• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Manastirliu dhe Enkelejd Joti vodhën me tendera sekrete paratë e ilaçeve të Onkologjikut

21:07 : 27/06/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Lexo edhe:

Dhunimi i gazetares në zyrat e Kadastrës, Berisha: Agresori ishte bandit i Lorenës

Inagurimi i aksit Qukës-Qafë Plloçë, Berisha: U vodhën 180 milionë euro, lubi Balluku këndonte e ekzaltuar

Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin e sotëm, është ndalur sërish tek skandali i spitalit Onkologjik, ku mjekët kishin krijuar një skemë abuzive të transfermit të pacientëve me kancer drejt klinikave private.

Berisha tha se në çdo spital të administratës korruptive të Edi Ramës gëlon, nxin korrupsioni, pasi sipas tij, bajlozi i zi i vjedhjes dhe korrupsionit është Edi Rama. Lideri demokrat risolli denoncimin e 8 Qershorit 2020 të qytetarit dixhital, i cili denonconte se si drejtori i QSUT-së Enkelejd Joti dhe ish-ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë vjedhur 100 përqind me tenderat sekrete paratë e ilaçeve për të sëmurët e Spitalit Onkologjik

Sali Berisha: Sot çdo njeri i madh dhe i vogël pavarësisht edhe nga bindjet e tij është i tronditur thellësisht me ato që mediat kanë paraqitur mbi gjendjen katastrofale të vëllezërve, motrave, nënave, baballarëve, fëmijëve, të rriturve në Spitalin Onkologjik të vendit. Unë ju garantoj ju se në çdo spital të administratës korruptive të Edi Ramës gëlon, nxin korrupsioni dhe vetëm korrupsioni. Kjo sepse bajlozi i zi i vjedhjes dhe korrupsionit është Edi Rama. Unë jam këtu sot, do të më lejoni të lexoj para jush sonte një denoncim të qytetarit dixhital të bërë me 8 qershor 2020 dhe të publikuar në të gjitha portalet kryesore të vendit. Qytetari dixhital shkruan se Joti, Veipi dhe Ndrikull Hajnia kanë vjedhur 100 përqind me tenderat sekrete paratë e ilaçeve për të sëmurët e Spitalit Onkologjik. Pra, kanë porositur, nuk kanë marrë asnjë ilaç dhe kanë futur në xhep paratë sikur ilaçet kanë ardhur. Këtu më poshtë është postimi i plotë. E kam publikuar në atë kohë si ‘breaking news’. “Të sëmurët me kancer mbeten pa radioterapi! Mafiozët Joti dhe Veipi likuidojnë substanca radioaktive që nuk kanë ardhur në Shqipëri! Parate e tyre vidhen me tendera sekrete! Të sëmuret me kancer mbeten pa radioterapi. Katër punonjës që nuk pranojnë presionin që të firmosin krimin japin dorëheqje ose shkarkohen nga detyra nga mafiozet Joti dhe Veipi, të cilët kanë mbështetjen e Ndrikull Hajnise apo Korbës së Kovidit, siç është Manastirliu. Doktor, më thotë qytetari, kam një lajm urgjent. Rezart Veipi, drejtor i IT dhe inxhinierisë klinike në dhjetor përzuri shefin e sektorit të inxhinierisë klinike Ardit Çaushi. Arditi nuk firmoste kontratat sekrete me Fedosin për materialet radioaktive. Sektori në fjalë ishte pa shef dhe likuidimet e materialeve radioaktive i firmoste Rezart Veipi sikur ato kishin ardhur, por në të vërtetë kontratat ishin sekrete dhe asnjë miligram nuk kishte ardhur në Shqipëri. Asnjë ilaç nuk ishte futur në territorin e Shqipërisë. Ne vazhdimësi nga janari në prill, pagesat i firmosi Rezart Veipi. Pas denoncimit nga qytetari dixhital, se kisha bërë një denoncim të mëparshëm, Rezart Veipi dhe Enkelejd Joti ushtruan dhune verbale tek vartësit që nuk firmosnin. Shefja e radiologjisë, Drilona Kishta nuk pranoi se ka paraqitur dorëhëqjen pikërisht për këtë arsye. Dhuna verbale vazhdoi dhe me shefen e teknologjisë së informacionit që nuk pranoi të firmosë tenderat sekrete fiktive. Enkelejd Joti, Rezart Veipi e hoqën nga puna. Shikoni mor çfarë barbarësh. E hoqën edhe nga puna edhe zonjën Belina Hoxhën që nuk firmoste, shefe e teknologjisë së informacionit. Ndërkohë në të tille situatë edhe Majlinda Shehu, drejtoreshe juridike largohet vetë nga ky llum. Ndrikull Hajnia është informuar disa herë, por ajo ndan paratë me ta.

