• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Pse është problematike deklarata e “Kuvendit gjithëserb”?

15:54 : 13/06/2024
në RAJONI

Thirrje për unitet të serbëve në rajon dhe për mbrojtje të interesave serbe, nën moton “Një popull, një kuvend – Serbia dhe Sërpska”.

Këto i parasheh një deklaratë e miratuar nga Serbia dhe nga entiteti serb i Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, më 8 qershor, në Beograd.

Në të ashtuquajturin “Kuvend gjithëserb” morën pjesë edhe pjesëtarë të Kishës Ortodokse Serbe dhe të partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Lista Serbe, por edhe serbë tjerë të rajonit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i shqetësoi ky organizim, i cili nga Rusia u përshëndet.

Lexo edhe:

Serbia zgjat ndalimin e eksportit të naftës dhe produkteve të naftës deri më 2 korrik

Xi shpërblen Vuçiç me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Diplomati Wolfgang Petritsch, ish-përfaqësues i lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, i tha Radios Evropa e Lirë se serbët duhet të jenë të bashkuar vetëm nën ombrellën e Bashkimit Evropian.

“Historia është shumë e rëndësishme për ne, evropianët. Kur Gjermania naziste e krijoi një parlament gjithëgjerman, një lëvizje gjithëgjermane, përfunduam me Luftë të Dytë Botërore. Nuk dua që kjo të ndodhë me serbët”, u shpreh ai.

Megjithatë, shumë serbë nuk mendojnë njëjtë.

Branko Radivojeviq, banor i Banjallukës, shkoi në Beograd, më 8 qershor, për të mbështetur idenë e unitetit. “Ata [serbët] duhet të jetojnë në një shtet”, tha ai.

Cveta Radulloviq, banore e Beogradit, iu bashkua turmës për të përjetuar sërish “energjinë kombëtare” që ajo tha se besonte që “ka humbur”.

Për të hyrë në fuqi, Deklarata e “Kuvendit gjithëserb” do të duhet të ratifikohet në Parlamentin e Serbisë dhe atë të Republikës Sërpska brenda 90 ditëve.

Çfarë thuhet në Deklaratë?

Dokumenti përbëhet prej 49 pikash. Aty thuhet që populli serb përbën një entitet të vetëm dhe që ndonëse “përgjatë historisë, populli serb ka jetuar në shumë shtete me emra të ndryshëm, ai ka të drejtë të ruajë traditën e tij të pasur”.

Disa besojnë që nëse ai zbatohet në përpikëri, bashkëpunimi ndërmjet të dyja palëve do të jetë shumë më i madh, dhe se Serbia do ta rrisë ndikimin në Republikën Sërpska, rrjedhimisht në Bosnje.

Deklarata e përbashkët u miratua në kohën kur presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik – i sanksionuar nga SHBA-ja – përmend mundësinë e shkëputjes prej Bosnjës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se dokumenti u përpilua në përputhje me rezolutat, me të drejtën ndërkombëtare dhe me Marrëveshjen e Dejtonit, e cila u ka dhënë fund luftimeve të periudhës 1992-1995 në Bosnje e Hercegovinë, dhe ka krijuar dy entitete, Federatën Myslimane-Kroate dhe Republikën Sërpska.

Vuçiq u bëri thirrje përfaqësuesve të Republikës Sërpska që të gjitha problemet të zgjidhen në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit, ndonëse përsëriti se Serbia “nuk do t’i lërë kurrë në baltë serbët e Bosnjës”.

Disa e panë këtë qëndrim të Vuçiqit si përpjekje “për t’i qetësuar nacionalistët në Bosnje e Hercegovinë”.

Një ditë e përbashkët e shtetësisë

Në Deklaratë përmendet që, në vend të 9 janarit, Republika Sërpska të shënojë ditën e shtetësisë më 15 shkurt, njëjtë sikurse Serbia.

Për disa serbë të Bosnjës, ky vendim përbën “tradhti për 9 janarin” – datë e shpallur jokushtetuese për një festë të tillë në Bosnje e Hercegovinë, pasi përkon me nisjen e luftimeve në këtë shtet më 1992.

Ambasada amerikane në Sarajevë e cilësoi Deklaratën të rrezikshme, dhe me plot gabime. Në një postim në platformat sociale, Ambasada tha se “Republika Sërpska nuk është shtet dhe mund të ekzistojë vetëm brenda Bosnje e Hercegovinës”.

