• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Në prag të sezonit/ Bizneseve të Durrësit u shtrenjtohet uji me 7.7%, të Kavajës me 49%

08:22 : 31/05/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Çmimet e ujit për pesë bashki të tjera në vend janë rishikuar. Enti Rregullator i Ujit (ERRU) miratoi tarifat për ato njësi që përfshihen në ndërmarrjen rajonale të Durrësit ku bëjnë pjesë bashki të tilla si: Durrësi, Shijaku, Kruja, Rrogozhina e Kavaja.

Në disa raste tarifa për familjarët është lënë e pandryshuar e në të tjera ajo është rritur në varësi të bashkisë dhe të hapësirave që duket se është parë e arsyeshme pas aplikimit që është bërë nga ujësjellësi. Vendimi hyn në fuqi më datë 15.6.2024 dhe është i vlefshëm deri më 31.12.2026.

Por si kanë ndryshuar konkretisht çmimet për familjarët, insitucionet dhe bizneset në këto Bashki sipas vendimit te ri?

Konkretisht për furnizimin me ujë familjarët në Durrës e Shijak sot paguajnë 70 lekë/m3 dhe po kaq është lënë edhe çmimi i ri që do të jetë në fuqi deri ne fund te 2026-ës. Sa i takon institucioneve publike ERRU ka vendosur që çmimi i tyre për furnizimin me ujë në këto bashki të jetë 16.6 për qind më i lartë sesa çmimi i vjetër. Për privatët apo bizneset në Durrës dhe Shijak çmimi i ujit do të rritet me 7.7 për qind krahasuar me çmimin aktual.

Në Kavajë çmimi i furnizimit me ujë për familjet sipas vendimit të ri parashikohet të rritet me 31.5 për qind. Nga 30 lekë/m3 ata do të paguajnë 50 lekë m3. Institucionet publike nga ana tjetër do të paguajnë një çmim 75 për qind më të lartë se çmimi aktual kurse bizneset e kësaj bashkie kanë një rritje me 40 për qind të tarifës së ujit.

Lexo edhe:

Transformimi i qendrës historike në Durrës vjen me kosto të lartë për pronarët

Dhunoi gruan, arrestohet 51-vjeçari në Durrës

Në Krujë çmimi i ujit për familjarët parashikohet të rritet me 34 për qind ku nga 35 lekë/m3 do të paguajnë 48 lekë/m3. Për institucionet publike çmimi do të rritet me 20 për qind ndërsa për bizneset në këtë Bashki nuk parashikohet të ketë rritje çmimi dhe do të vijojnë të kenë atë aktual që është 100 lekë/m3.

Bashkia e fundit është ajo e Rrogozhinës ku sipas vendimit të ERRU për familjarët parashikohet që furnizimi me ujë të mos ketë ndryshim. Ata do të vijojnë të paguajnë 48 lekë/m3 aq sa paguajnë edhe sot. E njëjta është do të ndodhë edhe me bizneset që do të vijojnë të mbajnë tarifën 100 lekë/m3 që është në fuqi. Institucionet publike do të paguajnë një tarifë të rritur me 6.6 për qind dhe nga 90 lekë/m3 do të paguajnë 96 lekë/m3.

Më herët ERRU miratoi çmime të rishikuara për disa ndërmarrje në vend që përfshijnë bashki të tilla si Fieri me Roskovecin dhe Mallakastrën apo Vlora me Lezhën ku kjo e fundit përfshin edhe Kurbinin, Rrëshenin, Rubikun./ MONITOR

Etiketa: bizneseDurresdurresikavajeshtrenjtohenujeUji

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Transformimi i qendrës historike në Durrës vjen me kosto të lartë për pronarët

08:49 : 18/09/2025
AKTUALITET

Dhunoi gruan, arrestohet 51-vjeçari në Durrës

10:38 : 17/09/2025
AKTUALITET

Zhduket 49-vjeçari në Durrës

10:35 : 17/09/2025
AKTUALITET

Turisti denoncon dhunën barbare në Durrës: Më futën kaçavidën në ballë, policia më përcolli!

22:03 : 16/09/2025
AKTUALITET

Mungesa e ujit, banorët e Tiranës u kthehen puseve

16:22 : 16/09/2025
AKTUALITET

“Uji është jeta”/ Banorët e Martaneshit vazhdojnë prej 1 dekade betejën me HEC-in

09:19 : 16/09/2025
Para

Pas ndarjes nga Ledri/ Sara Hoxha pyetet për rikthimin dhe befason me përgjigjen

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com