisë që mbahet nga paratë e drogës

11:47 : 30/06/2026
AKTUALITET

Trafikonte drogë me postë nga SHBA, arrestohet amerikania në Tiranë

09:49 : 30/06/2026
Para

Analiza e Censit/ Rënie drastike e popullsisë në qarqe, rritje minimale në Tiranë

TË GJITHA

“Teze Belinda ka 300 apartamente”/ Ironia e protestuesit: I duhen 1 javë me gjet çelësat e shtëpisë!

20:38 : 30/06/2026

“Kemi provën për burgosjen e Ramës”/ Aktivisti: Nesër në orën 10:00 takohemi në SPAK

20:23 : 30/06/2026

Tjetër aksident përgjak rrugët e vendit, ndërron jetë shoferi në aksin Pogradec-Qafë Thanë

20:11 : 30/06/2026

“Jemi në rrugën e duhur”/ Aktivisti: Protestuesit nuk ranë pre e provokimeve të policisë

20:05 : 30/06/2026

Aksident në Mallakastër, kamioni me koshere del nga rruga dhe përmbyset (Video)

19:59 : 30/06/2026

U dënua për drogë në Itali, Rama emëron Valdrin Pjetrin në krye të Agjencisë së Trajtimit të Pronave

19:44 : 30/06/2026

Protesta e 31-të/ Nis grumbullimi i qytetarëve në shesh, kërkohet dorëheqja e Ramës

19:36 : 30/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişjojobetholiganbetKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetjojobetnieuwsMeritkingCasibomCasibomKickcasibomjojobet günceldeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetamgbahisnakitbahisJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetjojobetimajbetbetciojojobetcasibomJojobetjojobet