• Kontakt
Thursday, October 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha liston shkeljet e SPAK: Damani nuk guxon ta përmendë emrin e Veliajt

20:41 : 23/04/2024
në AKTUALITET, Lajmet e Dites, POLITIKE

Gjatë fjalës në tubimin qytetar, lideri i opozitës Sali Berisha, duke listuar shkeljet që ka bërë prokuroria e SPAK në hetimin e skandalit të korrupsionit ‘5D’, është shrehur shprehur se drejtuesi i kësaj prokurorie nuk guxon të përmendë emrin e Erion Veliajt.

Sipas Berishës, për Damanin, ‘çështja e fondeve limit nuk ekziston!’

Kujtojmë se Redi Molla, ish drejtori i UKT-së, bashkë me Mariglen Qaton, ish drejtor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Tiranës, u arrestuan nga SPAK, pasi akuzohen se nëpërmjet kompanisë “5D Konstruksion” sh.p.k., të drejtuar indirekt prej tyre, kanë përfituar dhjetra miliona euro para publike, përmes prokurimeve të Bashkisë së Tiranës dhe institucionet vartëse të saj.

“Çfarë ka bërë Dumani? I akuzon të gjithë për 28 tendera, për të njëjtat shkelje të lehta dhe vetëm për shkeljet e lehta. Vetëm e vetëm se si të kyçin gojën dhe të mos akuzojnë Erion Veliajn. Vetëm e vetëm se si të kyçin dhe të mos dëshmojnë se si kanë vjedhur.

Së dyti, në paçavuren aktakuzë të Altin Dumanit për të shpëtuar Erion Veliajn, nuk bëhet asnjë vlerësim, nuk bëhet asnjë penalizim për fondet limite të stërfryra, të cilat nuk ka njeri në Shqipëri që nuk e ka marrë vesh se përbëjnë sot mekanizmin ndër më kryesor të vjedhjes së tmerrshme të parave publike.

Lexo edhe:

Burimi: Opozita të ushtrojë presion tek ndërkombëtarët, nuk shkohet në zgjedhje antikushtetuese

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Në mënyrë të përsëritur para jush kemi denoncuar se si këta hajdutë bëjnë marrëveshje me kompanitë, në këtë rast me veten e tyre, të caktojnë një fond sa më të lartë, dhe kur është rasti me privatin, të ndajnë përgjysmë shtesën e fondit limit.

Kurse për veten e tyre, këta e vjedhin atë 100 përqind. Për Damanin dhe Zamanin, çështja e fondeve limit nuk ekziston sepse po të hapej ky kapitull dilte vetë brenda Damani bashkë me Erion Veliajn.

Së treti, shikoni çfarë pseudoprokurorësh janë këta.

Në dosje, në tendera, në dhjetëra tendera ka kritere kualifikimi fiktive. Këto kritere, të cilat e prishin krejtësisht konkurrencën, i kanë hartuar hajdutët e bashkisë. Po pse përmendet ndonjëri prej tyre me emër për kriteret false që ka hartuar nga Damani? Asnjë prej tyre.

Po ky është një turp dhe krim i shëmtuar.

Ndaj dhe të dashur qytetarë, vetëm ju jeni shpresa e fundit për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Altin Dumani, kriterin e dyfishtë e ka ligjin e poshtërsisë të shpirtit të tij.

Të dashur miq, në vendimin e SPAK dhe të gjykatës, përmendet me emër dhe mbiemër titulli i autoritetit kontraktues të Ujësjellësit të Tiranës.

Por nuk përmendet kurrë, asnjë germe dhe asnjëherë, me emër dhe as mbiemër, titullari kontraktues i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Vetëm ju do mund të bëni drejtësi. Vetëm ju do mund t’i ktheni fytyrën evropiane bashkisë dhe Shqipërisë”, tha Berisha.

Etiketa: aferaakuzaBerishaPDqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Burimi: Opozita të ushtrojë presion tek ndërkombëtarët, nuk shkohet në zgjedhje antikushtetuese

19:42 : 02/10/2025
AKTUALITET

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

18:08 : 02/10/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme në gjashtë bashki, PD mbledh kryesinë

17:51 : 02/10/2025
AKTUALITET

Skandali në Onkologjik/ Deputetet e PD shkresë MSH-FSDKSH: Na informoni për mungesën e medikamenteve

16:41 : 02/10/2025
AKTUALITET

PD denoncon aferën korruptive të Ballukut: Tenderi për urën e Milotit iu dha një të kërkuari nga drejtësia

13:44 : 02/10/2025
AKTUALITET

PD kërkon shkarkimin e Niko Peleshit, mblidhet të hënën Këshilli i Legjislacionit

13:37 : 02/10/2025
Para

Tirana me mision të vështirë ndaj Kukësit, klubi bardheblu kërkon ndihmën e tifozëve

TË GJITHA

A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do e mbroj vendimin tim

22:15 : 02/10/2025

Abilekaj: Rama qeveris me paranojë, nuk pranon që askush të vërë në dyshim autoritetin e tij

22:06 : 02/10/2025

U tall me Trumpin, Rama pendohet, ua hedh fajin mediave: Shtrembëruat realitetin, ishte humor!

22:04 : 02/10/2025

“Kalë i ngordhur”/ Shkullaku: Begaj thjesht firmos, zgjedhjet i cakton Rama

21:56 : 02/10/2025

Zgjedhjet/ Lapaj refuzon negociata me PD: Nuk po procedohet si duhet, kandidati të jetë i pavarur

21:46 : 02/10/2025

Dekretoi zgjedhjet në shkelje të Kushtetutës? Begaj: U konsultova me ekipin tim

21:44 : 02/10/2025

Dekreti i Begajt/ “Shpërthen” Bushati: Vendosën ta bajgosnin, kemi futur një lopë në Presidencë

21:33 : 02/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com