• Kontakt
Friday, July 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vjehrra e Metës dhe mami pensioniste që bëri dy dasma

11:40 : 19/04/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Me një shishe uji në dorë, vjehrra e Ilir Metës doli nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), pas katër orësh përballë punonjësve të BKH-së. U pyet për gjithçka: të ardhurat që ka; si i siguron; ku ka punuar më parë; sa pension merr sot e mbi të gjitha i kërkuan llogari për një apartament që ia kishte dhuruar vajzës, Monika Kryemadhi, njëkohësisht bashkëshortja e ish-presidentit, kryeministrit, ministrit dhe kryeparlamentarit Ilir Meta.

Thonë se është koha për të dhënë llogari e gjithë elita e kurruptuar politike, ku e fjalosur popullorshe: “po vjellin atë që vodhën”. Kjo është drejtësia e re e cila me “profesionalizëm” dhe “paanshmëri” ndjek paranë, duke mos pyetur as për moshë, as për status e aq më pak se kush emër është pas një aferë të dyshuar… Mirë ja bënë “Fatimes së Monikës” e vjehrrës së Metës, që e pyetën në imtësi me rrënjë e dhëmballë, me kuç e maç, për të dalë në hetime të thelluara për t’ja numëruar më pas shkeljet e pretenduara një e më një. E pas prangave të shtrënguara do vijojë edhe lista e gjatë e pasurive të sekuestruara… Të gjitha të Ilir Metës! Mirë ja bëjnë, e pak e ka atë që do i bëjnë në vijim SPAK-istat BKH-istat, e mbi të gjithë Raministat e Velistat…

Vëmendja e shpërnda. Veliaj doli i fituari më i madh nga “klithjet e Metës” kundrejt kreut të SPAK. Paradosalisht, ditën që Fatimja e moshuar përfundoi në SPAK, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u pa të ishte shumë i qetë nga sterrosja që e ka kapluar prej dy javësh që pas arrestimit të tre drejtorëve të rëndësishëm që përvetësuan 30 milionë euro në dijeni e nën hundët e “titullarit kontraktues”. Me shumë gjasë mund të ketë mërmëritur dikush: Ashtu të pafsha ty Mona që ca kohë denocove për inceneratorët; edhe ty Fatime për dhimbjen ndaj bijës…

Lexo edhe:

Nuk deklaroi dënimin në Greqi, SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren Irena Gjoka

Sekuestrimi i pasurive/ Lala rrëfen biseden e tensionuar me babin e Suel Çelës: Hodhi akzua mbi SPAK

Është mirë të shohësh nënën e kundërshtarit politik ti bjerë në kokë “drejtësia e komanduar”, por gabimi fatal që bëjnë “Valinjtë e pushtetit” me “Kadinjtë e SPAK-ut” është se nuk llogarisin fare qytetarët që shohin këtë gjyq publik… Erion Veliaj është unik. Do mbahet mend si njeriu që bëri dy dasma të mëdha me të njëjtën grua. Vera e shampanjë u derdh lumë në majën e kalasë së Gjirokastrës me mbi 500 të ftuar. Pa i dalë pija e delirit të asaj dasme madhështore e denjë për princa arabë, bëri edhe një dasëm tjetër të madhe me aheng e dolli në një resort në periferi të Tiranës. Lumë vera e lumë paraja e shpenzimeve.

Dy dasma aq të mëdha vetëm biznesmenë të njohur e parelli trafiqesh mund t’i bënin këtu tek ne, por rregullat e matematikës përbysen kur bëhet fjalë për Veliajn. “U morën me dasmën time malinjët, por shpenzimet u mbuluan nga kursimet e nënës”-tha Veliaj, teksa nuk harronte të fliste shpesh se edhe vetë në adoleshencë shiste fiq.

