• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës/ SPAK: Shkeli vendimin, futi në shtëpi Elmar Brok

12:09 : 21/05/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e kreut të PD-së Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit për revokimin e masës së sigurisë në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”

Në seancën e sotme, prokurorët e SPAK kanë paraqitur pretendimin se lideri demokrat Sali Berisha ka shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” duke futur në banesë dhe kontaktuar me ish-eurodeputetin gjerman Elmar Brok dhe gazetarët italianë të RAI 3.

Për këtë pretendim, SPAK-u iu është referuar raportimeve mediatike, teksa Elmar Brok mbajti fjalim nga dritarja e banesës së Sali Berishës në tubimin e 14 Majit, ndërsa intervistën për emisionin Report në RAI 3, nuk dihet saktësisht data se kur e ka dhënë.

Gjithashtu sipas prokuroreve të SPAK, Sali Berisha ka futur dhe mjete teknike në banesë dhe me këto fakte prokurorët kërkuan të rrëzohet kërkesa për revokim mase. Vendimi është marrë nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Ndërkohë avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, në një prononcim për mediat jashtë SPAK-ut, i ka konsideruar pretendimet e prokurorëve si lajthitje, pasi masa e sigurisë ndaj Berishës, nuk afekton në aktivitetin e ish-kryeministrit.

Lexo edhe:

Si i fshehu Balluku ankesat e kompanive dhe favorizoi turqit

Balluku e pandehur në krye të shtetit, habit Meloni: Shqipëria po sillet si vend i BE-së!

“Berisha ka që në 30 dhjetor në arrest në shtëpi. Kjo është lajthitje e SPAK dhe gjykatës kundër krimit të organizuar. Vendimi është i tillë që  arresti në shtëpi nuk afekton aktivitetin e liderit të opozitës” ,tha Gjokutaj.

Vlen të theksohet fakti se GJKKO nuk ka pranuar as kërkesën e avokatëve të Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka alias Maneku alias Shpata. Për këtë të fundit, mediat greke publikuan vendimin e Gjykatës së Athinës ku vërtetohej se ishte dëbuar nga vendi fqinj në vitin 2002 për shkak se kishte përdorur një vizë të falsifikuar dhe për këtë shkak iu ndalua hyrja për 12 vite në vendet e zonës Shengen.

Avokati i Berishës deklaroi se ky fakt tashmë nuk mohohet as nga Irena Gjoka, por pretendohet se nuk ndikon për të marrë vendimin për përjashtimin e saj.

“Sot kemi marrë një kopje të vendimit të kësaj gjykatë për rrëzimin e kërkesës tonë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Në bazë të ligjit kjo gjyqtare ka bërë një relacion dhe është interesant fakti që në relacionin e saj nuk e konteston ekzistencën e faktit se ajo është dënuar nga Gjykata Administrative me ndalimin në zonën Shengen, por thotë që pretendimet e mbrojtjes nuk hyjnë në shkaqet që sjellin përjashtimin tim. Gjykata thotë se kjo gjykatë nuk është kompetente për të gjykuar mbarimin ose jo të mandatit. Këto janë teknikalitete. Ata nuk duan të hyjnë në thelbin e çështjes, qoftë për përjashtim qoftë për marrjen e provave. Kërkesën për përjashtim ja kemi qepur në pallto do ja qepim edhe në këtë kostumin veror” – tha gjithashtu Gjokutaj për mediat.

Berisha akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim. Ish-kryeministri i ka konsideruar akuzat ndaj tij dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, si sulm politik, pasi sipas tij, nuk ka asnjë fakt dhe dokument që të ngrihen dyshimet mbi akuzat.

Sipas SPAK-ut, Berisha në kohën kur ka qenë kryeministër ka vendosur në funksion të interesave të dhëndrit të tij bazën ligjore, si edhe ka ushtruar presion mbi vartësit për të nxitur plotësimin sa më të shpejtë të procedurave të kthimit të pronës dhe privatizimit të godinave të degraduara të ish-klubit sportiv “Partizani”.

Ndërsa, për Jamarbër Malltezin dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi, SPAK-u deklaron se ata kanë përfituar shuma të mëdha financiare nga tjetërsimi i truallit në ndërtime të larta. Mbi këta dy të fundit rëndojnë akuzat për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionareve te larte shtetërore ose te zgjedhurve vendore”, kryer në bashkëpunim dhe “Pastrimi i produkteve te veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Etiketa: Elmar BrokGJKKOSali Berishaspakvendimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si i fshehu Balluku ankesat e kompanive dhe favorizoi turqit

20:45 : 13/11/2025
AKTUALITET

Balluku e pandehur në krye të shtetit, habit Meloni: Shqipëria po sillet si vend i BE-së!

15:59 : 13/11/2025
AKTUALITET

“Balluku po mbrohet hapur”/ Bardhi: Ja dallimi mes moralit europian dhe korrupsionit qeveritar shqiptar

15:39 : 13/11/2025
AKTUALITET

Ish-kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku paraqitet në SPAK

13:54 : 13/11/2025
AKTUALITET

Berisha: I përgjigjem çdo thirrje të drejtësisë! Hetimin e 21 janarit e ka penguar Rama

13:28 : 13/11/2025
AKTUALITET

Berisha: Autorët e Rinasit të lidhur me qeverinë, Sheqeri u shpërblye me spaletat e oficerit të AMP

13:00 : 13/11/2025
Para

Gjokutaj: Irena Gjoka nuk mohoi dënimin për shkeljen e zonën Shengen!

TË GJITHA

Alarm mjedisor në Maminas, tymi i dendur nga fabrika e tullave rrezikon shëndetin e banorëve (Video)

08:48 : 14/11/2025

Shpërthejnë tubacionet e ujit të pijshëm në Elbasan, përmbyten rrugët e lagjes

08:46 : 14/11/2025

Gjykata e Lartë rrëzon ankimimin e Arbër Veliajt për kontrollet e SPAK

08:31 : 14/11/2025

Shqipëria në Play-off-in e Botërorit/ Ja kur do të hidhet shorti dhe si do të funksionojë

08:29 : 14/11/2025

Tragjedi në New York, vritet shqiptari teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje

08:21 : 14/11/2025

Këmbimi valutor 14 nëntor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:19 : 14/11/2025

Rusia godet Kievin gjatë natës, një viktimë dhe dhjetëra të pl*gosur

08:16 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com