• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Refuzimi i PS për të hetuar krimet bie ndesh me pretendimin për “përgjegjësi personale”

09:55 : 12/05/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Në mënyrë të përsëritur, deputetët socialistë po përdorin hile procedurale si dhe faktin absurd që në një komision hetimor kanë shumicën, për të bllokuar apo penguar hetimet e kërkuara nga opozita për dy koncesione dhe për ndërhyrjet e dyshuara në sistemin TIMS. Ndërsa në politikë është naive të presësh sjellje të moralshme, kjo gjithsesi nuk duhet të na tërheqë vëmendjen nga fakti që, pengimi i hetimeve dukshëm bie ndesh me pretendimet e socialistëve se aktet korruptive të identifikuara deri më sot janë “përgjegjësi personale”.

Në mënyrë të përsëritur, Edi Rama, Erion Veliaj dhe zyrtarë të tjerë socialistë protestojnë me forcë pafajësinë e tyre për korrupsionet dhe krimet që kanë bërë bashkëpunëtorët e tyre më të ngushtë. Madje ata ndjehen edhe të persekutuar nga kërkesat e qytetarëve që ata të mbajnë përgjegjësi, apo nga supozimi, jo fort i paarsyeshëm, se është e pamundur që ata të jenë aq naivë sa të mos e shohin se kur një tender vidhet.

Në fjalimin e tij të stërgjatë, të 7 majit, në të cilin ai njëkohësisht lutej që të dëgjohej dhe njëkohësisht protestonte pafajësinë përkundrejt akuzave se drejton një strukturë politike që ka në themel të vetin korrupsionin, [link] kryeministri Edi Rama pretendoi mes të tjerash se po “linçohej” pa fakte apo me gjysmë të vërteta. Dhe po kështu pretendoi se ai nuk mban përgjegjësi morale për aktet korruptive të ministrave të tij për shkak se, sipas tij, një dorëheqje prej tij do ta zhyste vendin në kaos sepse, tha ai, administrata shtetërore në Shqipëri është e dobët, nuk funksionon dot pa rolin e udhëheqësve politikë.

Argumentet e tij nuk janë fort bindëse por kjo është një çështje tjetër. Ajo që është akoma më pak bindëse dhe që e ekspozon Rilindjen si një forcë që nuk ka fuqinë të luftojë korrupsionin dhe nuk ka as dëshirën që ta luftojë korrupsionin është sjellja që ajo bën në parlament duke rrëzuar kërkesat e opozitës për komisione hetimore si dhe, në ato dy raste të vetme ku ka lejuar krijimin e tyre, duke i sabotuar ato me hile procedurale dhe duke përdorur ndryshimet e pacipa ligjore që iu bënë ligjit për komisionet hetimore.

Ndërsa komisionet hetimore kanë afat kohor jo shumë të gjatë dhe gjatë këtij afati kohor, çdo sekondë është e vlefshme për të realizuar qëllimet që Kuvendi i ka vënë përsipër vetes, socialistët në mënyrë të përsëritur bojkotojnë seancat, bllokojnë kërkesat e opozitës për informacion dhe konsumojnë kohën që duhet për të zbardhur të vërtetën.

Lexo edhe:

IUTE Credit, Kredo.al, NOA, Fondi BESA & Co, 30 milionë euro fitime nga zhvatja e shqiptarëve

As socialistët nuk janë të bindur për kandidaturën e Manastilirut/ Braçe: Emri nuk më thotë asgjë!

Ndonëse është naive prej budallai që të presësh sjellje parimore në politikë, kjo nuk duhet të na pengojë të themi këtë tjetrën: sjellja bllokuese e socialistëve në komisionet hetimore bie ndesh me pretendimet e tyre për përgjegjësi individuale. Sepse, nëse me të vërtetë korrupsioni është çështje individësh dhe nuk i përfshin të gjithë socialistët, anëtarët e pakorruptuar të Rilindjes duhej ta demonstronin këtë duke kërkuar që hetimeve t’i shkohet deri në fund dhe me shpejtësi. Me pak fjalë, nëse deputetët socialistë nuk janë bashkëpunëtorë në korrupsionin e perceptuar si sistemik të qeverisjes së Ramës, ata do të duhet të ishin ndihmues në hetime dhe jo bllokues. Nëse opozita do të kërkonte tre dokumente në kuadër të një dyshimi për korrupsion, socialistët do të duhej që ta plotësonin atë duke kërkuar edhe dokumente shtesë në vend që të braktisin mbledhjet apo të pengojnë mbledhjen e informacionit.

Sepse, nëse socialistët janë të bindur se kurrfarë gjëje korruptive nuk ka në koncesionet e qeverisë së tyre, nuk ka pse të kenë frikë nga mbledhja e informacionit mbi këto koncesione. Dhe nëse korrupsioni është punë “mollësh të kalbura” apo “dardhash që hahen pas shpinës” së kryeministrit, nuk ka pse ata të kenë frikë nga hetimet. Dhe nëse kryeministri dhe socialistët e tjerë, siç pretendon kryeministri, nuk mbron askënd që ka pasuruar veten në kurriz të qytetarëve, atëherë nuk ka pse të kenë frikë nga hetimet dhe as nuk ka pse t’i pengojnë ato.

Sepse, për sa kohë bllokojnë hetimet, në vend që të kontribuojnë në zbardhjen e së vërtetës, qoftë kjo, pafajësi, pra që nga hetimi të mos gjendet korrupsion, apo fajësi, që nga hetimi të gjendet “përgjegjësi individuale”, atëherë është mirë të na i kursejnë qurravitjet se po u bihet në qafë pa të drejtë, se po u kërkohet llogari për krime që dyshohet se i kanë kryer të tjerët dhe jo “titullarët e institucioneve” apo se po “linçohen” me gjysmë të vërteta.

/ Gjergj Erebara / BIRN

Etiketa: bie ndeshbojkothetimikomisionekoncesionepërgjegjësi personalepretendimipsrefuzimishendetesisocialistet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

IUTE Credit, Kredo.al, NOA, Fondi BESA & Co, 30 milionë euro fitime nga zhvatja e shqiptarëve

21:12 : 09/10/2025
AKTUALITET

As socialistët nuk janë të bindur për kandidaturën e Manastilirut/ Braçe: Emri nuk më thotë asgjë!

21:05 : 09/10/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja pezulloi dekretin, zbardhet mesazhi që u ka shkuar strukturave të PS

17:34 : 09/10/2025
AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
AKTUALITET

Sara Mile kritikon Taulant Ballën dhe Maznikun: Kanë qenë të përgjumur për Elbasanin

11:09 : 08/10/2025
AKTUALITET

Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve, PD dhe PS me kërkesa për ngritjen e komisioneve të posaçme

09:06 : 08/10/2025
Para

Drejtori i Policisë së Shkodrës flet për mbytjen e Almës me fëmijët dhe tritolin ndaj gjyqtarit

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 10 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 09/10/2025

Bushati: Vrasësi i gjyqtarit nuk është ai që u burgos, por janë Donald Lu dhe Vlahutin

22:56 : 09/10/2025

Kandidat për Tiranën, Florjan Binaj: Mora një vendim aspak të lehtë, opozita e la sheshin e valles bosh

22:49 : 09/10/2025

“Lubonja: Ajo që bëri Begaj, çështje servilizmi! Të priste vendimin e Kushtetueses

22:37 : 09/10/2025

“Nuk kam folur kurrë me Berishën dhe s’do dalë me mua në fushatë”/ Binaj: Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

22:26 : 09/10/2025

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

22:10 : 09/10/2025

Jordan Daci: Në Tiranë nuk ka zgjedhje më 9 Nëntor, Begaj duhet të nxjerrë dekret të ri

22:03 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com