• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Denoncimi/ Rama-Veliaj i “dhurojnë” oligarkëve të ndërtimit kompleksin sportiv “Dajti”

14:04 : 17/05/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Koordinatori rajonal për Tiranën në PD, Klevis Balliu denoncoi një tjetër skandal të Bashkisë së Tiranës dhe kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se teksa lideri i opozitës, Sali Berisha mbahet në arrest shtëpiak, Rama dhe Veliaj po u transferojnë ndërtuesve të mëdhenj edhe kompleksin e fundit në Tiranë, Dajtin.

DENONCIMI I PLOTË NGA PD:

“Ndërkohë që lideri i opozitës Sali Berisha, prej 136 ditësh është në burgim politik, nën hetim për kompleksin Partizani të kthyer pronarëve legjitimë, Edi Rama dhe Erion Veliaj u kanë transferuar ndërtuesve të mëdhenj kompleksin e fundit sportiv në Tiranë, Dajtin.

Kjo fakton se e gjithë çështja ndaj Sali Berishës, përpos skandaleve të gjyqtares me 3 mbiemra, është një flluskë sapuni politik përgatitur nga SPAK. I vetmi themel i tyre është interesi për ruajtjen e pushtetit të korruptuar të Edi Ramës dhe Erion Veliajt që i trajtojnë si kolegë.

Lexo edhe:

Korrupsion dhe abuzime me tenderat, kallëzohet në SPAK drejtori i Albpetrol, Eltar Deda

Qeveria ka gati pesë akte për lojërat e fatit

Për të vërtetuar njëanshmërinë dhe kapjen e SPAK, në procesin politik kundër kryetarit të PD Sali Berisha qytetarët duhet të dinë se:

‘Qendra Sportive Tiranë’ e drejtuar nga Fatjon Dhuli në varësi të Bashkisë Tiranë më 11 gusht 2023 ka publikuar zhvillimin e procedurës së prokurimit i ndarë në 2 lote me objekt:

Rehabilitimin e ambienteve tek kompleksi ‘Fushat sportive Pishinat’ dhe ‘Rehabilitimin e ambienteve tek kompleksi ‘Dajti’

Më 11 shtator 2023 shpallet fituesi i njëjtë për dy procedurat e ndryshme, bashkimi i operatorëve ‘Pepa Group Group’ sh.p.k. – ‘Active’ sh.p.k.

Pasi shpallet fituesi më 4 Dhjetor 2023 procedurat anulohen me arsyetimin se dokumentet e tenderit përmbanin gabime dhe mangësi të rëndësishme.

Pra pasi kanë pritur dhe vlerësuar ofertat, shpallur dhe fituesin, Autoriteti kontraktor kujtohet se dokumentet kishin gabime e mangësi.

Arsyeja e vërtetë është se Autoriteti Kontraktor shkeli ligjin e prokurimit publik me qëllim ndërtimin e kullave në terrenin e fundit sportiv të mbetur në kryeqytet.

Erion Veliaj më 28 dhjetor 2021 i ka hapur rrugë tjetërsimit të terrenit, ndërtimit të pallateve aty ku ndodheshin disa mjedise sportive.

Vendimi i datës 28 dhjetor 2021, në këtë mënyrë i hap rrugë betonizimit të një tjetër copëze nga ajo pak hapësirë që i ka mbetur sportit.

Bashkia Tiranë përmes këtij vendimi miratoi PDV-në, ku është ndryshuar përdorimi i truallit në zonën e fushave të futbollit të njohur si ‘Kompleksi Dajti’ si truall për ndërtim. Ky vendim i Bashkisë i ndryshoi destinacionin e fushave sportive.

‘Hora Vertikale’ është kulla 41-katëshe që u miratua nga Edi Rama në tetor 2023.

Shihni pra të nderuar qytetarë se si institucionet e kapura të drejtësisë po përdoren nga pushteti i korruptuar politik për te ngritur çështje te rreme kundër liderit te opozitës per te forcuar lideret e korrupsionit Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Edhe pse nga vendimi i qeverisë Berisha kanë përfituar qindra pronarë, ndërsa nga vendimi i Rama-Veliaj as një qytetare nuk ka mare pronën e vet thjesht pushteti ka bërë biznesin e vet

SPAK nuk bën dallimin.

Për një arsye të thjeshtë. SPAK ka vetëm një gjë të POSAÇME: sulmin kundër opozitës duke filluar nga lideri i saj”, tha Balliu, teksa publikoi dokumentat si më poshtë:

 

1 nga 8
- +
Etiketa: aferebashkia tiraneBerishadajtiEdi RamaErion Veliajkompleksikorrupsionqeveriaskandal

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Korrupsion dhe abuzime me tenderat, kallëzohet në SPAK drejtori i Albpetrol, Eltar Deda

14:11 : 17/11/2025
AKTUALITET

Qeveria ka gati pesë akte për lojërat e fatit

13:12 : 17/11/2025
AKTUALITET

Shtyhet seanca ndaj Veliajt, përplasja në GJKKO mes avokatëve dhe prokurorit të SPAK

13:02 : 17/11/2025
AKTUALITET

Veliaj kërkon laptop në burg!

12:22 : 17/11/2025
AKTUALITET

Sanksionet ndaj Luftar Hysës/ ‘El Pais’: Si u bllokua perandoria e mikut të Edi Ramës

12:13 : 17/11/2025
AKTUALITET

Rama: Na merrni në BE ose do ju përndjekim deri në fund

10:24 : 17/11/2025
Para

Kontrata me inceneratorin, kryebashkiakja e Durrësit thirret në SPAK (VIDEO)

TË GJITHA

Mësohet dita kur Berisha do të paraqitet në SPAK për “21 Janarin”

15:21 : 17/11/2025

“Kë sheh ti…”/ Debate në Komisioni për Çështjet e Brendshme, Çuçi kërkon përjashtimin e Nokës

15:16 : 17/11/2025

Vodhi para në 3 biznese, arrestohet i riu në Vlorë

15:13 : 17/11/2025

“Ilir Metën e arrestuat si terrorist”, Proda: Ka qenë proporcionale në raport me situatën

15:06 : 17/11/2025

Paralajmërimet për përmbytje, vlonjatët marrin masa

14:57 : 17/11/2025

Kërkesa për ekstradim, avokati i Ahmetajt: Mungesë transparence dhe rregullshmërie në proces

14:50 : 17/11/2025

PDK mban sot Konventën e Përgjithshme, zgjedh kryetarin e ri

14:40 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com