• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vonesa për votën e diasporës? Asnjë futbollist i kombëtares nuk mund të votojë në zgjedhje

17:40 : 25/06/2024
në AKTUALITET, POLITIKE, SPORT

Gjykata Kushtetuese, me vendim 38/2022 vlerësoi “e drejta kushtetuese e votës së kësaj kategorie për shkak të boshllëkut ligjor ka mbetur thjesht një parashikim deklarativ, i pazbatueshëm efektivisht në praktikë, duke mbetur në thelbin e saj iluzive”. Mbi këtë bazë GjK vlerësoi se i përket Kuvendit të plotësojë boshllëkun ligjor të lartpërmendur brenda një afati që në rastin konkret konsiderohet të caktohet një vit nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Vendimi hyri në fuqi në janar 2023 dhe afati kushtetues për reformën zgjedhore për të mundësuar votën e diasporës ishte janari 2024.

Prej atëherë kanë kaluar gjashtë muaj, Komisioni i Reformës Zgjedhore u shkri pa pasur produkt dhe as mbledhje të rregullta dhe një këshill politik midis dy partive të mëdha është mbledhur disa herë por ende pa pasur ndonjë rezultat konkret. KQZ ka deklaruar se jetësimi i votës së diasporës kërkon ndryshime ligjore të qarta përpara fundit të korrikut 2024, pra me mbylljen e sesionit aktual parlamentar.

Shanset për reformë apo ndërhyrje të pjesshme janë miminale, vota e diasporës më shumë u përdor politikisht nga partitë e mëdha, sidomos qeveria, sesa pati ose ka një vullnet real për ta jetësuar. Disa testime për takime masive me diasporën fillimisht në Greqi dhe më pas në Itali u ndërprenë duke anuluar takime të njëjta në Gjermani e Angli, nën debatin e shkarkuar nga eksportimi i zyrtarëve të qeverisë dhe mbështetësve të saj nga Shqipëria.

Për të kuptuar më mirë kontrastin e thellë midis asaj çfarë presim prej diasporës dhe refuzimit për të krijuar mundësitë që ajo të jetë pjesë e vendimmarrjes politike në Shqipëri në tabelë paraqitet përbërja e ekipit tonë kombëtar të futbollit në Euro 2024. Ekipi aktual, pavarësisht eliminimit në fazën në grupe, fitoi mbështetje dhe simpati të gjerë publike dhe u bë ndofta ekipi më përbashkues i shqiptarëve në konceptin social, sportiv, politik dhe gjeopolitik. Presidenti, Kryeministri, disa ministra dhe gjysma e deputetëve, zyrtarë dhe gazetarë të shumtë si dhe disa qindra mijëra të tjerë shoqëruan ndeshjet e kombëtares, duke shijuar personalisht dhe familjarisht atmosferën festive. Përmes ekipit dhe përfaqësimit në euro2024 Shqipëria fitoi prestigj dhe simpati, si dhe investimi në imazhin publik pritet të sjellë përfitime afatgjata edhe ekonomike dhe sociale.

Nga të dhënat e përpunuara nga stafi i Institutit të Studimeve Politike (ISP) rezulton se asnjë nga futbollistët e ekipit tonë kombëtar nuk është banues i rregullisht rezidencial në Shqipëri. Ata banojnë në vendet ku ushtrojnë sportin, kryesisht në Itali dhe vende të tjera, sipas listës bashkëngjitur. Edhe trajneri Sylvinjo, i fundit që përfitoi shtetësinë shqiptare, nuk është banor efektiv në Shqipëri. Duke qenë me adresa regjistrimi në Shqipëri ose disa prej tyre, të lindur këtu, ata paguajnë taksat bazë të rezidencës/familjes, si dhe janë ambasadorët kryesorë në promovimin e shtetit dhe simboleve të tij. Nga foto zyrtare e ekipit vetëm Presidenti i FSHF është votues me të drejta të plota votimi aty ku banon edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, të tjerët jo.

Lexo edhe:

Haziri: Abdixhiku ose unë mund t’i unifikojmë votat e LDK-së për president

Senati amerikan voton për ndalimin e luftës me Iranin pa autorizimin e Kongresit

Bazuar në legjislacionin aktual zgjedhor anëtarët e ekipit kombëtar Euro2024 mund të jenë votues në zgjedhjet e ardhshme parlamentare vetëm nëse ata udhëtojnë me shpenzimet e tyre financiare ditën e votimit drejt Shqipërisë ose nëse ata aplikojnë në sistemin online të KQZ, pa garanci të plota se mund të jetësohet vota e tyre.

