• Kontakt
Friday, September 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kush e rrëzoi euron?! Nuk janë “turistët e Ramës”, zyrtarisht në Shqipëri ka hyrë më pak valutë

08:19 : 11/06/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Në tremujorin e parë 2024 kursi mesatar i euros në raportet e këmbimit me lekun arriti në 103.8 lekë, niveli më i ulët historik.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një vit më parë, kur euro këmbehej mesatarisht më 115 lekë, monedha e përbashkët është nënçmuar me 9.7%.

Rënia e euros teorikisht do të thotë që në vend ka hyrë zyrtarisht më shumë valutë dhe ka dalë më pak, duke shtuar në këtë mënyrë ofertën për monedhën e përbashkët. Burimet e hyrjes së valutës më vend janë eksportet, shpenzimet e turistëve të huaj, prurjet e emigrantëve, të ardhurat nga shërbimet etj.

Ndërsa shpenzimi më i madh është për blerjen e mallrave të importit, nga të cilat po bëhemi gjithnjë e më shumë të varur, si rrjedhojë e vështirësive që po kalon prodhimi vendas.

Por, të dhënat zyrtare në tremujorin e parë të bilancit të pagesave, që mat transaksionet e hyrjes dhe daljes së valutës në vend treguan se shifrat zyrtare nuk e shpjegojnë forcimin e lekut.

Lexo edhe:

Rama i sheh kryetarët e PS si nënshkrues: Janë nën vëzhgimin tim

Dështimi i turizmit, Rama ia faturon fajin bizneseve: Çmime të kripura, shërbim i dobët!

Deficiti i llogarisë korrente pësoi një rritje të fortë për tremujorin e parë 2024 dhe arriti nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë të vitit.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se deficiti i llogarisë korrente arriti vlerën e -371 milionë eurove, në rritje me 190% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, deficiti ishte -135 milionë euro, pothuajse në përgjysmim me vitin e mëparshëm.

Teorikisht, një përkeqësim i deficitit të llogarisë korente duhet të ndikonte në zhvlerësimin e monedhës vendase dhe anasjelltas. Në 2024 ka ndodhur e kundërta. Leku është forcuar ndërkohë që deficiti i llogarisë korente është përkeqësuar.

Ecuria e deficitit të llogarisë korente dhe kursit (shiko grafikun: Deficiti i llogarisë korente dhe kursi mesatar lek/1 euro në Tremujorin e parë) e shpjegon forcimin e lekut vetëm në periudhën 2022-2023, kur deficiti i llogarisë korente shfaqi shenja përmirësimi.

Bilanci i llogarisë korrente ka pësuar një përmbysje të shpejtë krahasuar me vitin e kaluar, kur deficiti arriti nivelin më të ulët historik, madje në tremujorin e tretë të vitit ky bilanc pati rezultuar pozitiv.

Rritja e deficitit i detyrohet kryesisht thellimit të deficitit tregtar në mallra, që këtë herë nuk është balancuar dot mjaftueshëm nga bilanci pozitiv i shërbimeve dhe nga të ardhurat dytësore.

Për tremujorin e parë, deficiti tregtar në mallra arriti vlerën rekord të 1.24 miliardë eurove, në rritje me 39% krahasuar me vitin e kaluar. Ndërkohë që importet u rritën me 18%, eksportet e mallrave pësuan rënie me 20%.

Bilanci tregtar në shërbimeve vijoi të përmirësohej, por në një masë të vogël. Suficiti në llogarinë e shërbimeve arriti në 629 milionë eurove, në rritje me 11.5% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Kontributin kryesor në llogarinë e shërbimeve e dha përsëri turizmi, që solli të ardhura neto në vlerën e 267 milionë eurove, në rritje me 41% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Megjithatë, ritmet e larta të rritjes së të ardhurave nga turizmi nuk kanë mjaftuar për të mbyllur “gropën” e madhe në tregtinë e mallrave. Kjo edhe për faktin se zërat e tjera të llogarisë së shërbimeve, si fasoneria apo shërbimet e tjera pësuan rënie të të ardhurave krahasuar me një vit më parë.

Në veçanti, të ardhurat nga shërbimet për përpunim të inputeve fizike të zotëruara nga të tjerët (fasoneria) pësuan rënie të të ardhurave me 3% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Një efekt pozitiv dha edhe në tremujorin e parë edhe zëri i të ardhurave dytësore, që përbëhet kryesisht nga dërgesat e emigrantëve. Vlera e remietncave gjatë tremujorit të parë arriti në 242 milionë euro, në rritje me 13% krahasuar me një vit më parë.

Megjithëse deficiti i llogarisë korrente është zgjeruar ndjeshëm, llogaria financiare dhe sidomos investimet e huaja direkte vazhdojnë të sjellin flukse të konsiderueshme, që edhe në tremujorin e parë kompensuan pjesën më të madhe të deficiti të llogarisë korrente. Investimet e huaja direkte kishin vlerën e 354 milionë eurove, shumë kjo sa 95% e vlerës së deficitit të llogarisë korrente./ MONITOR

Etiketa: Edi Ramaeuropara e pisetqeveriaRamaturistety

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama i sheh kryetarët e PS si nënshkrues: Janë nën vëzhgimin tim

22:41 : 04/09/2025
AKTUALITET

Dështimi i turizmit, Rama ia faturon fajin bizneseve: Çmime të kripura, shërbim i dobët!

22:30 : 04/09/2025
AKTUALITET

A do të vijojë Erion Veliaj të jetë kryebashkiak i Tiranës? Ja si përgjigjet Rama

22:15 : 04/09/2025
AKTUALITET

Rama “sytë katër” për plehrat, por mbyll të dy sytë për vjedhjet në qeveri

22:08 : 04/09/2025
AKTUALITET

Rama justifikon prishjet në Theth, fajin e hedh te inspektorët: Nuk kemi pasur dijeni!

22:02 : 04/09/2025
AKTUALITET

“Menaxhim katastrofë i zjarreve”, Salianji: Rama flet me përçmim për shqiptarët e Kosovës e Maqedonisë

21:57 : 04/09/2025
Para

Detaje tronditëse/ Vrau dhe përdhunoi mbesën e tij, 37-vjeçari ngushëlloi prindërit për humbjen e saj

TË GJITHA

Kërcet arma në Shkodër, ekzekutohet në mes të qytetit 34-vjeçari

23:33 : 04/09/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Gjermania pëson disfatë, argëtohet Spanja

23:32 : 04/09/2025

Horoskopi ditor, 5 Shtator/ Çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:22 : 04/09/2025
NË foto, Kristjan Kola

FOTO/ Ky ishte i riu që u ekzekutua me a*më zjarri në Shkodër

23:16 : 04/09/2025

EMRI/ Arrestohet në Santo Domingo shqiptari, pjesë e një rrjeti ndërkombëtar kokai*e

23:11 : 04/09/2025

V*asja në Shkodër, policia: Kristian Kola u ekzekutua jashtë një lokali

23:07 : 04/09/2025

Vra*ja në Shkodër/ Zbulohet identiteti i viktimës, autorët ishin 2 persona me motorr

22:54 : 04/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com