Nënën e Veliajt askush nuk do e shohë në derë të SPAK-ut, ashtu si Fatimen e Monikës që ja numëruan një për një lekët e pasurinë të dyshuar të vendosur në mënyrë të paligjshme. Askush nga BKH-istat nuk do e pyesë se ku i gjeti paratë për të mbuluar shpenzimet marramendase të dy dasmave për birin e saj …

Dasmat e mëdha të Veliajt ikën me “kursimet e nënës pensioniste”, por Veliaj u bë edhe më i madh nga ç’ish në atë kohë. Sot jeton në një banesë tek Kodra e Diellit, fëmijë e bashkëshorte për të mbajtur, drita e ujë për të paguar, udhëtime jashtë vendit për të mbuluar, e sërish ai ia del, ashtu me kursime…

A është drejtësia e re e barabartë për të gjithë? Kryebashkiakut të Tiranës as emrin nuk guxojnë tia përmendin kur zbulohet afera e tmerrshme e inceneratorit të Tiranës apo dallaveret e drejtorëve të tij. Edhe pse çdo tender poshtë mban firmën e Veliajt, SPAK-istat futen në një autocensurë të tmerrshme kur shkruajnë “autoriteti kontraktor” dhe jo Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj. Edhe optimistët më të mëdhenj nuk e mendojnë fare se kjo drejtësia e re e ngjizuar nga orgjia “Rilindje-ndërkombëtaruce” është e pavarur. As ata që jetojnë në botën haluçinative se SPAK e BKH është një “markë Amerikane” që drejtohet nga Uashingtoni zyrtar nuk mund ta çojnë në mend se ndonjë ditë të paktën tani afër do vijë edhe radha e kryepushtetarëve të përballen me hetime të thellluara deri tek thirrja e prindërve apo të afërmve.

Është koha e dyshes Rama-Veliaj. Sot ata janë më të fortë se kurrë. Sa më shumë afera korruptive “zbulohen” në radhët e tyre, aq më shumë ata fuqizohen, aq me tepër zgjasin mashën testik-shtrëngues në godinën e qelqtë të SPAK. Kohët e fundit sikur e kanë tepruar ca, se bam Rama me kërkesa, bam Veliaj me kërkesa, e bam Bela me kërkesa… Kujt t’ia fusin më parë se SPAK-istat sepse lista e emrave që duhen ndëshkuar me urdhër nga lart kundër kundërshtarëve të pushtetit të sotëm është e madhe. Këtë më shumë nga të gjithë e ka kuptuar Ilir Meta i cili është aq i pafuqishëm sa nuk ka çi bën “gomarit” që dikur mbështeti shumë politikisht dhe i bie “samarit” në SPAK.

Etiketa: Erion VeliajIlir MetaMonika Kryemadhispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nuk deklaroi dënimin në Greqi, SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren Irena Gjoka

23:30 : 03/07/2025
AKTUALITET

Sekuestrimi i pasurive/ Lala rrëfen biseden e tensionuar me babin e Suel Çelës: Hodhi akzua mbi SPAK

21:25 : 03/07/2025
AKTUALITET

Nga arrestimi, te jeta në burg/ Meta letër Ahmetajt: Donin të të bënin ‘kokë turku’ për Inceneratorët

16:04 : 03/07/2025
Suel Çela dhe SPAK
AKTUALITET

SPAK i sekuestroi 4 mln euro pasuri, babai i Suel Çelës: Janë të ligjshme, disponoj 3 vendime gjykate

15:54 : 03/07/2025
AKTUALITET

Italianët godasin organizatën e Suel Çelës, i sekuestrojnë 4 milionë euro pasuri në Verona

13:48 : 03/07/2025
AKTUALITET

Jona Bejko e “5D”-së dëshmon për hotelin në Durrës, ankohet për bisedat e nxjerra me Lali Eri

13:30 : 03/07/2025
Para

Protesta para Bashkisë së Tiranës, Teliti: Nuk jemi të varfër, por të vjedhur

TË GJITHA

Nuk deklaroi dënimin në Greqi, SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren Irena Gjoka

23:30 : 03/07/2025

Horoskopi, e premte, 4 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 03/07/2025

Mbyllen mbi 500 biznese në dy vite në Korçë

22:56 : 03/07/2025

Më të mira kundër fryrjes së stomakut, zbuloni 6 ushqimet më të mira për të lehtësuar shqetësimet

22:51 : 03/07/2025

Presidenti i Lille e konfirmon zyrtarisht: Zhegrova ka kërkuar largimin!

22:47 : 03/07/2025

“Spiropali theu rekord”/ Krasniqi: E vetmja në Europë që përjashtoi 60 deputetë në një ditë

22:43 : 03/07/2025

“Pazari i Roskovecit”/ Andi Bushati: Zegjineja, bibë e pilotuar nga Rama!

22:38 : 03/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com