• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Debati presidencial/ Trump dhe Biden përballen sonte në Atlanta

17:16 : 27/06/2024
në BOTA

Lexo edhe:

Haziri: Abdixhiku ose unë mund t’i unifikojmë votat e LDK-së për president

‘Shkelën hapësirën ajrore të kufizuar’/ SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës

Presidenti Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump do të përballen sot në mbrëmje në një debat televiziv, të parin mes tyre, që shumë e shohin si një mundësi të pashembullt për të dy kandidatët, për të ndryshuar trajektoren e zgjedhjeve mes pikëpyetjesh të ngritura mbi moshën apo aftësinë e tyre për të drejtuar Shtëpinë e Bardhë për një mandat tjetër.

Sfida duket e vështirë, përballë një publiku tejet të polarizuar amerikan e që kërkon përgjigje për shqetësimet kryesore si gjendja ekonomisë apo situata në kufirin me Meksikën, si çështje këto të dala nga sondazhet e njëpasnjëshme të realizuara së fundmi.

Presidenti Biden e ka kritikuar kundështarit e tij duke e quajtur atë një rrezik për demokracinë, ndërsa ish-presidenti Trump e ka godit administratës Biden kryesisht për çështjhe si ekonomia apo emigracioni.

Deri tani anketat tregojnë për një garë shumë të ngushtë mes kandidatëve dhe shumë votues thonë se janë ende të pavendosur, apo të zhgënjyer me të dy kandidatët. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Calla Yu, na sjell nga Atlanta, hollësi rreth asaj se çfarë mund të shohin sot amerikanët gjatë debatit.

Ish-presidenti Donald Trump dhe presidenti Joe Biden hyjnë në debatin e parë të kësaj fushate elektorale duke u thënë votuesve se do të ishte katastrofike nëse do të zgjidhej kundërshtari i tyre politik.

Ish-presidenti Trump thotë se presidenti Biden po e shkatërron vendin.

“Inflacioni është në kulm. Krimi është jashtë kontrollit. Evropa është në kaos, Lindja e Mesme po shpërthen, Irani është fuqizuar. Kina po rritet. Dhe ky president i tmerrshëm po na tërheq drejt Luftës së Tretë Botërore”, thotë zoti Trump.

Presidenti Biden thotë se ish-presidenti Trump do ta kthente vendin pas.

“I gjithë progresi, e gjithë liria, të gjitha mundësitë janë në rrezik. Trump-i po përpiqet ta bëjë vendin që të harrojë se sa të errëta dhe shqetësuese ishin gjërat kur ai ishte president. Nuk do t’i harrojmë kurrë”, tha presidenti Biden.

Anketimet tregojnë se gara është e ngushtë, duke ia shtuar kështu rëndësinë debatit, thotë profesori i gazetarisë në Universitetin Northeastern, Alan Schroder.

“Mendoj se kjo krijon trysni ndaj të dy kandidatëve, si për sa i përket mundësive që mund t’u sjellë debati, por edhe rreziqeve”, thotë ai.

Një debat i tillë nuk është mbajtur më parë, mes një presidenti në detyrë dhe një ish-presidenti, thotë profesorja e komunikimeve në Universitetin e Pensilvanisë, Kathleen Hall Jamieson.

“Pra, publiku është më i mirëinformuar për të dy kandidatët si individë; ka më shumë gjasa të dijë rreth temperamentit, zakoneve dhe prirjeve të tyre. Por këtë vit, për shkak të moshës së të dyve, lind nevoja, edhe nëse dihet mjaftueshëm për kandidatët, për të ditur nëse janë mendërisht në nivelin e duhur për të qenë presidentë të Shteteve të Bashkuara”, thotë ajo.

Debatet politike i karakterizon mesazhi që jepet, si dhe momente të caktuara, thotë analisti politik Brett O’Donnell.

“Duhet dhënë mesazhi vazhdimisht gjatë debatit, por duhen edhe nja dy momente në debat që do të jenë momente shkëlqimi, le t’i quajmë, në mënyrë që mediat të kushtojnë vëmendje, duke ofruar kështu një avantazh në garë”, thotë ai.

Ky është gjithashtu debati më i hershëm në një vit zgjedhor në Shtetet e Bashkuara. As zoti Trump dhe as zoti Biden nuk janë emëruar kandidatë zyrtarë të partive të tyre. Të dy kandidatët do t’i kenë mikrofonat të fikur, kur nuk do të jetë radha e tyre për të folur./VOA

Etiketa: donald trumpJoe BidenSHBAzgjedhje

Lajme të lidhura

RAJONI

Haziri: Abdixhiku ose unë mund t’i unifikojmë votat e LDK-së për president

22:34 : 24/06/2026
BOTA

‘Shkelën hapësirën ajrore të kufizuar’/ SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës

15:29 : 24/06/2026
BOTA

Trump zgjat urdhrin për Ballkanin Perendimor, gjendje e jashtëzakonshme edhe një vit

14:22 : 24/06/2026
BOTA

Senati amerikan voton për ndalimin e luftës me Iranin pa autorizimin e Kongresit

11:57 : 24/06/2026
AKTUALITET

Nga Zvërneci te dorëheqja e Ramës/ Narrativat e mediave amerikane për protestën në Shqipëri

14:40 : 23/06/2026
AKTUALITET

Revolta e Kakomesë kundër Luan Lekës u paketua në “X” si protestë kundër familjes Trump

10:42 : 23/06/2026
Para

Tregëtarët e vdekjes nuk lindën nga hiçi

TË GJITHA

Rama po kërkon me zor një iranian në shesh

17:40 : 25/06/2026

Shkon në mbi 10.000 numri i të zhdukurve nga tërmetet në Venezuelë

17:28 : 25/06/2026

Në burgjet e Tikut shpërndahet drogë, arrestohet me kokainë polici

17:03 : 25/06/2026

Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë

16:57 : 25/06/2026

Aksident në Elbasan/ Kamioni përplaset me një automjet, një i plagosur

16:41 : 25/06/2026

U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë, procedohet kushëriri i tij

16:40 : 25/06/2026

Një në pesë kafe të shitura në Europë përmban pesticide

16:27 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet