• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjekmarkaj: Krenari të protestosh për lirimin e Sali Berishës

19:46 : 25/06/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike njoftoi ditën e djeshme se në datën 11 korrik do të mbajë protestën kombëtare para Kryeministrisë. Një prej kërkesave të demokratëve do të jetë edhe lirimi i liderit të tyre Sali Berisha, duke e konsideruar arrestin e tij si politik.

Gjatë një interviste televizive, nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj deklaroi se se është krenari të protestosh për lirimin e Sali Berishës, pasi sipas tij, nëse kjo gjë i ndodh kreut të opozitës, imagjino se ç’mund t’iu ndodhë qytetarëve të thjeshtë.

“Po hyjmë në vitin elektoral. Një kauzë tjetër e madhe është që lideri i PD në mënyrë të padrejtë, pa akuzë, pa fakte i akuzuar nga ministri i Brendshëm i qeverisë socialiste është në arrest politik. Një vend i NATO nuk mund të lejoj që një personalitet, që nuk përbën asnjë rrezik të mbahet në mënyrë të padrejtë si ndihmë për qeverinë. Është krenari të ftosh dhe të protestosh për lirimin e Sali Berishës. Kur burgoset lideri i opozitës mund të burgoset shumë lehtë ti apo unë. Kjo është një nga arsyet e protestës, një hajdutëri ka plasur kudo në Shqipëri. Korrupsioni është ai zhguall që e karakterizon këtë qeveri. Paraja shkon tek njerëzit e PS. Përdoret shteti për pasurim personal. Është një rrumpallë, siç thoshte dikur kryeministri ynë. Një rrumpallë që çon paratë tek pushtetarët.” – deklaroi deputeti i PD-së.

Ndërkohë Gjekmarka duke folur për shkaqet e kësaj proteste kombëtare, shton edhe skandalin e onkologjikut. Sipas tij, qeveria mendon vetëm për vjedhur pa kokë por mendon me bark.

“Ulëritëse si luhet me jetën e njerëzve. Ka dhe mjek të nderuar por ka edhe të tjerë si këta të sotshmit që janë përbindësha. Duket sikur është ideja shko për të vjedhur. Ka nevojë që në çdo zyrë të ketë njerëz të zotë. Këta e marrin karrigen për të gënjyer. Shohim një qeveri që mendon me bark dhe xhep. Nuk mendon me kokë. Opozita bëhet zëdhënëse e të gjitha ekzigjencave që ka shoqëria. Në protestë të marrin pjesë edhe socialistët edhe zona gri, profesionistët e lirë. Do jetë protestë  e madhe gjithpërfshirëse.” – tha Gjekmarkaj.

Lexo edhe:

Mziu komenton humbjen: Çfarë të bënim?! Rama bleu 300 euro votën, ne i dënoncuam

Berisha: Edhe ndërkombëtarët pranuan se zgjedhjet ishin një farsë

Më tej, ai iu rikthye edhe çështjes së vulës që shkoi sërish në duart e Berishës.

“Kthimi i flamurit tek PD i jep legalitetin e nevojshëm PD-së si një forcë brenda kushtetueshmërisë. Themelorja janë njerëzit dhe këto i ka patur që në fillim. Ka patur paqartësi. Tani u gjendën 3 gjyqtarë që shfaqën patriotizëm. Ftesa është e hapur për çdo demokratë. Për çdo njeri që e do opozitën të fortë. PD në masën më të madhe është bashkuar. Tashmë jashtë saj kanë mbetur një grup i vogël. Njerëz të respektuar, të cilët duhet të kthehen tek shtëpia, që po ftohen për të marrë pjesë në betejë.” – tha deputeti i PD-së.

Gjekmarkaj nuk la pa ironizuar edhe Bashën, sa i përket numrave të anëtarëve të PD-së të hequr nga listat rreth 70 mijë.

“Asgjë nuk është shaka si histori. Por këto mënyra si ngushtohen apo zgjerohen janë shaka. Grupimi i zotit Basha nuk e ka mirë raportin e numrit.” – tha Gjekmarkaj.

Deputeti shpreh vendosmërin e PD-së për të arritur qëllimin e saj krijimin e një qeverie teknike që do përgatis vendin në zgjedhjet e parakohshme.

“Ne kërkojmë një qeveri të vërtetë teknike, ku kryeministër në muajt e fundit në zgjedhje apo Maqedonia të kenë qeveri kujdestare për zgjedhjet. Nuk ka një qeveri në Shqipëri për të penguar rotacionin se sa kjo qeveri aktuale. Ka prerë në besë ndërkombëtarët, ka penguar opozitën. Është thyer besimi nuk ka më besim. Do insistojmë me çdo mjet paqësor. Realizimi i qeverisë teknike për të pasur zgjedhje nesër.