Pjesa për Kosovën

Pikat 11-14 i dedikohen Kosovës, e cila në Deklaratë konsiderohet si pjesë e patjetërsueshme e Serbisë.

Aty përmendet që serbët në Kosovë, si dhe të gjithë qytetarët tjerë që janë besnikë ndaj Serbisë, duhet t’i mbrojnë manastiret, kishat, pronat private, varrezat dhe objektet tjera të rrezikuara.

Flitet edhe për “kushtet e patolerueshme të jetesës së serbëve” në Kosovë – pa përmendur ndonjë fakt konkret – dhe për nevojën për krijim të një Asociacioni të komunave me shumicë serbe.

Petritsch ka thënë se “udhëheqja në mbarë rajonin udhëzohet që të mos marrë hapa të njëanshëm që do të rrezikonin arritjet pozitive në dialogun” mes dy vendeve, i cili ndërmjetësohet nga BE-ja.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se Deklarata e 8 qershorit nuk përkon me qëndrimet e SHBA-së dhe as të vendeve tjera perëndimore.

Mbështetja nga Rusia

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, nga Moska u tha pjesëmarrësve se “Rusia nuk do t’i mbyllë kurrë sytë ndaj padrejtësive kundrejt popullit vëllazëror serb dhe tentimeve për t’i demonizuar ata”.

Diplomati Petritsch i hodhi poshtë pretendimet e Lavrovit.

“Nuk ka demonizim të serbëve. Kjo nuk është rruga përpara. Ne, në Evropë, duam vërtet të kemi marrëdhënie të mira me popujt e ish-Jugosllavisë. Ne nuk jemi kundër marrëdhënieve korrekte me Rusinë, apo me Kinën, mirëpo serbët duhet ta dinë që janë pjesë integrale e Evropës”, tha ai.

Serbia deklaron se synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por mban lidhje të ngushta me Rusinë dhe refuzon ta sanksionojë atë – ndryshe nga blloku evropian – për luftën e nisur në Ukrainë më 2022.

Petritsch beson se serbët nuk përfitojnë thuajse asgjë prej Rusisë, se bëjnë pak biznes me të dhe se janë larg edhe në aspektin gjeografik.

“Serbia është pjesë integrale e historisë së Evropës, kulturës dhe politikës evropiane”, tha ai./REL

Etiketa: kuvendi gjitheserbserbiaVucic

Lajme të lidhura

RAJONI

Serbia zgjat ndalimin e eksportit të naftës dhe produkteve të naftës deri më 2 korrik

22:38 : 01/06/2026
BOTA

Xi shpërblen Vuçiç me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

15:28 : 25/05/2026
BOTA

Protestat kundër Vuçiç/ A po shkon Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme?

21:55 : 23/05/2026
RAJONI

Pse Vuçiç fajëson Malin e Zi pas arrestimit të shefit të policisë së Beogradit?

10:02 : 19/05/2026
BOTA

Komisioni Evropian: Nuk ka vendim formal për ngrirjen e fondeve për Serbinë

15:29 : 04/05/2026
RAJONI

Si Vuçiç vuri nën kontroll pjesën më të madhe të medias në Serbi

22:10 : 03/05/2026
Para

Foto/ Kombëtarja U-17 publikon listën për miqësoret me Azerbajxhanin

TË GJITHA

Aktiviteti “Bread and Heart Festival”, bllokohet Sheshi Skëndërbej

10:07 : 04/06/2026

Vrau efektivin, Braçellari bëri rekurs në GJL kundër dënimit me 10 vite burg por iu rrëzua! Detaje nga dosja

10:05 : 04/06/2026

6 interpelanca me Ramën dhe ministrat, ç’pritet të ndodhë sot në Kuvend, zbardhet rendi i ditës

10:00 : 04/06/2026

PAMJET nga krimi në Maliq, momenti kur efektivi i plagosur transportohet te Trauma

09:53 : 04/06/2026

Kush e vrau efektivin e ‘Shqiponjave’ në Maliq/ Del FOTO e autorit, person me rrezikshmëri të lartë

09:36 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

09:32 : 04/06/2026

Vritet efektivi i “Shqiponjave” në Maliq, plagoset një tjetër. Autori një ish-ushtarak i shpallur në kërkim

09:15 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com