• Kontakt
Saturday, October 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali/ Gonxhja i dha Top Channel 70 mijë euro nga paratë e DPSHTRR

15:16 : 25/06/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Blerja e mediave nga pushteti në Shqipëri është një fenomen i përhapur gjerësisht, i cili ka shqetësuar jo pak ndërkombëtarët. Por në shumicën e rasteve kapja e mediave ndodh me para cash ose me forma të sofistikuara, të cilat nuk lënë gjurmë direkte. Por jo në rastin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor në kohën që drejtohej nga Blendi Gonxhja.

Agjencia Investigative Ina Media ka zbuluar një rast, jo vetëm flagrant, por edhe të padëgjuar më parë të blerjes së mediave me para publike. Sipas saj, në korrik të vitit 2022, Këshilli Mbikqyrës i DPSHTRR mori një vendim për t’i dhënë televizionit kombëtar Top Channel, 70 mijë euro si mbështetje financiare. Këto para u morën nga fitimet e majme, të cilat DPSHTRR nxjerr nga tarifat e rënda që u vendos qytetarëve.

“Sipas vendimit të Këshillit Drejtues, nr 27 datë 01.07.2022 “Për miratimin e llogarive vjetore dhe ndarjen e fitimit netodhe miratimin e kapitalit të vitit 20211″ janë përdorur në vitin 2022, 7 milionë lekë për mbështetje financiare për Top Channel,” thuhet në shënimet e pasqyrave financiare të DPSHTRR për vitin 2022.

Edhe pse ky fakt është i dokumentuar zyrtarisht në shënimet e pasqyrave financiare, DPSHTRR e mohon. “DPSHTRR nuk e ka financuar televizionin Top Channel në asnjë lloj forme, as në formën e ndihmës sociale”, – shprehet agjencia. Zyra e Marketingut të Top Channel-it nuk iu përgjigj interesimit të INA Medias lidhur me këtë fond.

Lexo edhe:

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

I vodhi pronarit grek 130 mijë euro dhe u arratis! Shqiptari kapet pas një viti në Itali

Por pavarësisht pretendimeve të DPSHTRR, ky është një rast i padëgjuar më parë, ku një institucion publik përdor drejtëpërdrejtë fitimet e nxjerra nga tarifat e qytetarëve për t’i dhënë para një televizioni kombëtar. Dhe në këtë rast ka dy pikëpyetje shumë të mëdha, abuzimi i parasë publike dhe blerja direkte e mediave.

Bilanci

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor arriti një bilanc pozitiv me 5.6 milionë euro fitime nga 30.1 milionë euro të ardhura, të mbledhura nga tarifat. Fitimi i vitit 2021 ishte dhe më i lartë, 6.8 milionë euro. Me fitim 1.8 milionë euro rezultoi kjo agjenci edhe gjatë vitit të pandemisë, 2020, kur shumica e kompanive publike dhe private pësuan humbje të thella.

Të ardhurat e agjencisë vetëm vitin e shkuar u shtuan me 5 milionë euro, ndërsa fondet e saj në bankë kapin vlerën 30 milionë euro.

“Si rregull, institucionet kanë edhe borde drejtues, të cilët nuk vendosin aty thjesht për të bërë ‘qoka’, por funksionojnë për të monitoruar lidhjet e linjës politike dhe ekonomike me atë që bën administrimi, që është drejtori ekzekutiv apo administratori. Kur çedohet nga kjo hallkë, lihet hapësirë për abuzim në shpenzime”, – thotë Eduart Gjokutaj.

Statuti e lejon DPSHTRR që një pjesë të fitimit ta mbajë për rezervë të kapitalit dhe për zhvillim. Deri në 15% mund ta ndajë për shpërblim të punonjësve dhe një pjesë tjetër, për ndihma sociale. Mbështetur në këtë nen të statutit, Këshilli Drejtues i kësaj agjencie në korrik të vitit 2022 ka dhënë 67 mijë euro mbështetje financiare për televizionin Top Channel. Ky fakt është shënuar edhe në bilancin e audituar të kësaj agjencie, por që mohohet nga DPSHTRR.

“Bamirësia” për televizionin më të madh në Shqipëri nuk është shpenzimi i vetëm, i pajustifikuar i DPSHTRR. Vitet e fundit agjencia ka nisur një plan për të rikonstruktuar pjesën më të madhe të godinave të saj.

Në vjeshtën e vitit të kaluar DPSHTRR zhvilloi tenderin për të rikonstruktuar ndërtesën qendrore në kryeqytet për 7 milionë euro. Projekti i hartuar nga arkitekti italian, Stefano Boeri, dhe firma Son Engineering, parashikon një ndërtesë 7-katëshe (5 mbi dhe dy nëntokë), me sipërfaqe 6.105 m2, bashkë me 39 vende parkimi. Kostoja e rikonstruksionit për metër katror llogaritet 1.146 euro. Kjo shifër është gati dy herë më e lartë sesa kostoja e ndërtesave civile në kryeqytet, të cilat kanë shpenzime shtesë të truallit dhe të taksave dhe 3 herë më e lartë se çmimi që ndërton Enti Kombëtar i Banesave./ Kapitali.al

Etiketa: euroGonxhjakorrupsionmilionaparaskandalitendertop channe;vjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

11:15 : 25/10/2025
AKTUALITET

I vodhi pronarit grek 130 mijë euro dhe u arratis! Shqiptari kapet pas një viti në Itali

10:03 : 25/10/2025
AKTUALITET

Bënte namin me vjedhje në Durrës, arrestohet ‘skifteri’ nga Tirana

09:36 : 25/10/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

Mashtrimet financiare marrin formë të re, rreziku mbetet i vjetër

08:31 : 25/10/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 25 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:06 : 25/10/2025
AKTUALITET

PS “blen” kryetarin e PD-së Kuçovë, Juliana Memaj i jep 220 mln lekë pa garë Nerian Pashos

11:54 : 24/10/2025
Para

U konfliktua për motive të dobëta, plagoset me thikë 57-vjeçari! Prangoset autori

TË GJITHA

SHBA përgatit sanksione të reja ndaj Rusisë, në shënjestër bankat dhe kompanitë e naftës

16:53 : 25/10/2025

“I mora te gabi”, Oriola Marashi kërkon ndjesë pasi u akuzua se ofendoi komunitetin rom

16:33 : 25/10/2025

“Nuk kam mbaruar ende”, Kamala Harris: Mund të kandidoj sërish për presidente

16:22 : 25/10/2025

Osmani për DW: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

16:07 : 25/10/2025

Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Manëz, Gjykata liron 4 të arrestuarit

15:50 : 25/10/2025

Pas grabitjes 102 milionë dollarëshe, Muzeu i Luvrit zhvendos sendet me vlerë në Bankën e Francës

15:37 : 25/10/2025

Në Mal të Zi bie mbështetja për NATO-n

15:27 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com