• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Krim misterioz në Dhërmi/ Tepelenasi vret recepsionistin e hotelit në Dhërmi

16:51 : 06/06/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Një krim i rëndë dhe misterioz ka ndodhur në Dhërmi.

Sipas informacioneve të sapo publikuara nga policia, recepsionisti i “Hotel Greccia” dyshohet se fillimisht është marrë peng dhe më pas është ekzekutuar me armë zjarri pak minuta pas mesnatës së djeshme, por trupi i tij ende nuk është gjetur.

Viktima është identifikuar shtetasi Eraldo Nevruzi (31 vjeç) nga Tirana,  i qëlluar me armë zjarri në Dhërmi, ndërsa autori i krimit të rëndë dyshohet se është shtetasi Gerald Shehu (43 vjeç), nga Tepelena, por banues në Angli.

Policia është njoftuar nga pronarët e hotelit të cilët kishin humbur kontaktet me punonjësin e tyre. Mësohet se viktima i moshës 31-vjeçare nga Tirana, kishte shkuar për të punuar gjatë sezonit veror si recepsionist në Dhërmi.

Nga detajet e para, mediat bëjnë me dije se se viktima Eraldo Nevruzi dhe autori i krimit Gerald Shehu kanë pasur njohje dhe përplasje të mëparshme, ndërsa në ambientet e hotelit janë gjetur shenja gjaku por ende nuk ka informacion për trupin e pajetë të 31-vjeçarit.

Lexo edhe:

Vrasja e shqiptares nga i dashuri, 17-vjeçari pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni

Mbyllet me tension gjyqi për vrasjen e Santiago Malkos, shtyhet vendimi për Ilir Selmanin

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur ne hotel, ku sipas raportimeve bëhet me dije se Shehu e ka rrahur dhe pastaj e ka qelluar me armë zjarri 31-vjeçarin. Dyshohet se trupin e pajetë e ka fshehur Gerald Shehu.

Autori i dyshuar, Gerald Shehu
  • Arrestohet në Greqi Gerald Shehu

Është vënë në pranga disa orë pasi u shpall në kërkim Gerald Shehu, 43-vjeçari i cili dyshohet se ka vrarë Eraldo Nevruzi, punonjës i recepsionit në një hotel në Dhërmi, ku autori ishte bashkëpronar.

Shehu është vënë në pranga nga autoritetet helene në një aeroport të Greqisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas minuta pas mesnate, më 6 qershor, por mister mbetet fati i recepsionistit, pasi është zhdukur.

Sipas informacioneve të deritanishme, autori dhe viktima njiheshin me njëri tjetrin.

  • Policia e Shtetit bashkëpunon me homologët në Greqi

Uniformat blu bëjnë me dije se autori i ngjarjes është shpallur në kërkim. Policia e Shtetit bën me dije se po bashkëpunon me Policinë greke për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e Geald Shehut.

“Në vijim të veprimeve intensive që po kryen grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për gjetjen e shtetasit E. N., si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, sqarojmë se nga kontrollet e deritanishme nuk është bërë ende e mundur gjetja e shtetasit E. N.

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin G. Sh. (bashkëpronar i hotelit ku punonte shtetasi E. N.) dhe po bashkëpunon me Policinë greke për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij, pasi nga hetimet e deritanishme, pamjet filmike të sekuestruara dhe dëshmitë e marra, dyshohet se shtetasi G. Sh. ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit E. N. Policia e Shtetit vë në dispozicion foton e autorit të dyshuar, e cila i është vënë në dispozicion edhe Policisë greke dhe partnerëve të vendeve të rajonit“, njofton me heret policia.

  • Gerald Shehu është bashkëpronar i hotelit ku punonte recepsionisti 31-vjeçar

Mesohet se Gerald Shehu është bashkëpronar i hotelit ku punonte viktima Eraldo Nevruzi.

Mediat bëjnë me dije se ka debatuar me recepsionistin në një nga dhomat, ku dhe dyshohet se e ka qëlluar, ndërsa ende nuk ka asnjë shenjë për trupin e të riut.

Autori i dyshuar i krimit, Gerald Shehu është një emër i njohur për policinë. 43-vjeçari rezulton se është proceduar penalisht nga policia në vitin 2022 për ndërtim pa leje buzë detit në Dhërmi.

“Hotel Greccia” në Dhërmi

Nga dëshmitë e mbledhura të Policisë, ku janë marrë në pyetje 29 persona, nga pamjet filmike dhe provat materiale, dyshohet se Shehu e ka vrarë dhe i ka zhdukur trupin.

Gjithashtu mësohet se si autori dhe viktima të dy ishin banues në Angli dhe në këtë shtet ishin me precedent penal.

Autori i dyshuar, Gerald Shehu
  • Çfarë njofton policia?

“Më datë 06.06.2024, Policia ka marrë njoftim se në Dhërmi, Himarë, shtetasi E. N., 31 vjeç, banues në Tiranë, punonjës në recepsionin e një hoteli në Dhërmi, Himarë, kishte humbur kontaktet me pronarët e hotelit.

Me marrjen e njoftimit, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Komisariati i Policisë Himarë kanë ngritur një grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në hotel dhe kanë kryer një sërë veprimesh hetimore. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. N. është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga shtetasi G. Sh., 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli.

Nga veprimet e tjera hetimore rezulton se pas ngjarjes shtetasi G. Sh. është larguar drejt Greqisë.

Janë administruar në cilësinë e provës materiale, prova ligjore, si dhe janë shoqëruar deri në këto momente, për t’u pyetur në lidhje me këtë ngjarje, 29 shtetas.

Nga tërësia e veprimeve të deritanishme dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën intensivisht për gjetjen e shtetasit E. N., si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Në vijim, do të ketë njoftime të tjera për veprimet e kryera nga grupi hetimor“, thuhet në njoftimin e policisë.

Etiketa: Dhermikrimmisterplazhrecepsionistivrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e shqiptares nga i dashuri, 17-vjeçari pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni

19:38 : 13/07/2026
AKTUALITET

Mbyllet me tension gjyqi për vrasjen e Santiago Malkos, shtyhet vendimi për Ilir Selmanin

17:06 : 13/07/2026
BOTA

Ekzekutohet vëllai i bosit famëkeq të drogës në Ekuador /EMRI

16:51 : 13/07/2026
AKTUALITET

Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, dyshohet për vrasës me pagesë/ Pista kryesore e hetimit

11:42 : 13/07/2026
AKTUALITET

Vrau gruan me armë gjahu, Gjykata e Shkodrës lë në burg 64-vjeçarin

10:47 : 13/07/2026
AKTUALITET

Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje

14:10 : 12/07/2026
Para

“Qëndro ose largohu”, Bayern Munich nuk pranon rrugë të mesme për futbollistin!

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş