• Kontakt
Monday, July 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Flak, gaz dhe ujë/ Opozita nuk tërhiqet, mbahet protesta e 12-të kundër Veliajt

13:08 : 14/06/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita kanë mbajtur këtë të premte protestën e 12-të para Bashkisë së Tiranës. Protestuesit kërkuan largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe marrjen e tij të pandehur nga SPAK për mega aferën e inceneratorit fantazëm dhe aferën e dosjes “5D”, ku drejtorët e tij kishin krijuar kompaninë e tyre për të marrë tenderat e bashkisë.

Që prej fillimit protesta nisi me tensione, ku protestuesit hoqën gardhin metalik të vendosur rreth godinës së bashkisë, ndërsa u hodhën edhe disa molotovë, por që u shuan me ndërhyrjen e shpejtë të efektivëve.

Gjatë protestës pati dhe përplasje të ashpra mes protestuesve dhe Policisë, ku këta të fundit nuk e kursyen edhe hedhjen e ujit dhe gazit lotsjellës në drejtim të qytetarëve. Si edhe në protestat e kaluara, iu vu zjarri disa gomave para Bashkisë së Tiranës, e cila rriti edhe më shumë tensionet mes Policisë dhe protestuesve.

Të pranishëm në protestë kanë qenë edhe një pjesë e deputetëve të Partisë Demokratike si Flamur Noka, Gazment Bardhi, Tomor Alizoti, Bledjon Nallbati. Ndërkohë, ish-deputeti Klevis Balliu nuk i ka shpëtuar sërish dot hedhjes së gazit lotsjellës në fytyrë, i cili u rrëzua gjithashtu edhe në tokë nga ana e efektivëve të Policisë.

Lexo edhe:

“5D”, tendera korruptiv dhe preferencial/ SPAK thërret “bosët“ e ndërtimit në gjykatë

Banorët e Himarës: Pushuesit po ikin nga rruga e keqe, bashkia e Tavos na ka harruar

Pas këtij momenti pati dhe një përplasje me tone të ashpra mes dy deputetë Bardhi dhe Nallbati me drejtuesit e Policisë së Tiranës.

Gjatë fjalës së tij, anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi u është drejtuar me tone të larta drejtuesve të Policisë, ku iu bëri thirrje që të mos prekin qytetarët, por të shkojnë dhe të arrestojnë Erion Veliajn, teksa sipas tij, askush nuk e ka betejën me uniformat blu. Ish-deputeti demokrat deklaroi se gjithë zinxhiri drejtues i bashkisë Tiranë do të shkojë atje ku e meriton.

“Drejtuesi i Policisë së Shtetit, mbylle gojën dhe shko e arresto hajdutin Erion Veliaj në zyrë. Bandit. Kështu ti kishe thërritur policët kur goditën qytetarët protestues, do të shpaguheni një për një për dhunën ndaj protestuesve, ndaj deputetëve të PD-së, për dhunën ndaj këshilltarëve, ndaj qytetarëve. Çdo oficer i policisë që prek qytetarët, e ka personale me qytetarët, personale me PD, personale me opozitën. Ta dini mirë, Muhamet Rrumbullaku, Tonin Vocaj, ai hajduti i policisë bashkike, Ermal Kapllanaj, guxoni e prekni qytetarët, guxoni dhe prekni protestuesit. Jeta është shumë e gjatë. Kujtuat se 30 muaj morët peng vulën e PD, dhe do të ndalemi. Përkundrazi jemi më të fortë, më të vendosur, dhe këtu do të na keni përballë. Ditën e djeshme të dashur qytetarë, kemi bërë publike dokumentin e radhës që fakton vjedhjen e Erion Veliajt me inceneratorin e Tiranës.

Nëse e mbani mend se ky sharlatan, ky kloun që shkonte studio më studio duke thënë se ekziston një studim i IFC dhe Bankës Botërore, i cili bënte trajtimin dhe përpunimin e mbetjeve me 38 euro për ton dhe Veliaj e kishte bërë me 29, dje doli lakuriq para qytetarëve siç është e vërteta.

Dje kemi treguar me fakte dhe prova se që në vitin 2014, Banka Botërore për të pastruar qytetin e Tiranës, me vetëm 38 euro për ton. Çfarë bën Erion Veliaj tani që flasim, tarifën e ka quar 95.8 euro për ton. Ky qytet paguan 30 mln euro në vit për të vjedhur Erion Veliaj dhe jo për të pastruar qytetin. Dhe ju mendoni se ne do të ndalemi. I gjithë zinxhiri drejtues i bashkisë Tiranë do të shkojë atje ku e meriton. Arli Naska një hajdut tjetër dje është kallëzuar në SPAK për vjedhjen e taksave të qytetarëve. Nëse ju mendoni se kjo betejë është fasadë, e keni gabim. PD është me logon e saj, flamurin e saj, me njerëzit e saj, në betejë për të vërtetën, për Shqipërinë dhe gjithë qytetarët. Askush nuk e ka betejën me policinë, guxoni e afrojuni qytetarëve” –  tha ndër të tjera Belind Këlliçi.

E pranishme në protestë ka qenë edhe Argita Malltezi, vajza e kreut të PD-së, Sali Berisha ku në veshjen e saj nuk munguan sërish simbolikat me thirrjet për lirimin e babait të saj.

Organizatorët e tubimit njoftuan se protesta e radhës do të zhvillohet pas një jave, pra të premten në orën 11:00.

Etiketa: BashkiaErion Veliajopozitaprotesta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“5D”, tendera korruptiv dhe preferencial/ SPAK thërret “bosët“ e ndërtimit në gjykatë

20:55 : 13/07/2025
AKTUALITET

Banorët e Himarës: Pushuesit po ikin nga rruga e keqe, bashkia e Tavos na ka harruar

18:48 : 13/07/2025
BOTA

Protestuan në mbështetje të Palestinës, arrestohen mbi 70 persona në Britani

15:11 : 13/07/2025
AKTUALITET

Jo vetëm drejtorët/ Rama do “kokat” e nënkryetarëve të bashkive, mesazh edhe kryetarëve

17:21 : 11/07/2025
AKTUALITET

Salianji tregon çfarë ka biseduar me Berishën: Duhet një zgjidhje për të rrëzuar regjimin

22:20 : 10/07/2025
AKTUALITET

A mund të shkarkohet Veliaj nga Rama? Ja çfarë thotë avokati Besnik Muçi

21:42 : 10/07/2025
Para

Sezoni turistik u zgjat punën efektivëve të Policisë, do punojnë nga 12 orë në ditë për 3 muaj

TË GJITHA

Chelsea fiton trofeun e Botërorit të Klubeve, i jep leksion futbolli PSG-së në finale

23:17 : 13/07/2025

Horoskopi ditor, e Hënë 14 Korrik 2025

23:01 : 13/07/2025

Kardiologu: Sporti nuk shkakton sëmundje të zemrës, përkundrazi i parandalon ato

22:40 : 13/07/2025

Tarifat e Trumpit/ Kancelari Merz: Do të godisnin industrinë tonë eksportuese

22:30 : 13/07/2025

Mbyllen 45 minutat e para të finales, Chelsea me një dorë tek trofeu

22:15 : 13/07/2025

SHBA/ Një person i armatosur qëllon oficerin e policisë dhe më pas hap zjarr drejt një Kishe

22:01 : 13/07/2025

Finalja e Kupës së Botës për Klube, presidenti Trump ndjek nga afër sfidën Chelsea-PSG

21:46 : 13/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com