Komisioni Ad hoc është platformë elektorale e PS e drejtuar nga një ish komunist, hetues dhe socialist si Xhafaj. Nëse diaspora lejohet të votohet Rama dhe socialistët shkojnë në minorancë. Nuk korruptohen. Do jetë fitore spektakolare e opozitës me votën e tyre. Përtej folklorit në Greqi apo Milano, Rama nuk do lejoj votën e emigrantëve. Nëse demokratët vijnë në pushtet e zgjidh çështjen e kryeministrit e zgjidh së brendshmi me votë. Do e vendosin shqiptarët dhe demokratët. Zoti Berisha po i udhëheq demokratët përballë kësaj qeverisë. Ne do kemi marrëdhënie shumë të mira me SHBA dhe Britaninë.” – tha Gjekmarkaj.

Lidhur me uljen në krye të PD-së së vajzës së Berishës, Argita Malltezi, Gjekmarkaj e sheh si diversion.

“Është diversion, ne e kemi kryetarin kot të merremi me diçka që nuk ka ndodhur. Është njësoj si të themi që Edi Ramës do ti vëmë kryetar djalin e tij. Kryeministrin do ta vendosin shqiptarët me votën  e tyre, por ky është parim universal. Besoj tek vota, po të shikosh partinë tjetër nuk dihet kur ka bërë zgjedhjet e fundit për kryetarin. Ka njerëz shumë të aftë në PD. Që të marrin përmes garës lidershipin e saj. Zoti Basha ka humbur vulën por është mirë të mos humbas dinjitetin njerëzor dhe të mos bëhet qesharak, është mbyllur çështja e legalitetit të vulës së PD-së. Do ta çojë në një rekurs që nuk dihet kur do ndodh. Është thjesht për të fituar kohë. Çdokush e ka derën hapur e PD-së.” – tha nënkryetari i PD-së

Ndërsa më tej Gjekmarkaj vlerësoi deputetët që u larguan nga Basha dhe sipas tij i qëndruan besnik PD-së dhe simboleve të saj.

“Zoti Çollaku ka besuar tek simbolet e PD. Ka thënë gjithmonë që do rrijë tek legaliteti. Ka pranuar vendimin e gjykatës. Më duket sjellja e duhur dhe më e hijshme. PD është më shumë se Berisha. Kemi një vlerë të shtuar në PD, bashkimi në diversitet.” – tha Gjekmarkaj.

Edhe Ilir Meta për Gjekmarkajn ka vend në protestën e 11 Korrikut.

“Nuk e di cila është agjenda, shoh që në mënyrën e tij po bën opozitë. Sheshi është i madh ka vend për të gjithë. Nuk ka mundësi për zgjedhje të parakohshme. Mendojmë se presioni i shoqërisë, që rënia dakord me kundërshtarin është rruga për zgjedhje të lira. Kërkojmë qeveri teknike. Jemi të gatshëm por nuk kemi arsye të shkojmë pa plotësuar kushtet dhe standardet.  Ne nëse rrëzojmë Ramën, po shkojmë të paralajmërojmë Ramën.

Numri jo i lartë i protestuesve e ka fajin opozita? Thashë se do bëjmë protestë paralajmëruese për një qeveri teknike që të ruhet paqja sociale. Është e domosdoshme që vendi të ketë qeveri teknike. Pasi sot kemi klimë mosbesimi. Por jemi gjysma e shoqërisë. Bashkarisht të biem dakord për një qeveri teknike.” – tha Gjemarkaj.

Etiketa: Agron GjekmarkajPDprotestaSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mziu komenton humbjen: Çfarë të bënim?! Rama bleu 300 euro votën, ne i dënoncuam

22:03 : 14/05/2025
AKTUALITET

Berisha: Edhe ndërkombëtarët pranuan se zgjedhjet ishin një farsë

21:45 : 14/05/2025
AKTUALITET

Berisha: I them Edi Ramës se gjysmë milioni shqiptarë të lirë nuk mund të shtypen kurrë

21:28 : 14/05/2025
AKTUALITET

Mandati i 13-të i PD në Tiranë/ Tabaku sposton Alimehmetin dhe shkëputet mbi 400 vota para

20:27 : 14/05/2025
AKTUALITET

Alimehmeti: Krimi elektoral në vend nuk hetohet! Demokracia në rrezik

16:23 : 14/05/2025
AKTUALITET

Akuzat për vjedhjen e zgjedhjeve/ Sali Berisha niset nesër drejt Brukselit

15:34 : 14/05/2025
Para

Onkologjiku, supermarketi i vdekjes me licencë qeveritare

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com