• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Rama nuk rrëzohet me votë”/ Kim Mehmeti: Opozita ka synim pushtetin, jo shtetin

18:42 : 20/04/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Publicisti Kim Mehmeti, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, përfshirë politikën dhe sistemin e drejtësisë.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, ai u shpreh se një shtet rrezikohet jo kur ka politikanë të këqij, por kur pjesa më e madhe e popullit bëhet e pandjeshme ndaj fatit të saj kolektiv.

“Një shtet nuk rrezikohet kur ka politikanë të këqij, por kur pjesa më e madhe e popullit bëhet e pandjeshme ndaj fatit të saj kolektiv. Nëse pakënaqësia nuk kthehet ne revoltë ajo kthehet në vajtim ose në ikje masive nga vendi. Këto po i ndodhin vendit. Të gjithë politikanët, edhe kryeministri aktual shqiptar, më habisin për diçka. Njeriu mund të jetë edhe shenjtor, më i vlefshmi, por shkaku i popullit të vetë, nuk mundet 30 vite të jesh figura e parë. Me këtë ti thua se këtu nuk ka vlera dhe ky popull nuk di të zgjedhë. Popullin nuk e fajësoj për diçka, është një popull i varfër i sapodalë nga komunizmi që deri dje nuk ushqehej dot. Nuk ka mëkat më të madh se një politikan që keqpërdor varfërinë e popullit, të gjithë e bënë këtë. Kur e keqpërdor këtë si politikan, të mungon diçka njerëzore. Në këtë kontekst nuk mund të jenë më të mirë se Enver Hoxha. Mendësia është e njëjtë.”, tha ai.

Mehmeti ndër të tjera tha se Shqipëri nuk ka opozitë, por njerëz që duan pushtetin. Sipas tij, kryeministri aktual nuk rrëzohet me votë. Ndërsa për korrupsionin u shpreh se nuk duhet ta luftoj Prokuroria e Posaçme, por institucioni.

“Këtë kryeministër me votë nuk e rrëzon dot askush. Ky është mendimi im. Ai ka shumë para, i ka gjithë të pasurit pranë vetes. Erdhi në pushtet me parimin që të bashkohen gjithë qelbësirat, vetëm të fitojë. Këtu një votues është më i lirë se një dele. Edhe në Maqedoni ndodhte e njëjta, sa më i padobishëm ishte aq më shumë vota merrte. U mbushën qytetet me protestues dhe më në fund iku dhe sot nuk është as në Maqedoni.

Lexo edhe:

Eco Park, SPAK-Rama, kush “thyen” oborrin e kujt

“OSBE ngriti ‘këmbanën e alarmit’ për lirinë e medias”/ Bardhi: Rama ka ‘varrosur’ demokracinë

Në Shqipëri nuk ka opozitë, por njerëz që e duan pushtetin. Synim kanë pushtetin, jo shtetin. Përndryshe do të jepnin një platformë për shtetin. Këtu do të vijë koha kur kam frikë se do jetojnë vetëm ushtarët partiakë. Këtu partitë ende do të copëtohen. Çdo pasanik do ta ketë partinë e vetë, ka filluar ai proces. Personi që ka para i bën këtu 2 deputetë kur të ketë qejf. Nëse nuk ndërpritet ky proces kjo do të ndodhë.

Mjerë shteti që duhet ta ndërtojnë gjykatat dhe policia. Kur faktorët më të rëndësishëm për një vend janë gjyqësori dhe policia do të thotë se s’ka shtet. Korrupsionin nuk duhet ta luftojë SPAK, por institucioni. Nëse në bashki për shembull ka 4 të akuzuar për vjedhje, aty duhet të fillojë menjëherë rindërtimi. Nuk mundet SPAK të zbulojë gjithë hajdutët dhe të korruptuarit e vendit. Duhet gjithë shoqëria. Drejtësia është vetëm një shtyllë, ku është arsimi, shëndetësia, të shkatërruara.

Nuk di detaje për Metën, por mund të them se askush nuk e do SPAK sepse është pasqyrë ku të gjithë e shohin shëmtinë e vetë, në mos frikën. Dalëngadalë ata janë duke e bërë. Ne ndërtuam një shoqëri ku nuk ka vend për ndershmërinë, ky sistem nuk e duron nëpunësin e ndershëm. Shqipërisë nuk ia zgjidh problemin SPAK. E keqja e ka fundin e vetë, çdo kohë lind heronjtë e vetë.

Shqipëria duhet të ushqehet me një frymë tjetër, që edhe qytetari të ketë më shumë ndjeshmëri ndaj shtetit se pushtetit. Në Shqipëri mund të shkatërrosh shtetin, por nuk të lënë të prekësh pushtetin. Shqiptari mesatar duhet të ndjejë se shteti është i tiji, jo i PS apo i PD”, u shpreh ai.

Etiketa: kim mehmetiopozitaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Eco Park, SPAK-Rama, kush “thyen” oborrin e kujt

15:18 : 16/08/2025
AKTUALITET

“OSBE ngriti ‘këmbanën e alarmit’ për lirinë e medias”/ Bardhi: Rama ka ‘varrosur’ demokracinë

16:48 : 15/08/2025
BOTA

Turqi/ Erdogan arreston një tjetër kryebashkiak të opozitës dhe 40 zyrtarë të tjerë

12:47 : 15/08/2025
AKTUALITET

“Kujtim Qefalia dhe dhëndri i tij po zaptojnë Freskun”. A kanë marrë bekimin e Ramës?

14:49 : 14/08/2025
AKTUALITET

Zjarret/ Kur Rama akuzonte: Shqipëria digjet, kryeministri krihet

10:25 : 14/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria në flakë, Rama krenohet me avionët e huaj dhe sulmon kritikët: Zjarret, problem rajonal

08:29 : 14/08/2025
Para

Rrëfimi i Mustafa Licit: Me Bajrat ishim miq, u prishëm kur na vranë vëllanë e goditën kunatin

TË GJITHA

Zjarr në Mirditë, digjet masivi pyjor pranë fshatit “Katund i Vjetër”

20:47 : 16/08/2025

Man.City e nis me këmbë të mbarë sezonin e ri, fitore 4-0 në transfertë

20:46 : 16/08/2025
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo

Takimi në Alaska, pas Putinit reagon Trump: Mund të ketë marrëveshje paqeje Rusi-Ukrainë

20:32 : 16/08/2025

Kryeministrja daneze: Izraeli do të ishte më mirë pa Netanyahun në krye

20:28 : 16/08/2025

Zyrtare/ Te Tirana fitoi titullin si protagonist, Totre bëhet “i kuq” pas eksperiencës në Turqi

20:12 : 16/08/2025

VIDEO/ Tornado shkatërron kosheret e bletëve pak para zjarrit të madh në Delvinë

20:12 : 16/08/2025

Mallorca reziston vetëm 7 minuta, kombinimi Yamal-Raphinha i jep avantazhin Barcelonës

19:57 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com