• Kontakt
Sunday, August 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria, mes 4 vendeve me shpenzimet më të ulëta për pensionet në Europë

09:07 : 13/06/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Plakja e popullsisë si në të gjithë Europën do të jetë sfidë për sistemin e pensioneve, por Shqipëria aktualisht ka shpenzimet më të ulëta në raport me PBB-në, së bashku me tre vende të tjera europiane.

Sipas të dhënave të Eurostat, shpenzimet mesatare në vendet e BE-së për pensionet ishin 12.9% të PBB-së më 2021, teksa vendet me shpenzimet më të ulëta ishin Irlanda me 4.5% të PBB-së, Turqia me 6%, Malta me 6.4% dhe Shqipëria me 6.8% të PBB-së.

Në krahun tjetër Greqia është vendi që kryeson Europën për shpenzimet e larta, me 16.4% të PBB-së saj në vitin 20221 e ndjekur nga Italia me 16.3%, Austria me 15%, Franca me 14.9%, Portugalia me 14.2% dhe Spanja me 13.9%.

Siç vërehet nga grafiku i mëposhtëm, vendet që kanë popullsi të plakur kanë shpenzimet më të larta për pensionet në raport me PBB-në.

Në vitin 2021, pak më shumë se një e katërta e popullsisë së BE-së (27,2 %) mori të paktën një pension. Midis shteteve anëtare të BE-së, përqindja e popullsisë që merrte pension ishte më e larta në Sllovaki (33,2%) dhe ishte pak më poshtë se 33,0% në Luksemburg dhe Lituani.

Lexo edhe:

Qeveria i fiku sinjalin News24/ Gazetarët paralajmërojnë protestë: Alarm i fortë për demokracinë!

Plazhet bosh/ Rama pranon dështimin me turizmin: Do të marrim masa radikale!

Në të kundërt, pjesa e popullsisë që ishte përfituese e të paktën një pensioni ishte nën 20,0% në Qipro (19,0%) dhe Maltë (19,2%).

Në vendin tonë, qëndrueshmëria financiare e skemave të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore vijon të jetë një sfidë serioze për financat e shtetit, sidomos në kontekstin e prirjeve jo të favorshme demografike dhe të lëvizjes së lirë të forcës punëtore.

Shqipëria ka shpenzime të ulëta për pensione në raport me PBB-së pasi shkalla e mbledhjes së të ardhurave publike në Shqipëri është në nivele të ulëta krahasuar me të vendet e rajonit.

Shkalla e mbledhjes së të ardhurave publike në vend është më pak se 28% të PBB-së dhe mbetet relativisht e ulët në krahasim me atë të vendeve të rajonit, mesatarja e të cilave qëndron rreth nivelit 36% të PBB-së.

Për këtë arsye pensionistet shqiptare në pjesën dërrmuese marrin pagesa shumë më të ulëta se kufiri i varfërisë në Shqipëri (6.7 USD në ditë.

Tranzicioni demografik po ndryshon me shpejtësi strukturën e popullsisë në favor të moshave të vjetra. Shumë shpejt, të moshuarit do të jenë gjenerata e së ardhmes, por mjedisi ekonomik dhe shoqëria nuk po krijojnë me të njëjtën shpejtësi kushtet për të përballuar pasojat e pleqërimit me dinjitet.

Mosha e tretë, që shumë shpejt do të përbëjë 30% të popullsisë, jeton në varfëri dhe me mungesë perspektive për përmirësimin e kushteve financiare në të ardhmen./ MONITOR

Etiketa: alarmanteEdi Ramaemigracionikorrupsionpensionetplakja e popullsiseqeveriaShqiperia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria i fiku sinjalin News24/ Gazetarët paralajmërojnë protestë: Alarm i fortë për demokracinë!

14:09 : 10/08/2025
AKTUALITET

Plazhet bosh/ Rama pranon dështimin me turizmin: Do të marrim masa radikale!

13:06 : 10/08/2025
BOTA

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

12:37 : 10/08/2025
AKTUALITET

Rama paralajmëron “shkundje” tek IKMT-ja dhe policia bashkiake: Për burgun duhen prova dhe fakte!

11:16 : 10/08/2025
AKTUALITET

Stefano Boeri nën akuza për korrupsion në Itali/ PD: Në Shqipëri miqtë e Ramës përjashtohen nga hetimet

11:03 : 10/08/2025
AKTUALITET

Zaptimi i hapësirave publike/ Rama: Shteti ka përgjegjësi, por nuk mund të amnistohen shkelësit

10:15 : 10/08/2025
Para

Seferi pranë hapit të madh në karrierë, e kërkojnë tre ekipe në Itali dhe një skuadër angleze

TË GJITHA

Rama betonizon parqet kombëtare/ Nga Gent Sula te Hamit Mustafa, kujt ia dha 4 tendera Pirushi i AKZM-së

14:32 : 10/08/2025

Qeveria i fiku sinjalin News24/ Gazetarët paralajmërojnë protestë: Alarm i fortë për demokracinë!

14:09 : 10/08/2025

Berisha denoncon me PAMJE plazhet e boshatisura në Dhërmi e Durrës edhe në këtë ditë të diel gushti

13:52 : 10/08/2025

Lindja e Mesme: Thesaret kulturore në rrezik nga konfliktet

13:39 : 10/08/2025

Ndodh edhe kjo në Tiranë/ 21-vjeçari i prezantohet si mjek familjarit të pacientit në spital

13:29 : 10/08/2025

Shiste kokainë në zonën turistike të Livadhit në Himarë, i riu nga Elbasani kapet me 185 doza

13:18 : 10/08/2025

Plazhet bosh/ Rama pranon dështimin me turizmin: Do të marrim masa radikale!

13:06 : 10/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com