Ndryshe nga kolegët e tyre europianë, të cilët votojnë në vendet ku ndodhen, pavarësisht shtetësisë dhe kombësisë, kontratave dhe vendbanimit të përkohshëm, ata të Shqipërisë nuk do ta kenë këtë mundësi. Vendimi i GJK që mund ta mundësonte, nuk u jetësua dhe për pasojë, “heronjtë” e ekipit kombëtar i duam për sport, show, stadiume, ceremoni, foto në facebook apo mediat e tjera sociale, por nuk i duam të vendosin për “ne”, të votojnë në zgjedhje për të zgjedhur deputetët apo qeverinë që ata duan. Kjo mbetet privilegj vetëm i banorëve efektivë në Shqipëri, numri i të cilëve është përgjysmuar gjatë dy dekadave të fundit, por mbetet i mjaftueshëm për partitë kryesore për të frenuar mundësinë e ndryshimit politik dhe reformimit të sistemit përfaqësues.

Tabela informative dhe fakti se asnjë nga lojtarët e ekipit kombëtar nuk do të mund të votojë në zgjedhjet në Shqipëri (ata me shtetësi të dyfishtë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Greqia, Italia, Gjermania, Zvicra, etj janë të lirë të votojnë për vendet e tyre të dyta pavarësisht shtetit ku ndodhen), përbën një fakt dhe tregues të trishtë të hendekut të thellë që ndan kulturën tonë shtetërore dhe politike nga standardet e mira perëndimore.

Ky është fakti, kjo është tema, ky është diskriminimi politik dhe cenimi i një të drejte kushtetuese, për të cilën çdo gazetar me integritet duhet tua adresojë zyrtarëve të lartë në ceremonitë në vijim lidhur me ekipin kombëtar, Presidentit, Kryeministrit dhe Ministrave, por edhe partive kryesore politike, parlamentit, FSHF dhe institucioneve, të cilat, qytetarët e tyre i duan të suksesshëm dhe të japin maksimumin për vendin e tyre, por nuk janë të gatshëm tu japin të drejtën e votës për të vendosur për të ardhmen politike të shtetit / qeverisjes së tyre.

/ Instituti i Studimeve Politike (ISP)

Etiketa: diasporakombëtaresLojtaretnuk votojnëvotavotimzgjedhje

Lajme të lidhura

RAJONI

Haziri: Abdixhiku ose unë mund t’i unifikojmë votat e LDK-së për president

22:34 : 24/06/2026
BOTA

Senati amerikan voton për ndalimin e luftës me Iranin pa autorizimin e Kongresit

11:57 : 24/06/2026
AKTUALITET

Protestuesja denoncon gjobat ndaj makinave të diasporës në kufi

21:23 : 22/06/2026
BOTA

Kolumbi/ De La Espriella fiton zgjedhjet presidenciale, e majta bie nga pushteti

11:04 : 22/06/2026
AKTUALITET

DW: Mijëra shqiptarë para kryeministrisë, mbështetje dhe nga diaspora!

11:46 : 21/06/2026
AKTUALITET

Sheshi i tejmbushur, deputetja socialiste tenton të minimizojë protestën: Si turli…

22:37 : 20/06/2026
Para

Raporti i UNICEF për kequshqyerjen e fëmijëve, Teliti: Lamë pas vetëm Tajikistanin

TË GJITHA

Tiranë/ Grabitën banesën nën kërcënimin e armës, dy të arrestuar, një në kërkim (EMRAT)

13:55 : 25/06/2026

Selin Bollati nis projektin e ri, prapaskenat me DJ Gimbo bëhen virale

13:44 : 25/06/2026

K.E – BELA MAFIA

13:38 : 25/06/2026

Bashkia Himarë reagon vetëm pas tragjedisë, vendos ndërtimin e shkallëve në Gjirin e Filikurit

13:37 : 25/06/2026

Helmimi i 60 studentëve/ Hita mbledh me urgjencë drejtuesit e institucionit, urdhëron hetim

13:34 : 25/06/2026

Rëndohet bilanci i tërmetit në Venezuelë, shkon në 164 numri i viktimave

13:17 : 25/06/2026

“S’jemi zëdhënës të protestuesve”/ Bardhi: Refuzimi i debateve, shkelje e rregullores së Kuvendit

13:11 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetnakitbahisjojobetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet