• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Të bashkohemi për të krijuar qeveri teknike”, Berisha: Ta shndërrojmë të premten në ditën e triumfit

21:07 : 13/06/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Lexo edhe:

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar regjimin e Edi Ramës se ai që do preki votën e shqiptarëve do duhet të lërë kokën.

‘Kush prek votën, duhet të lërë kokën. Të bashkohemi për të përmbysur regjimin dhe krijuar qeveri teknike’, theksoi Berisha në protestën maratonë në ‘Rrugën e Shpresës’.

“Nuk ka gjë më vetëposhtëruese. Nuk ka gjë më të pafalshme se kur e sheh me sytë e tu se Edi Rama me patronazhistë, me aktivistë, me dhjetëra milionë euro, me banditë nga të katër anët e vendit, me përjashtime nga listat, të vjedh zgjedhjet, të vjedh votën dhe ti nuk ngrihesh.

Vetëmashtrohesh, flet për zgjedhje, flet për votë, flet për kandidatë me xhelatin e zgjedhjeve në pushtet. Me xhelatin e votës së lirë në pushtet.

Qytetarë dhe qytetare, koha është t’u kthehemi himneve tona të lirisë. Himnet e lirisë thonë, ja të vdesim ja të rrojmë për liri.

Ja të vdesim ja të rrojmë për votën e lirë. Votën e lirë nuk ta sjell njeri. Ai që prek votën, duhet të lërë kokën. Kush prek votën, duhet të lërë kokën. Votën e lirë nuk ta mbron njeri. Vota e lirë ka një armik, një armik mizor, dhe ky quhet Edi Rama.

Atëherë do lejojmë ne, do qëndrojmë ne opozitë në letër apo opozitë mosbindje civile, dhëmb për dhëmb gjersa ta mposhtim të keqen.

U bëj thirrje çdo demokrati dhe demokrateje, u voni të vërtetën vetes suaj dhe njëri-tjetrit, u thoni të vërtetën qytetarëve se me Edi Ramën, vota jonë ka zero vlerë.

Se me Edi Ramën, nuk ka zgjedhje. Se me Edi Ramën, në zgjedhje firmosin mandatin e tij. Turpin tonë, nënshtrimin tonë, poshtërimin tonë kurrë nuk duhet ta pranojmë.

Pse jeni ju këtu mbi 160 ditë? Ju jeni këtu në mbrojtje të të vërtetave që besoni. Për një shoqëri të lirë, e vërteta e të gjitha të vërtetave është vota e lirë e qytetarëve.

Atëherë të bashkohemi për të përmbysur regjimin, qeveri teknike, zgjedhje të lira.”- deklaron Berisha.

Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se do të japë llogari për të gjitha të këqijat që i ka bërë Shqipërisë gjatë mandateve të tij qeverisëse.

‘Nuk do ketë vrimë miu në Shqipëri as në botë ku do futesh pa dhënë llogari për ato që i ke bërë këtij vendi’, theksoi Berisha në protesten që zhvillohet në mbështetje të tij në ‘Rrugën e Shpresës’.

Edi Rama, bërë gjithçka për ëndrrën e etërve të tu barbarë dhe mizorë për një Shqipëri pa opozitë. Ke vendosur në arrest kryetarin e partisë më të madhe opozitare. Por një gjë të garantoj se fundi i etërve të tu të pret. Se diktatura jote do ketë fatin e diktaturës së etërve të tu. Dhe nuk do ketë vrimë miu në Shqipëri as në botë ku do futesh pa dhënë llogari gjer më një për ato që i ke bërë këtij vendi.Ndaj dhe përgatitu mirë.

Je i pashpresë, i pa shpëtim. Ke montuar një propagandë të shpifur, një propagandë mashtruese njëlloj si etërit tu. Por përsëri, drita e vërtetës do të çajë këtë errësirë dhe Edi Rama, ti do jesh përgjegjësi i parë si kryekriminel i Shqipërisë për mynxyrën që i bëre vendit.

Nuk ka më paqe, stabilitet në këtë vend pa votë të lirë. Me Edi Ramën ka vetëm betejë. Me Edi Ramën ka vetëm mosbindje civile.

Ndaj dhe të premten me të gjithë zemërimin tuaj, me të gjithë guximin tuaj, me të gjithë revoltën tuaj, të çlirojmë Bashkinë e Tiranës.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!”- thotë Berisha.

Berisha u ka bërë thirrje qytetarët që të marrin pjesë në protestën para Bashkisë së Tiranës ditën e premte. Kreu i PD-së tha se thirrja e tij për qytetarët e Tiranës është që të shndërrojnë të premten në ditën e fitores dhe në ditën e triumfit.

“E premtja është dita e çlirimit të Bashkisë së Tiranës nga monstra njerëzore më e shpërfytyruar që mund të ekzistojë. Nga njeriu që aplikoi publikisht modelin 100 përqind të vjedhjes së fondeve. Nga njeriu që së bashku me Edi Ramën kanë zhdukur 136 milionë euro të djegësit të Tiranës. Nga njeriu që sot u merr qytetarëve të Tiranës nga taksat e tyre 93 euro për ton plehra, në një kohë kur Banka Botërore me studimin e saj të plotë ka gjetur se për mbledhjen, fshirjen, pastrimin e qytetit, për seleksionimin, transportin e plehrave në fushat e tyre, për djegien e tyre, pra i gjithë procesi kushton 38 euro.

93 euro paguajnë sot shqiptarët pa djegur asnjë kilogram. Të gjitha janë taksa që i paguhen Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Ndaj dhe thirrja ime për qytetarët, ta shndërrojmë të premten në ditën e fitores tonë, në ditën e triumfit tonë. Sepse ne synojmë t’u rikthejmë votën dhe dinjitetin mbarë shqiptarëve. Ky mision është mision i shenjtë kombëtar. Ndaj dhe ftoj qytetarët e Tiranës të çlirojmë bashkinë e qytetit. Të mos pranojnë poshtërimin që u bëhet,” tha Berisha.

Etiketa: Edi RamaErion VeliajSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

09:53 : 07/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

16:03 : 06/06/2025
AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

Takimi Berisha–Schieder në Bruksel: Nevojë urgjente për mbrojtjen e demokracisë në Shqipëri

13:23 : 05/06/2025
Para

“Bixhoz” me drejtësinë, s’ka konsensus politik, vakancat plotësohen me gogla

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com