• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Sky ECC’ zbardh vrasjet e bujshme, detajet si u eliminuan njerëzit e Vis Martinajt (EMRAT)

09:42 : 18/05/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

SPAK lëshoi një ditë më parë mbi 40 urdhërarreste për kapjen e disa personave, emrat e të cilëve janë të përfshirë në botën e krimit pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin ‘Sky ECC’.

Operacioni i SPAK mësohet se kryesohet nga prokurorët Alfred Shehu dhe Altin Dumani. Me urdhër të SPAK, Forcat RENEA dhe FNSH zhvilluan një nga aksionet më të mëdha në disa qytete dhe zona, të cilat konsiderohen si baza e grupeve kriminale.

Kontrollet, në kuadër të dosjes Metamorfoza 3, u shtrinë në disa qytete dhe zona si, Tiranë, Vlorë, Lezhë, Fushë-Krujë, Nikël, Kurbin etj.

Mësohet se urdhër arrest është lëshuar edhe për vëllezërit, Astrit dhe Altin Avdylaj dhe Durim e Valter Bami. Dy të fundit dyshohet se ndodhen në Dubai, ndërsa janë ushtruar kontrolle në banesat e tyre në Nikël.

Sa i takon qytetit të Tiranës, burime bëjnë me dije se janë lëshuar mbi 10 urdhër arreste nga GJKKO për krim të organizuar. Kontrollet janë shtrirë edhe në zonën e Freskut në banesat e vëllezërve Duka (Erlis dhe Leonard Duka), të njohur si armiqtë e Ervis Martinaj, ish-bosi i lojërave të fatit i cili konsiderohet i zhdukur që nga data 8 gusht e vitit 2022.

Lexo edhe:

“Do bëjmë kallëzim në SPAK”/ Dhunimi i sekretarit të KZAZ në Kashar, Këlliçi: Krim zgjedhor

SPAK i sekuestroi celularin, reagon kryebashkiaku: Jam i gatshëm për hetime

Në Larushk të Fushë-Krujës burime bëjnë me dije se është ushtruar kontroll në shtëpinë e Albert Zajës, i dënual me 19 vite burg nga Apeli i GJKKO për vrasjen e Shkëlzen Kastratit. Kontrolle janë zhvilluar edhe në Vlorë në banesën e Fatmir Hysenit (Doca), i cili ka eliminuar kohë më parë Santiago Malkën, ish-efektiv policie dhe i njohur si krahu i besuar i Ervis Martinajt.

  • Vrasjet e bujshme, roli i Sky ECC dhe si u eliminua rrethi i ngushtë i Vis Martinajt

Përveçse shumave të mëdha të parave dhe flori, gjetur gjatë kontrolleve në banesat e bosëve të krimit, disa nga ngjarjet mbi të cilat SPAK ka hedhur dritë, kanë të bëjë me vrasjen e njerëzve të Ervis Martinajt, bosit të lojërave të fatit që rezulton i zhdukur prej gushtit 2022. Dhe pikërisht ishin përplasjet për këtë biznes që sollën eliminimin e rrethit të ngushtë të miqve të Martinaj.

Mësohet se është zbardhur ekzekutimi i biznesmenit Bardhok Pllanaj, të dielën e Pashkëve, më 4 Prill 2021 në Shkodër. I njohur me nofkën “Kumbari”, ndërtues i pallateve, por i skeduar dhe për trafik droge ishte nisur drejt Malësisë së Madhe, kur një skuadër qitësish profesionistë iu vunë në ndjekje dhe e vranë 50 metra larg shtëpisë, në fshatin Dobraç i Ri.

Po ashtu, dritë është hedhur edhe mbi atentatin e dështuar ndaj 33-vjeçarit Taulant Pepaj më 21 shkurt 2021. Interesante duket se SPAK ka zbardhur edhe përplasjet mes Durim Bamit dhe grupit Avdylaj, që nga miq u kthyen në rivalë.

Është zbardhur vrasja në 2021-in në zonën e Astirit e Erigers Mihasit dhe Armando Dumanit. Një tjetër rast, është atentati ndaj Can Karriqit, një prej njerëzve më të besuar të Martinajt, atentati ndaj Ylli Brahimit, apo ekzekutimi i Brilant Martinajt. Më tej, burimet thonë, se janë zbuluar disa atentate dhe në Durrës, ngjarje ku përfshihen Plaurent Dervishaj dhe Endrit Dokle, dy personazhe të njohur të bandës së Durrësit.

  • Arrestohet në Belgjikë Leonard Duka, armiku i betuar i Ervis Martinajt

Leonad Duka, rival i Ervis Martinajt, mësohet se është arrestuar në Belgjikë.

Bëhet me dije se arrestimi i tij u bë i mundur pas shkëmbimit të informacionit mes policisë shqiptare dhe asaj belge. Për Dukën, SPAK ka kërkuar masë sigurie.

Leonard Duka mësohet se ka kërkuar azil në Belgjikë, por pritet që kërkesa e tij të refuzohet dhe të ekstradohet në vendin tonë për llogari të drejtësisë shqiptare.

Me urdhër të SPAK, forcat RENEA dhe FNSH zhvilluan dje një nga aksionet më të mëdha në disa qytete dhe zonat e tyre përreth. Kontrollet u shtrinë në disa qytete dhe zona si, Tiranë, Vlorë, Lezhë, Fushë-Krujë, Nikël, Kurbin etj. Ky operacion lidhet me një sërë atentatesh dhe personazhe të njohur të botës së krimit.

Kush është Leonard Duka, armiku i betuar i Ervis Martinajt?

Leonard Duka njihet si kreu i ‘klanit Duka’, grup kriminal që ka pasur konflikt të vazhdueshëm me grupin e Ervis Martinjat. Duka është arrestuar në vitin 2019 kudër të një operacioni për luftën kundër trafikut të drogës. Po ashtu ai ka qenë në kërkim për një atentat, por të pasuksesshëm.

Armiqësia e Dukës me Ervis Martinajn ka tërhequr më së shumti vëmendjen. Ervis Martinaj i cili ka qenë një nga bosëve më të mëdhenj të lojërave të fatit në Shqipëri, duke qarkulluar dhjetëra milion euro si, dhe një investitor i madh në sektorin e ndërtimit, ishte kthyer ‘në gjahun’ më të shtrenjtë të rivalëve të tij, shpesh për këtë ‘gjah’ është përmendur edhe ‘Klani Duka’.

Që nga viti 2019 ndaj tij janë planifikuar dhe tentuar disa atentate, por në të gjitha rastet ai ka mundur që të shpëtojë falë intuitës personale, por më shumë si një njeri që dispnon informacion të dorës së parë nga brenda policisë dhe vetë organizatave kriminale që kërkojnë eliminimin e tij.

Duka një nga njerëzit më të kërkuar nga Policia shqiptare, u arrestua më 14 shkurt 2023 në Belgjikë. I konsideruar si armiku më i ashpër i Ervis Martinajt, i zhdukur që prej datës 9 gusht të vitit 2022, Duka ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje. Të gjithë e dinin në Dubai, vend ku kanë gjetur strehë shumë të kërkuar të tjerë. Por Leonard Duka u prangos në një provincë të Brukselit, nga ku edhe pritet të ekstradohet.

Operacioni për arrestimin e tij u zhvillua pas informacioneve të skuadrës policore “Fast Albanai”, që kishin zbuluar se Duka fshihej në një banesë private. Në bashkëpunim me Interpolin dhe homologët belgë, u arrit arrestimi i tij. Leonard Duka aktualisht po gjykohet për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, një nga njerëzit më të besuar të Ervis Martinajt.

  • Krijoi kushtet për vrasjen e Marklen Hakës, zbardhet akuza ndaj Durim Bamit

Sipas detajeve të fundit bëhet me dije se Durim Bami akuzohet për krijim kushtesh për atentatin ndaj Marklen Hakës ku mbeti e vrarë halla e tij. Ngjarja në fjalë ndodhi në viti 2019, natën e tërmetit të 21 shtatorit.

Për këtë ngjarje është arrestuar dhe Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, që u rrëmbye dhe u zhduk pa gjurmë.

Operacioni i SPAK mësohet se kryesohet nga prokurorët Alfred Shehu dhe Altin Dumani. Me urdhër të SPAK, Forcat RENEA dhe FNSH zhvilluan një nga aksionet më të mëdha në disa qytete dhe zona, të cilat konsiderohen si baza e grupeve kriminale.

  • Sekuestrohen miliona euro

Gjatë kontrolleve të banesave janë sekuestruar edhe armë të mdryshme e municione si dhe vlera të konsiderueshme parash.

Në Shkozet të Durrësit Fprcat Operacionale nuk arritën të gjejnë dot Ervis Doçin, që njihet edhe si “Visi i Pojës”, por nga kontrollet kanë mbetur të befasuar. Shifra të çmëndura parash dhe bëhet fjalë për miliona euro janë konstatuar në banesë, thonë burime të rezervuara. Ndërkohë gjatë ditës së djeshme janë sekuestruar edhe automjete mes tyre të blinduara.

  • Shpallet në kërkim ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka

Detaje të reja nga megaoperacioni i SPAK. Ish-deputeti i PS, Arben Ndoka është shpallur në kërkim. Ky i fundit, sipas gazetares Klodiana Lala, është shpallur në kërkim pas megaoperacionit me urdhër të SPAK-ut, ku janë lëshuar 50 urdhër-arreste. Ish-deputeti socialist u arrestua në 21 tetor të vitit 2018 pasi emri i tij doli në përgjimet e një grupi kriminal. Emri i tij është i përfshirë në ngjarje të rënda kriminale.

  • Operacioni i SPAK, pjesë e ‘listës’ edhe Lulzim Berisha

Pjesë e listës së gjatë të urdhërarresteve të lëshuara dje nga GJKKO, janë dhe 3 persona të cilët janë në Spanjë. Mes tyre është Lulzim Berisha, i cili ra në pranga më 14 Dhjetor 2023, pas 3 vitesh arrati. Arrestimi i tij u finalizua si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes palës shqiptare dhe agjencisë FAST të Spanjës. I konsideruar si ish-kreu i Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha ka një kalvar të gjatë procesesh gjyqësore me drejtësinë shqiptare. Konkretisht në 2012 ai u dënua me burg përjetë nga Gjykata e Durrësit për disa krime të rënda, dënim ky që u rrëzua në Korrik të 2014 nga Gjykata e Lartë. Kjo e fundit e dënoi atë përfundimisht me 25 vjet burg, por vetëm dy vite pas këtij dënimi ai u lirua nga burgu, konkretisht në Dhjetor të 2016.

4 vite pasi fitoi lirinë, ndaj Lulzim Berishës nis një tjetër proces penal, ku u shpall sërish në kërkim nga drejtësia. Për të SPAK ngre akuzën e pjesmarrjes në vrasjen e Klodian Saliut, Vajdin Lames dhe mikut të tij Artan Arsi, ngjarje këto të ndodhura në vitin 2005. Sikur të mos mjaftonin këto, në vitin 2021, Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin për lirimin e Lulzim Berishës në 2016 dhe kërkoi rikthimin e tij në burg. Kërkesë kjo e cila pritet të realizohet vetëm pas përmbylljes së procesit të ekstradimit të tij në Shqipëri.

  • Mësohet se janë zbardhur:

– Një ekzekutim i një personazhi të rëndësishëm i botës së krimit në fillim të vitit 2021 në qytetin e Shkodrës. Vrasja e Barllok Pllanës dyshohet të jetë kryer nga grupi i Ervis Martinajt.

-Një vrasje në Shkodër dhe një tentativë vrasjeje ku u përfol emri i Elion Hatos, i njohur si një nga “ushtarët” e Ervis Martinajt. Është zbardhur po ashtu vrasja në 2021-in në zonën e Astirit e Erigers Mihasit dhe Armando Dumanit.

-Atentati ndaj Can Karriqit, një prej njerëzve më të besuar të Martinajt.

-Zhdukja e disa eksponentëve të krimit

-Atentati ndaj Ylli Brahimit, po ashtu ekzekutimi i Brilant Martinajt.

-Disa atentate dhe në Durrës, ngjarje ku përfshihen Plaurent Dervishaj dhe Endrit Dokle, dy personazhe të njohur të bandës së Durrësit.

-Janë zbardhur dhe përplasjet mes grupeve kriminale të Niklës dhe Shijakut. Të përfshirë janë grupi i Avdylajve, ku veçohet emri i Astrit Avdylajt. Urdhërarrest ka dhe për vëllezërit Bami, të përfolur për ngjarje të rënda kriminale.

