• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Emigracioni largon të rinjtë/ Puna në shtet po preferohet më pak, bien aplikimet

08:21 : 17/05/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Të rinjtë zgjedhin për të emigruar jashtë vendit kurse puna në shtet nuk “lakmohet” si dikur.

Në 2023, për 1082 pozicione të lira në administratë, të cilat u shpallën për plotësim nga Departamenti i Administratës Publike, u paraqitën 14584 aplikime.

Kjo përkon me një mesatare prej 13.5 aplikimesh për një vend pune të lirë që sërish mbetet një nivel i lartë interesi, por me rënie në raport me vitin 2022, kur ishte 17.9 aplikime për vend pune, me një rënie prej 24%.

Edhe në vitin 2021, kjo mesatare ishte më e lartë me 15 aplikime për një vend pune të shpallur të lirë. Kurse rekordi është viti i pandemisë së COVID-19. Gjatë 2020, mesatarja e aplikimeve të marra për një vend pune të shpallur të lirë ishte 24.

“Një numër i lartë aplikantësh për pozicion tregon deri diku pëlqyeshmërinë e shërbimit civil dhe besimin e aplikantëve në procedura konkurrimi të drejta dhe të bazuara në meritë.

Lexo edhe:

Skandali me të miturit në kantierin e Gjergj Lucës, Avokati i Popullit kërkon hetim urgjent

Shfrytëzim i të miturve? 15-vjeçarë në punë të rëndë në kantierin e Gjergj Lucës (Video)

Nga ana tjetër, mund të jetë edhe një tregues i kritereve minimale të pranimit apo kritereve shumë të përgjithshme për disa raste. Një tjetër arsye mund të jetë edhe aplikimi i kandidatëve, pa i kushtuar rëndësi kritereve, duke bërë disa aplikime njëkohësisht. Ka disa arsye që mund të çojnë në një vlerë të konsiderueshme të këtij treguesi ndaj dhe analiza e të dhënave, kombinuar me tregues të tjerë, do të ishte me vlerë.

P.sh: kombinuar me përqindjen e aplikantëve të paraseleksionuar, pra ata që plotësojnë kriteret e shpallura, ky tregues mund të ndihmojë administratën të kuptojë sesi politika apo nisma të caktuara mund të ndikojnë te vlerat e këtij indikatori” shpjegon DAP në raportin vjetor të 2023.

I njëjti jep gjithashtu disa detaje mbi numrin mesatar të aplikimeve sipas llojit të procedurës.

Kështu procedura e pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive –14.3, procedura e lëvizjes paralele –1.7, procedura e ngritjes në detyrë –3, procedura e pranimit nga jashtë shërbimit civil në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese –23.9.

Raporti nënvizon se nga 14584 aplikime në total, janë kualifikuar për vijimin e procedurave, pas plotësimit të kritereve për pozicionet e shpallura, 43% e tyre.

Numri mesatar i aplikantëve të kualifikuar për pozicion pune ka qenë 5.9. Gjithashtu, rezulton se numri mesatar e aplikimeve për një aplikant gjatë vitit 2023 ka qenë 4.7.

Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se pagat në shtet shënuan rritje të ndjeshme në 2023, me ritme më të larta se tek privati. Në fund të vitit 2023, paga mesatare mujore në sektorin shtetëror ishte gati 88 mijë lekë, nga 74.4 mijë lekë në fund të 2022-t, me një rritje prej 13.4 mijë lekësh, ose 18%.

Ndërsa në sektorin privat, paga mesatare mujore në fund të 2023 ishte 69.5 mijë lekë, nga 62.2 mijë lekë në 2022, me një rritje prej 7.2 mijë lekësh, ose 11.5%./ MONITOR

Etiketa: administrateemigracionipuneRamashpopullimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skandali me të miturit në kantierin e Gjergj Lucës, Avokati i Popullit kërkon hetim urgjent

19:07 : 13/06/2026
AKTUALITET

Shfrytëzim i të miturve? 15-vjeçarë në punë të rëndë në kantierin e Gjergj Lucës (Video)

12:02 : 13/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët nuk ndalin marshimin, mijëra njerëz drejt Astirit

22:32 : 11/06/2026
AKTUALITET

Alarmi demografik/ Në një vit, 33 mijë të rinj më pak në Shqipëri, shtohen të moshuarit

08:51 : 09/06/2026
AKTUALITET

‘Rama n’burg, Beneti n’burg’/ Shkodranët presin me protesta kryeministrin në hyrje të qytetit

17:41 : 08/06/2026
AKTUALITET

Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS-së

22:40 : 02/06/2026
Para

SPAK lëshon dhjetëra urdhër-arreste, RENEA aksion për kapjen e rivalëve të Vis Martinajt

TË GJITHA

Betonizimi dhe tharja e Banjave Termale të Bënjës, Rama gjen fajtorët e njëjtë me flamingot

19:38 : 26/06/2026

Protsta e 27-të, shqiptari nga Kosova: Gjithë shqiptarë jemi, kur ka parregullsi reagojmë të gjithë

19:26 : 26/06/2026

Brazili ankohet në FIFA për gjyqtarin pas fitores ndaj Skocisë: Mos e caktoni më…

19:13 : 26/06/2026

Dita e 27 e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin Skënderbej

19:05 : 26/06/2026

Oficeri italian humbi jetën pas aksionit për kapjen e tij, shqiptari: Kisha drogë me vete, s’e pashë që u rrëzua

19:00 : 26/06/2026

Shpërthimi i Ebolës, autoritetet shëndetësore: Janë humbur gjurmët e rreth 300 pacientëve në Kongo

18:51 : 26/06/2026

Sulm kibernetik ndaj Trenitalia-s, vidhen të dhënat personale të pasagjerëve

18:44 : 26/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomjojobetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomgrandpashabetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelermadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet