• Kontakt
Wednesday, September 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vula e PD i kaloi Berishës, Alibeaj zyrtarizon largimin nga grupi parlamentar

10:31 : 20/06/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit që i dha vulën e Partisë Demokratike Sali Berishës, Enkelejd Alibeaj ka zyrtarizuar largimin nga grupi parlamentar i PD-së.

Vendimi vjen vetëm një javë pas vendimit të gjykatës së Apelit e cila i kaloi vulën e PD-së Sali Berishës.

Në argumentimin e tij, Alibeaj theksoi se Apeli vendosi status quo-n e kësaj partie, që zyrtarisht i përket Sali Berishës dhe mënyrës së tij të drejtimit dhe të bërit politikë.

“Vendimi i Gjykatës së Apelit disa ditë më parë pra, shenjoi dhe status quo-n e kësaj partie. Parti që zyrtarisht i përket Sali Berishës dhe mënyrës së tij të drejtimit dhe të bërit politikë. Personalisht jam ndarë me këtë mënyrë shumë vite më parë dhe në çdo kohë jam përpjekur të dëshmoj se i përkas një soji tjetër politik. Nuk besoj tek premtimi i Sali Berishës se PD-ja e tij do të ketë demokraci të brendshme dhe respekt për mendimin ndryshe. Mbi të gjitha nuk gjykoj që ajo mund të jetë oferta politike që meritojnë shqiptarët. Si formë dhe mënyrë e të bërit politikë është model i dalë jashtë funksionit të betejës me Ramën. Dy modele të ngjashme, e simbiotike, nuk mund të përballen duke sjellë rezultate ndryshe nga ai që kemi”.

Lexo edhe:

Kur do nisin protestat? Përgjigjet Berisha

Berisha pas mbledhjes së Kryesisë: Me Ramën nuk ka zgjedhje të lira, do të kemi analizë për 11 majin

Postimi i plotë i Alibeajt:

Vendimi i Gjykatës së Apelit ishte një peshë e madhe për demokratët dhe betejën brenda PD. Mbi të gjithë për mua, si nënshkruesi i ankimit kundër vendimit të Zhukrit. Kam patur bindjen atëherë, e kam ende dhe sot, se ishte rruga e vetme, institucionale dhe bazuar në argumente juridike për të refuzuar paligjshmërinë e vendimit gjyqësor. Sepse edhe në organizimin partiak vullneti duhet formësuar dhe shfaqur sipas rregullave statutore dhe jo me kaos e dhunë.

Tashmë vendimi i apelit është dhënë, e me takon ndoshta vetëm mua, por në çdo rast më shumë se kushdo tjetër, të mos hesht. Jo për të komentuar vendimin e gjykatës, sepse i mbahem qëndrimit se do ta pranoj vendimin pa koment. Por nuk kam si të mos ndalem tek pasojat që ka ky vendim për PD, e ndër të tjera edhe tek qendrimi apo përgjegjësia ime paskëtaj.

PD, të paktën në sytë e mi, për këto 3 vjet, nuk ka qenë një “casus” juridik, por vullnet i lirë  politik i njerëzve që besonin tek vlerat e saj. 3 vitet e fundit treguan qartë se ky vullnet u fokusua tek betejat e brendshme, kryesisht tek beteja me berishizmin brenda PD, si mendësi dhe ideologji, ku u fokusua energjia e shumicës së demokratëve. Nuk e fsheh, se pertej aktit juridik të ankimit, synimi dhe përpjekja ime ishte për të bërë të mundur që PD të dominohej nga një model dhe mendësi e re, ndryshe, e aftë të shndërronte PD në forcën kryesore për të sfiduar modelin e Ramës. Duke iu kthyer ideologjisë dhe vlerave themelore të saj. Për t’u përqafuar si shpresë nga shumica dërrmuese e shqiptarëve. Në mungesë të transformimit të brendshëm, spontan e të natyrshëm, rruga gjyqësore erdhi dhe mbeti thjesht një instrument i pakërkuar nga unë, por i detyrueshëm për tu ndjekur. Tashmë vendimi i gjykatës e vulosi pa më dhënë të drejtë.

Arsyet përse ndodhi kështu, janë të dukshme dhe të padukshme. Por nuk mund të fshihen interesat ekonomike që mbajnë në këmbë aleancën e vjetër Berisha-Rama. Sikundër dhe komoditeti i të qënurit dy pjesë të vjetra dhe të konsumuara të politikës që nuk mund të mbijetojnë  pa njëra-tjetrën. Jo rastësisht kjo rrymë pati mbështetjen e qeverisë dhe të një pjese të mirë të medias.

