• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si u trukua tenderi për blerjen e oksigjenit mjekësor, oligarku i vendosi vetë kriteret

18:26 : 31/05/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Një procedurë tenderuese e vitit 2019 për blerjen nga Ministria e Shëndetësisë të oksigjenit të lëngshëm dhe oksigjenit të kompresuar, është bërë objekt hetimi në prokurorinë e posaçme SPAK.

Rasti ka gati tre vite që po hetohet nga prokurori Sotir Kllapi dhe subjekt i çështjes nr.17 është biznesmeni i “G.T.S-Gazra Teknike Shqiptare”, Besnik Halili, gruaja e tij Luneda Sufali, vëllai Ergys Halili dhe disa prej punëtorëve më të ngushtë të biznesmenit.

Çështja është tipike si ajo e skemës “5D” të vënë në zbatim nga drejtorët e bashkisë së Tiranës, ku njësoj me veprimet e Mariglen Qatos e të tjerë zyrtarë në bashki, është vepruar dhe në rastin e tenderave të ministrisë së Shëndetësisë për blerjen e oksigjenit mjekësor.

Thjesht ndryshojnë lojtarët, por skemat e lojës janë të njëjta. Vetë vendosin kriteret, të vetëm hyjnë në tendera dhe vetë fitojnë miliardat.

Informacionet e siguruara nga “Ora News” flasin se hetime po kryhen mbi anëtarë të komisionit të prokurimeve në Ministrinë e Shëndetësisë dhe mbi rolin në këtë procedurë të ish-ministres, Ogerta Manastirliu.

Lexo edhe:

Arrestimi i babait të kandidates së PSD/ SPAK: I shkoi në banesë një shtetasi dhe i ofroi para

Të vërtetat që duhen lexuar në kutitë e votimit

Në dosjen hetimore jepet një tablo e qartë se si përmes marifeteve teknike, dy kompanitë e themeluara nga biznesmeni Besnik Halili, “GTS-Gazra Teknike Shqiptare” dhe “Messer Albagaz”, kanë fituar përmes trukimit të procedurave dy tendera me vlerë prej 1 miliard e 992 milion lekë dhe i dyti me vlerë prej 1 miliard e 986 milion lekë të vjetra.

Sipas SPAK e gjithë procedura ka qënë e paracaktuar, pasi zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe punonjës të kompanisë së oligarkut Besnik Halili, kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin me qëllim hartimin e kritereve të posaçme, ku fitues i këtij super-tenderit të ishte pikërisht Besnik Halili.

Bëhet fjalë për dy procedura tenderuese të hapura në vitin 2019 nga Ministria e Shëndetësisë, ku e para lidhet me “Blerjen e barnave anestezi reaminacion, antineoplastike dhe immunomodulatore” e cila ishte e ndarë në 33 lote me vlerën e sipërcituar prej 198.628.628.1 lekë pa TVSH.

Ndërsa procedura e dytë lidhet me prokurimin “B6-Blerje barna për anestezi reanimacion, organet e shqisave, psikiatri dhe sistemi kardiovaskular” i ndarë në 35 lote me fond limit prej 199.297,631.2 lekë pa TVSH.

Të dyja procedurat janë zhvilluar me skemën e marrëveshjes kuadër dhe ka pasur një shtrirje kohore të furnizimit për 12 muaj.

Nga procesverbalet e mbajtura nga njësia e prokurimit, janë vendosur kriteret e përgjithshme dhe ato të veçanta të kualifikimit. Në dallim nga lotet e tjera ku kriteret e kualifikimit janë të njëjta, për lotet “Oxygen” rezulton se në kriteret e veçanta të kualifikimit ka disa ndryshme konkrete.

Sipas prokurorisë SPAK rezulton se autoriteti kontraktor Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në përcaktimin e kriterit të veçantë të kualifikimit, vetëm për gazin mjekësor ka specifikuar llojin e gazit për kontrata të ngjashme, duke specifikuar konkretisht “…gazra mjekësor…”.

Në këtë rast Operatorë Ekonomikë të interesuar për të dhënë oferta ekonomike, duhet të kenë patur kontrata të ngjashme vetëm për gazra mjekësor.

Pavarësisht se ky kriter është argumentuar nga njësia e prokurimit, rezulton se në mënyrë të ngjashme është përdorur edhe nga autoritet kontraktore të tjera (Spitalet Rajonale) në rastet kur kanë zhvilluar procedura prokurimi me objekt blerjen e oksigjenit mjekësor.

Ndërkohë lidhur me zhvillimin e procedurave të përqendruara të prokurimit publik për barna dhe pajisje mjekësore (materiale konsumi për përdorim mjekësor) të vitit 2019, rezulton se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në cilësinë e Organit Qendror Blerës, ka zhvilluar 15 procedura prokurimi për blerjen e 424 barnave të ndryshme, për të cilat spitalet në varësi të kësaj ministrie kanë planifikuar dhe dërguar kërkesë për blerje për vitin 2019.

Në dosjen e SPAK thuhet se: “…nga shqyrtimi i dokumentacionit të këtyre 15 procedurave, rezulton se prokurimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore janë zhvilluar nëpërmjet përdorimit të “Marrëveshjes Kuadër”.

Secila procedurë prokurimi, është përbërë nga disa artikuj ku secili prej tyre ka formuar një lot. Sasia e artikujve ose e loteve për secilën procedurë prokurimi, ndryshon nga njëra-tjetra. Nga shqyrtimi i dokumentacionit lidhur me fondin limit/vlerat e pritshme të kontratave rezulton se këto shuma janë të ndryshme nga njëra tjetra. Nga 15 procedura prokurimi në total, 14 prej tyre variojnë në shuma rreth 200, 000, 000 lekë pa TVSH, por në asnjë rast këto shuma nuk janë barazuar ose e kanë tejkaluar këtë shifër…”.

Për SPAK, kjo praktikë është ndjekur me qëllim favorizimin e operatorëve ekonomikë të caktuar, pasi nëse vlera e fondit limit të një loti do të kalojë shumën 200.000.000 lekë pa T.V.SH. atëherë e gjithë procedura e blerjes apo prokurimit, do të jetë ndërkombëtare.

“…shmangia e kufirit monetar, për rrjedhojë ka sjellë njoftimin e kontratës në të paktën në një gazetë me shpërndarje të gjerë në Evropë…” – thotë SPAK.

Nga këqyrja e faqes së internetit të Inspektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial rezulton se operator të tregtimit të gazit mjekësor janë shoqëritë “GTS-Gazra Teknik Shqiptar” dhe “Messer Albagaz” që rezulton se të dy këto operator kanë krijuar bashkimin e operatorëve ekonomikë, për procedurat e prokurimit të zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke mbajtur të monipolizuar tregun e oksigjenit mjekësor.

SPAK thotë se ka dyshime që mospërfshirja e dy barnave të mësipërm në një procedurë prokurimi mund të jetë bërë në një marrëveshje të fshehtë ndërmjet operatorëve ekonomik BOE “GTS – Gazra Teknik Shqiptar” dhe “Messer Albagaz” dhe autoritetit kontraktor Ministria e Shëndetësisë me qëllim marrjen në këto procedura prokurimi vetëm të operatorëve ekonomik “GTS-Gazra Teknik Shqiptar” dhe “Messer Albagaz”.

Gjithashtu, nga hetimet paraprake rezulton se minimalisht nga viti 2018 e në vijim, të gjitha procedurat e prokurimit të zhvilluara nga Ministria e Shëndetësisë ose nga institucionet në varësi të kësaj ministrie për blerjen e barnit oksigjen i lëngshëm ose i gaztë, janë fituar nga Shoqëria “Messer Albagaz” dhe “GTS-Gazra Teknike”.

Sipas dosjes së SPAK, ka dyshime që zyrtarët pranë Ministrisë së Shëndetësisë me veprimet ose mos veprimet e tyre kanë ndarë qëllimisht fondin limit, duke mos i futur të dy llojet e oksigjenit nën një objekt procedure prokurimi por i kanë ndarë në lote të ndryshme në dy objekte të ndryshme procedure prokurimi.

Veprimet e tyre janë bërë duke përdorur kompjuterat e zyrës ku këto të fundin ushtrojnë detyrën.

Gjithashtu, nga dokumentacioni i marrë pranë Ministrisë së Shëndetësisë, rezulton se një pjesë e shkëmbimit të korespodencës ndërmjet tyre me anë të e-mailit është kryer duke përdorur aparatet telefonik celularë.

Rezulton se në procedurën e prokurimit në fjalë, zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë, konkretisht anëtarët e Njësisë së Prokurimit si dhe Komisioni i ngritur posaçërisht për llogaritjen e nevojave të furnizimit me mallra, ka lënë pa përfshirë në sasinë e prokuruar sasinë e oksigjenit të kërkuar nga Drejtoritë Rajonale të Spitaleve Durrës dhe Elbasan, pasi nëse do të përfshiheshin edhe sasitë e kërkuara nga këto drejtori sipas planifikimit të tyre, automatikisht vlera e fondit limit do të ishte e tillë që procedura e prokurimit detyrimisht të ishte procedurë ndërkombëtare.

Ka dyshime se shmangia e kësaj procedure, është bërë me qëllim të posaçëm për të favorizuar operatorët vendas dhe konkretisht bashkimin e operatorëve “GTS- Gazra Teknike Shqiptare” dhe “Messer Albagaz”, kompani të cilat janë ofertues si një operator ekonomik i vetëm Bashkim Operatorësh.

Nga ana tjetër punonjësit e shoqërisë “GTS-Gazra Teknike Shqiptare”, duke bashkëpunuar me zyrtarët e autoriteteve të ndryshme kontraktore, ka dyshime se kanë hartuar kritere dhe specifikime teknike me qëllim favorizimin e shoqërisë “GTS-Gazra Teknike Shqiptare” gjatë procedurave të prokurimeve publike.

Gjithashtu, këto punonjës dyshohet se kanë përdorur pajisjet e tyre të punës dhe personale për të komunikuar me zyrtarët e autoriteteve kontraktore.

Po kështu, ka dyshime për një lidhje me organike të këtyre dy shoqërive, ç’ka bën që ata të kenë pozitën dominuese në treg.

Për thellimin e hetimeve në datën 20 Maj 2024, SPAK dhe oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë kryer një kontroll në ambientet e zyrave të “GTS-Gazra Teknike Shqiptare”, duke sekuestruar dokumente, kompjutera dhe telefonat e 12 personave mes të cilëve biznesmenit Besnik Halili, gruas së tij Luneda Sufali, vëllait të tij Ergys Sufali dhe personave të tjerë si Aldo Muça, Gerti Idrizi, Elona Hoxhafi, Ervin Tushe, Alban Zoraqi, Ardian Strazimiri, Migel Zallëmi, Stojan Angjellari dhe Ela Strazimiri.

/Ora News

Etiketa: Besnik Haliliblerja e oksigjenitgruaja e tijgruaja e tij Luneda SufalihetimeLuneda Sufaliministria e shendetesiseoligarkuspaktenderivëllai Ergys Halili“G.T.S-Gazra Teknike Shqiptare”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arrestimi i babait të kandidates së PSD/ SPAK: I shkoi në banesë një shtetasi dhe i ofroi para

13:58 : 12/05/2025
AKTUALITET

Të vërtetat që duhen lexuar në kutitë e votimit

12:02 : 12/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ SPAK bën bilancin: Kemi regjistruar 39 procedime penale, ja veprat penale që po hetojmë

11:47 : 12/05/2025
AKTUALITET

I arrestuan të atin, kandidatja e PSD akuza PS: Hakmarrje politke

05:02 : 12/05/2025
AKTUALITET

Abilekaj: Opozita po përballet me ‘të fortët’ për të mbrojtur votën! SPAK në shërbim të Ramës

15:48 : 11/05/2025
AKTUALITET

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

23:11 : 10/05/2025
Para

Ndodh në Pogradec/ I spërkati bashkëfshatares me pesticide të mbjellat, vihet nën hetim fermeri

TË GJITHA

Rama largohet nga selia, nuk prononcohet për gazetarët

20:54 : 12/05/2025

Raport i ri, refren i vjetër

20:52 : 12/05/2025

Fatos Lubonja: Partitë e vogla duhej të merrnin më shumë vota! Fitues del ai që ka më shumë para

20:51 : 12/05/2025

PD kryeson me diferencë të thellë në Kavajë ndaj PS

20:51 : 12/05/2025

Vllaznia-Egnatia/ Kontakt Mala-Xhemajli brenda zonës, Marciniak vijon lojën

20:43 : 12/05/2025

Igli Tare flet rreth bisedimeve me Milanin: Një objektiv për këdo, do të ishte një nder

20:35 : 12/05/2025

Mbyllet numërimi në Shijak, PS kryeson me 7118 vota

20:27 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com