28 emrat e zbardhur deri më tani për të cilët janë lëshuar urdhër arreste, Disa jane ekzekutuar:
 1- Leonard Duka – Arrestuar në Belgjikë pret ekstradimin për vrasjen e Santiago Malkos
2- Erlis Duka  – Në kërkim ende për vrasjen e Santiago Malkos
3- Astrit Avdylaj – Shijak në kërkim, për sigurim kushtesh për të kryer vrasje.
4- Altin Avdylaj – Shijak
5- Valter Bami – Kruje
6- Durim Bami – në kërkim i strehuar në Dubai, sigurim kushtesh për të vrarë Marklen Hakën
7- Endrit Dokle – Durres
8- Plarent Dervishaj –  kunati i Lul Berishës, në kërkim si pjesë e bandës së Durrësit.
9- Arben Ndoka, ish-deputeti i PS –  Në kërkim ish-deputet ndodhet në Dubai prej më shumë se një viti më parë, i përmendur në dosjen “Metamorfoza
10- Xhevi Ndoka – vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka – I arrestuar më herët për pronat komunikuar masa në burg
11- Fatmir Hyseni alias Doçja  – Fatmir Hyseni alias Doçja në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos dhe atentatin ndaj Inez Hajrullës
12- Albert Zaja, I arrestuar në 2021 dhe i dënuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit – komunikuar masa në burg
13- Armando Ndreca, vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca – i arrestuar para disa javësh për kultivim droge në një stan në Lezhë, POR brenda dy ditëve u la i lirë nga Gjykata
14- Elvis Ndreca, djali i xhaxhait të deputetit të PS, Eduard Ndreca
15- Miri Bruli- Shkoder
16- Lulzim Berisha, i arrestuar në Spanjë
17 – Ergert Mitri – Polic, Ish drejtori i policisë Lezhe
18- Klodian Shahini – ish punonjës policie kufitare
19 – Altin Morina – Ish efektiv i RENEA-s
20- Marklen Haka -disa herë i lakuar si i përfshirë në ngjarje kriminale,
21- Arjan Tuku, arrestuar në Itali
22- Denis Meta, arrestuar në Spanjë
23- Naim Stafuka – Fushe Kruje – Arrestuar
24- Samuel Ndoka – nipi i Arben Ndokës
25- Aldo Avdylaj nipi i Astritit, sigurim kushtesh për të kryer vrasje
26- Santilo Basho i skeduar më herët, vëllai i Tesi Bashos i skeduar gjithashtu dhe i arratisur nga burgu, masa i është komunikuar në burg
27- Viktor Imeri, në burg për vrasjen e Klodian Saliut e Vajdin Lames, iu komunikua masa në burg
28- Ervis Doçi njohur si “Visi i Pojës”
Etiketa: detajeDurim BamikrimiMarklen HakaoperacioniShkoderShqiperispakTiraneVis MartinajVis Martinajt

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Do bëjmë kallëzim në SPAK”/ Dhunimi i sekretarit të KZAZ në Kashar, Këlliçi: Krim zgjedhor

15:39 : 15/05/2025
AKTUALITET

SPAK i sekuestroi celularin, reagon kryebashkiaku: Jam i gatshëm për hetime

15:01 : 15/05/2025
AKTUALITET

Shifrat/ Nëndetësja e Tom Doshit ‘del në sipërfaqe’ me 3 deputetë

13:19 : 15/05/2025
AKTUALITET

Ndodh edhe kjo! Burrin e të motrat prokurore në Tiranë, Ermonela Felaj më e votuara në burgun “302”

12:45 : 15/05/2025
AKTUALITET

“Çuni” i Belës tendera dhe nga Veliaj/ SPAK zbulon bisedën e Evis Berberit me drejtorin e Bashkisë

11:54 : 15/05/2025
AKTUALITET

Dëshmitë e Dumanit, SPAK dërgon për gjykim bandën e Suel Çelës, Vis Martinajt dhe Çapjan

11:23 : 15/05/2025
Para

Horror në Meksikë/ Gjenden 4 trupa të pajetë në një makinë, mes tyre kandidati për kryetar bashkie

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bashkë apo të ndarë? Alba dhe Limi reagojnë për herë të parë pas daljes nga Ferma VIP

18:26 : 15/05/2025

“Shkodra Elektronike” pushton rrjetet sociale, ja çfarë shkruan Youtube për dyshen muzikore

18:18 : 15/05/2025

Kapet me 940 mijë euro shqiptari/ Tentoi të kalonte kufirin nga Mali i Zi në Shqipëri

18:18 : 15/05/2025

Zabërgja dhe Mandela nuk preken, Ilir Daja u vë “kusht” drejtuesve të Dinamos

18:10 : 15/05/2025

“Vota e kontestuar ishte e Orlando Rakipit”, sekretari i KZAZ 30 tregon si nisi sherri

18:08 : 15/05/2025

Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

18:07 : 15/05/2025

Nis numërimi i votave preferenciale në Kashar, lejohen vetëm vëzhguesit ndërkombëtarë dhe mediat

17:59 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com