Gjatë këtyre 3 viteve kam qenë njëri prej një grupi njerëzish, që jemi përpjekur, si grup jo i madh në numër, një grup me mjete të reduktuara, por me dëshirë, shpresë dhe ide të qëndrojmë fort ndaj së vjetrës brenda PD, me bindjen e palëkundur se shumica e shqiptarëve e do këtë ndryshim. Qëndresa jonë është vlerësuar nga demokratët dhe sulmuar nga qeveria dhe një pjesë e atyre që nuk duan ndryshimin në PD. Akuzat, sulmet dhe llumi që pjesa e drejtuar nga Berisha hodhi ndaj të gjithë atyre që guxuan ta kundërshtojnë linjën e tij në PD është gjithashtu arsye e fortë për të kërkuar ndryshimin e forcës politike që shenjoi krijimin e pluralizmit në Shqipëri.

Vendimi i Gjykatës së Apelit disa ditë më parë pra, shenjoi dhe status quo-n e kësaj partie. Parti që zyrtarisht i përket Sali Berishës dhe mënyrës së tij të drejtimit dhe të bërit politikë. Personalisht jam ndarë me këtë mënyrë shumë vite më parë dhe në çdo kohë jam përpjekur të dëshmoj se i përkas një soji tjetër politik. Nuk besoj tek premtimi i Sali Berishës se PD-ja e tij do të ketë demokraci të brendshme dhe respekt për mendimin ndryshe. Mbi të gjitha nuk gjykoj që ajo mund të jetë oferta politike që meritojnë shqiptarët. Si formë dhe mënyrë e të bërit politikë është model i dalë jashtë funksionit të betejës me Ramën. Dy modele të ngjashme, e simbiotike, nuk mund të përballen duke sjellë rezultate ndryshe nga ai që kemi.

Mbetem tek e verteta dhe tek bindja ime se kjo mendësi e kulture politike duhet larguar nga PD dhe politika. Berishizmi i Ramës është prova më e qartë në sytë e shqiptarëve se cfarë zymtësie dhe dëshpërimi ka krijuar për ta. Sido që të jetë e vërteta e numrave, ajo që vlen është e vërteta e asaj që beson se do sjellë më të mirën për vendin dhe qytetarët.

Unë jam demokrat sepse besoj te vlerat për të cilat dikur lindi si PD. Ama nëse për të qenë “demokrat” kushti është të jesh “berishist” dhe me Sali Berishën, nuk jam i tillë. E duke pretenduar të mos jem pjesë e modelit të vjetër në politikë, duke u perpjekur të jem koherent me qëndrimet e deritanishme deklaroj se nuk i bashkohem grupit parlamentar të PD të drejtuar nga Sali Berisha. Kjo është zgjedhja ime në shenjë respekti ndaj vendimit të gjykatës, qëndrimit tim të deritanishëm, atyre që e mendojnë ndryshe nga unë, dhe ndjesisë së trishtë se një PD e tillë, kështu as nuk i shërben shqiptarëve që duan ndryshimin e as ata të japin dot besimin.

Etiketa: Enkelejd AlibeajPDSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kur do nisin protestat? Përgjigjet Berisha

15:59 : 10/09/2025
AKTUALITET

Berisha pas mbledhjes së Kryesisë: Me Ramën nuk ka zgjedhje të lira, do të kemi analizë për 11 majin

15:41 : 10/09/2025
AKTUALITET

Mbyllet mbledhja e Kryesisë së PD, opozita vendos të shkojë në Parlament/ Çfarë u diskutua

15:20 : 10/09/2025
AKTUALITET

Berisha: Nuk i njoh zgjedhjet e 11 Majit, por do futemi në Parlament

14:03 : 10/09/2025
AKTUALITET

PD mbledh Kryesinë, Berisha: Kemi bërë punë të dobët për të qartësuar mbështetësit tanë

13:31 : 10/09/2025
AKTUALITET

PD mbledh sot Kryesinë, çfarë do të diskutohet

11:10 : 10/09/2025
Para

Kapet me doza kokaine dhe kanabisi, arrestohet 20-vjeçari në Fier/ EMRI

TË GJITHA

Kur do nisin protestat? Përgjigjet Berisha

15:59 : 10/09/2025

Operacioni në Elbasan, shtyhet seanca e masave të sigurimit për të arrestuarit

15:49 : 10/09/2025

SPAK dërgon dosjen për gjykim/ 13 akuza për Erion Veliajn, merret e pandehur edhe Klotilda Bushka

15:47 : 10/09/2025

Berisha pas mbledhjes së Kryesisë: Me Ramën nuk ka zgjedhje të lira, do të kemi analizë për 11 majin

15:41 : 10/09/2025

U plagos në masakrën e Shkodrës, familjarët e kamerieres kërkojnë ndihmë për kurimin e 25-vjeçares

15:37 : 10/09/2025

Çfarë prisni nga qeveria e re e Ramës? Alimehmeti: S’kanë rëndësi emrat, thjesht do marrin urdhra

15:36 : 10/09/2025

Emigrantët sollën një rekord prej 532 mln euro për 6 mujorin

15:33 : 10/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com