Pra, të sëmurët presin mjekimin me materiale, ata mbetën pa asnjë mjekim. Të tjerë presin analizat për diagnozë, ata nuk mund të diagnostikohen. Joti dhe Rezarti vjedhin paratë e prokurimeve sekrete në xhepat e tyre dhe të sëmurët i lënë në mëshirën e fatit së bashku me Korbën e Kovidit, Zonjën Vdekja siç mund ta quani, e cila si shpërblim për të gjitha këto, na kalon ministre Arsimi. Turp faqezi o Edi Rama se kombi nuk ka pasur kurrë si ti.
Ti ke një urrejtje gjenetike ndaj shqiptarëve. Ti urren shqiptarët më shumë se çdo pushtues i ka urryer ata. Ja pra miq se çfarë race janë këta, çfarë soji janë këta.

Etiketa: Enkelejd JotiOgerta ManastirliuSali Berishasekrettenderavjedhje

Lajme të lidhura

Në foto: Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli
AKTUALITET

Dhunimi i gazetares në zyrat e Kadastrës, Berisha: Agresori ishte bandit i Lorenës

23:09 : 05/09/2025
AKTUALITET

Inagurimi i aksit Qukës-Qafë Plloçë, Berisha: U vodhën 180 milionë euro, lubi Balluku këndonte e ekzaltuar

17:48 : 05/09/2025
AKTUALITET

Premtimi i pambajtur: Asnjë shkollë me drekë këtë shtator në Tiranë

15:51 : 05/09/2025
AKTUALITET

Rama “sytë katër” për plehrat, por mbyll të dy sytë për vjedhjet në qeveri

22:08 : 04/09/2025
AKTUALITET

Propaganda e Ogertës nuk e fsheh dot realitetin, shkolla ‘Ahmet Gashi’ në Laprakë në gjendje të mjerueshme

21:43 : 03/09/2025
AKTUALITET

“35 € ilaçi për rrobat, do plasë morri dhe zgjebja”/ Berisha: Paga e Dumanit, 15 herë më e lartë se minimalja

14:28 : 03/09/2025
Para

Mungon vetëm firma, Jasir Asani gati të nisë aventurën e re në La Liga

TË GJITHA

Naftëtarët e Bankers në protestë: Nëse nuk arrihet marrëveshje e re, ndalim total i punës

13:44 : 06/09/2025

Përplasi me makinë 2 të mitur me skuter, arrestohet 18-veçari pa patentë në Tiranë

13:18 : 06/09/2025

Nga “presioni” te “mashtrimi”/ Si e “baltosi” Sokol Sadushi garën për zëvendësin e Holta Zaçajt në Kushtetuese  

12:58 : 06/09/2025

Të dhënat: Një në pesë “të punësuar” punojnë pa pagesë pranë familjes

12:39 : 06/09/2025

700 ditë pengje të Hamasit/ DW: Të afërmit nuk humbasin shpresën

12:31 : 06/09/2025

I dënuar në Gjermani, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova në Morinë

11:48 : 06/09/2025

Reformë ruso-kineze në drejtësi nga Rama-Charles-Soros

11:29 : 06/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com