• Kontakt
Friday, July 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Djegie gomash, përplasje dhe gaz lotsjellës në protestën për largimin e Veliajt

12:25 : 10/06/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Në një situatë të tensionuar është zhvilluar edhe protesta e sotme e opozitës para bashkisë së Tiranës ku qytetarët kanë kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut socialit Erion Veliajt pas aferës “5D” ku drejtorët e emëruar prej tij kanë përfunduar në burg për vjedhjen e miliona eurove.

Ashtu si herët e tjera, protestuesit fillimisht kanë qëlluar me vezë dhe mollë në drejtim të bashkisë së skandaleve e cila me urdhër të Veliajt ishte blinduar nga gardhi metalik dhe dhjetëra forca policie dhe skafandra.

Pas fjalës së Këlliçit, situata u tensionua me qytetarët që fillimisht hodhën benzinë dhe i vendosën flakën gomave të makinës. Menjëherë ndërhyn policia e cila shuan flakët pas disa tentativave të protestuesve.

Protestuesit kanë shkulur edhe gardhin metalik, ndërsa kanë hehdur sende të forta drejt policisë. Efektivët janë përgjigjur me spraj lotësjellës.

FOTO-GALERI nga situata e tensionuar në protestën e bashkisë së Tiranës:

Lexo edhe:

PD: Çmimet janë jashtë kontrollit, pagat më të ultat! Qeveria teknike është zgjidhja

Delvinë/ 44-vjeçari u dëmtua në biznesin e tij, procedohet pronari

 

1 nga 10
- +
  • Klevis Balliu dëmtohet nga gazi lotsjellës

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu është dëmtuar si pasojëe gazit lotsjellës së hedhur nga bashkia për shpërndarjen e protestuesve.

Tensionet mes efektivëve dhe protestuesve ka nisur pasi këta të fundit i vunë zjarrin gomave para kordonit policor.

  • Lëndohet edhe një efektiv policie

Një efektiv policie është lënduar si pasojë e tensioneve në protestën e opozitës para Bashkisë Tiranë.

Siç mund ta shihni nga pamjet, efektivi është lënduar pasi protestuesit e kanë goditur me shishe në fytyrë.

Efektivi është ndihmuar nga kolegët duke u larguar nga gardhi i vendosur mes protestuesve dhe godinës.

  • Protestuesit “arrestojnë” Erion Veliajn

Në mungesë të reagimit nga SPAK për vjedhjet e miliona eurove që kryhen çdo ditë nga bashkia e Tiranës, sot protestuesit kanë veshur një dordolec si Erion Veliaj të cilin e kanë prangosur pas skandaleve të shumta korruptive.

Pavarësisht aferës së inceneratorit të Tiranës dhe mega skandalit “5D” këto nuk kanë mjaftuar që Prokuroria e Posaçme të marrë si të pandehur kryebashkiakun socialist Erion Veliajn.

Protestuesit dordolecit i kanë vënë prangat dhe e kanë hedhur në një kosh plehrash.

 

1 nga 3
- +
  • Këlliçi: ‘Gjobaxhiu’ i Bashkisë së Tiranës padit AMT për prishjen e fasadës së hajdutit Veliaj

Anëtari i Kryesisë së PD-së Belind Këlliçi, gjatë fjalës së tij në protestën e ditës së sotme para Bashkisë Tiranës, ka denoncuar kreun e Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit Arli Naska.

Këlliçi tha se Naska, merr kurajën me një akt të turpshëm të gjobisë Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit dhe avokaten e Aleancës, Adriana Kalaja.

“Këtë javë kemi parë një hajdut tjetër të ngrejë kokën. Ndërkohë qe ne prisnim të gjithë si qytetarë të Tiranës, një shenjë falënderimi për Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, që vijon thuajse prej shtatë vitesh një protestë për një kauzë të drejtë, për teatrin që të ngrihet aty ku ishte edhe ashtu siç ishte, dhe Aleanca vijon të protestojë për kauzë qytetare, çfarë ndodhi?!

Këtë javë, hajduti më i pasur në bashkinë e Tiranës, gjobaxhiu Nr. 1 i bashkisë së Tiranës, Arli Naska, ish-drejtor i Tatimeve në bashkinë Tiranë, aktualisht drejtor në Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit, merr kurajën me një akt të turpshëm të gjobisë Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit dhe avokaten e Aleancës, Adriana Kalaja. Dhe për çfarë?! Se qenka prishur godina e fasadës së hajdutit që quhet Erion Veliaj!

Janë shqetësuar dhe kanë vendosur një gjobë 300 mijë lekë ndaj Aleancës dhe nuk shqetësohet Arli Naska dhe Erion Veliaj se janë vjedhur 132 milionë euro te inceneratori i Tiranës dhe të paktën, përmes 45 tenderave, 30 milionë euro me bandën 5D”, tha Këlliçi.

  • Teliti: Shqiptarët nuk pranojnë instalimin e diktaturës

Gjatë fjalës së tij në protestën e ditës së sotme para Bashkisë Tiranë, nënkryetari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti, tha se demokratët dhe shqiptarët nuk pranojnë instalimin e diktaturës.

Teliti theksoi se vetëm me protesta të qëndrueshme arrihet qëllimi madhor, ndryshimi i pushtetit.

“Në këtë protestë të 11 ne kemi treguar diçka, që ne nuk dorëzohemi. Nuk dorëzohemi as para gardheve policore, as ndaj presioneve, as nga skafandrat që po afrohen tani, as nga dyqanet mediatike të blera.

Nuk dorëzohemi sepse ne jemi me të drejtën, qyterarët. Nuk dorëzohemi deri ditën që ata që kanë vjedhur e po shkatërrojnë Tiranën e Shqipërinë të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. E ardhmja jonë dhe e fëmijëve tanë qëndron në shpresën e vetme për ta kthyer Tiranën dhe Shqipërinë në shinat e demokracisë.

Diktaturën e kanë parë dhe jetuar prindërit tanë. E kanë parë dhe jetuar edhe shumë prej nesh, ndonëse në moshë të re.

Diktaturën ne nuk e pranojmë dhe çdo qëllim i mazhorancës aktuale në nivel qendror dhe lokal për të instaluar diktaturën në Tiranë dhe Shqipëri do të marrin përgjigjen e merituar atë të shqiptarëve të bashkuar, sepse vetëm të bashkua ne do të ja dalim.

Qëllimi i ndryshimit të madh, arrihet vetëm me protestë të qëndrueshme, periodike, pa kthim pas dhe protestë gjithnjë e më të shumtë.

Prandaj të gjithë ne duhet të vazhdojmë të qëndrojmë më të bindur se kurrë se jemi në anën e të drejtës dhe përgjegjësia është në supet tona, përgjegjësia për ta bërë Tiranën një qytet normal dhe të jetueshëm’, tha gjatë fjalës së tij”, Dorian Teliti.

  • Neritan Liçaj: Këta të bashkisë së Veliajt janë miliarderë

Aktori i njohur Neritan Liçaj, në fjalën e tij nga protesta e thirrur nga Alenca për Mbrojtjejn e Teatrit para Bashkisë Tiranë në lidhje me dosjen “5D”, u shpreh se kjo mazhiorancë po hedh në erë tempujt e njeriut, që janë galeritë, teatrot, muzetë, bibliotekat etj.

“Çfarë bëri Cjapi i Surrelit?! Cjapi i Surrelit do të marrë tokën e dhuruar nga rilindasit e vërtetë për të pasuruar veten e vet! Domethënë, në qoftë se rilindasit e vërtetë shqiptarë u përpoqën dhe shkrinë pasuritë e tyre familjare për të bërë këtë komb, të vjen Cjapi i Surrelit me këtë “qitësin” e vogël dhe vjedh pasuritë tona kombëtare për të pasuruar firmën Fusha.

Dhe mua më habit dhe ky biznesmeni Fusha: a një çikë moral ky njeri, mor burrë? A është ndonjëçikë tirans?! A është një çik shqiptar?! Se është turp ta marrë atë për të bërë biznes. Ka një limit! Ka një kufi çdo gjë.

E dyta që doja të thosha, paraardhësit e këtyre, Beqir Ballukërat e ku di gjë unë e gjithë çfarë janë, ish-ministri juaj, Çuçi i Sigurimit… se ne të gjithë çunat e Tiranës u futëm kush në arte, kush në arkeologji, arkitekturë, ky Çuçi – në Sigurimin e Shtetit! Nejse, ç’rëndësi ka, punë e tij… Këta shembën tempujt e zotave! Hodhën kishat, xhamitë, teqetë, në erë! Duke na mallkuar si komb, ata.

Tani, këta “kingat”, pasardhësit e tyre, po hedhin në erë tempujt e njeriut, që janë galeritë, teatrot, muzetë, bibliotekat etj, etj. tani, bëjeni llogarinë vetë se sa të korruptuar janë këta njerëz së brendshmi, se në para janë miliarderë!”, tha Liçaj.

Etiketa: aferaBashkia e TiraneskorrupsionperplasjepoliciaqeveriaVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD: Çmimet janë jashtë kontrollit, pagat më të ultat! Qeveria teknike është zgjidhja

15:18 : 04/07/2025
AKTUALITET

Delvinë/ 44-vjeçari u dëmtua në biznesin e tij, procedohet pronari

15:04 : 04/07/2025
AKTUALITET

Rrofsh sa malet Edi Rama! “Faleminderit që ekziston!”

14:18 : 04/07/2025
AKTUALITET

Berisha: SPAK-u mbron organizatat kriminale të Suel Çelës dhe Altin Troplinit

14:07 : 04/07/2025
AKTUALITET

Berisha denoncon: Mikrokreditë po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes, qeveria hesht

12:21 : 04/07/2025
AKTUALITET

Zjarret në vend, 21 vatra në 24 orët e fundit, 4 ende aktive

11:32 : 04/07/2025
Para

VIDEO/ Klevis Balliu dëmtohet rëndë nga gazi lotsjellës

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 5 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 04/07/2025

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

22:52 : 04/07/2025

Ndiheni të dehidratuar? Pesë ushqime që na shuajnë etjen më shumë se uji

22:51 : 04/07/2025

Elon Musk ripropozon idenë e themelimit të partisë së tij

22:43 : 04/07/2025

Kyle Walker i jep lamtumirën Man.Cityt, mbrojtësi transferohet te Burnley

22:38 : 04/07/2025

Zjarri në landfill, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: Rrezik serioz për qytetarët e Elbasanit

22:32 : 04/07/2025
Edi Rama dhe Agim Kajmaku në foto gjatë fushatës për zgjedhjet në Vorë

Do i jepen 44 paga dhe dëmshpërblim/ Agim Kajmaku fiton gjyqin për shkarkim të padrejtë nga KQZ

22:22 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com